“I tha ambasadores më ka vendosur përgjues në zyrë”, Basha i përgjigjet Berishës: “Trishtim sa poshtë ke rënë” (por ka një lapsus në postim që i jep fjalisë një kuptim krejt tjetër)

redaktor

 

Kreu i PD Lulzim Basha u është përgjigjur akuzave të ngritura nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë foltores së mbajtur me gratë demokrate pasditen e sotme.

Në një status në Twitter, Basha shkruan se sipas tij Berisha ka rënë shumë poshtë dhe se kjo gjë është mjaft e trishtë.

Kryedemokrati shton se gjithçka që ka thënë Berisha janë trillim e mashtrime.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, ato që thotë Berisha nuk do ta kthejnë dot PD-në në mburojën e interesave të tij personale.

Postimi i Bashës
Postimi i korrigjuar

“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale,”- shkruan Basha.

Bie në sy që në vend të “nuk” ka shkruar padashur “nul” duke i dhënë një tjetër kuptim fjalisë nga “nuk do ta shndërrojë PD-në” në “nul do ta shndërrojë PD-në”).

Postimi më pas është korrigjuar.

Nga ‘Foltorja’ në takimin me gratë demokrate në Tiranë, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për të cilin tha se i kishte kërkuar ambasadores së SHBA, Yuri Kim që të flisnin jashtë zyrës pasi dyshonte se i kishte vendosur regjistrues ish-kryeministri. Sipas Berishës, informacioni i është dhënë nga ‘burime amerikane’, teksa e akuzon Bashën si të pabesë.

n.s. / dita

Share This Article
9 Comments
  • Nese ka demokrat, qe do Shqiperine dhe popullin e tij, te ndali kete marrezi. Kuptohet qarte se reaksjoni , me ane te Berishes, pregatitet ta shfrytezoje kete situat per destabilizimin e arritjeve te deritanishme me ndihmen e SH A e te BE. Rezikun e shkoje diku tjeter ku shqiptaret do ndodhen para nje perplasje si ajo e 97 ku Berishen do ta mbeshesin ushtarakishte forca te jashtme pro tij. Kjo detyrimishte do angazhoje perplasjen e shteteve Aleatve ne mbrojtse te vendit tone. Po a na intereson nje perplasje e tille? Ndaleni kete levizje te kriminelit qe pa u vene re do qe te marr me vete dhe popullin ne humnere. Kete ta kuptojme ata qe e ndjekin nga pas dhe spo kuptojme ku po i shien foltorret qe skane te ndalur. Krimineli ska per tu terhequr pa u justifikuar para asaj qe ka marr qe kur eshte betuar.

  • Modestija e qyranit.
    Nga Kosova më erdhi miku i vjetër Zekerija. U futëm te klubi i lagjes,për të kaluar pak kohë, sa të vinte vakti i drekës .Zekerija porositi kafe dhe ujë të tharbt ( me gaz), ndërsa unë të zakonshmen, kafe me bisht. Për dreq, na ulet në tavolinë profesor Gimi, me një mik të tij .Bëra porosinë alla shqiptare kafe me bisht, edhe për të dy të porsa ulurit.
    Emocionet e njohjes, midis palëve kaluan me shpejtësi. Gimi me mikun e vet, vazhduan temën e lënë përgjysëm gjatë rrugës:”Kush i ka fajet babai, apo djali i adaptuar politik?” I bëja me shenja profesorit, që ta mbyllte atë bisedë, se na mërziti. Miku i tij ishte më agresiv se Gimi. Profesori nuk kishte asnjë mundësi të tërhiqej nga diskutimi, se njëri nisej për në pol të veriut, e tjetri për në polin e jugut.
    Me Zekerijen natyrisht që u merzitëm. Agrisiviteti i debatuesve që acarues nervor.”Jo mi, por minush”, që rezumeja e debatit. U përskuqen. U shanë. Asnjëri nuk hapte krah.
    – Kush ka të drejtë?- më pyet profesori i djersirë.
    – Asnjëri, dhe më e keqja është se na merzitet,- i kthehem me ton.
    – Ku jeton ti?- me pyet miku i Gimit.
    – Në këtë lagje, – ia pres shkurt.
    – Kjo lagje është me tradita patriotike. Si mund të banoje zotërija jote jashte situatave politike?- e tjerr shoku i profesorit.
    – Lagjia jonë shquhet për qetësi, e jo për trimëri. Profesor, nga e psonise këtë azgan ?- dhe shoh Gimin në sy, për t’i dhënë mesazhin m’u hiq me mikun.
    – Ti qënke reaksionarë,- m’u sul zotërija i paftuar.
    – Eshte miku im më mirë,- ndërhyri Gimi.- Nuk të solla rastësisht në këtë lokal. E dija se do ta gjeja këtu. Ai, me humorin e tij, m’i largon mizat nga koka.
    – Po u them diçka humoristike, që tregojmë ne në Kosove, – ndërhyri me takt Zekeria.
    Njëherë e njëkohë, përpara vitit të ri, e nisi rrefimin miku , në kosovë, vijnë nga Shqipëria mesme,një familje për të festuar me miqtë e tyre. Sipas traditës, me vete moren edhe dy gjela deti. Më të madhin për ta ngrënë sëbashku. Për më të riun, u mësuan vendasve si ta rrisnin, për ta gatuar vitin tjetër.
    Gjelat e detit për herë të parë po shiheshin në atë vend.U treguan se mashkulli quhet gjel deti, dhe femra pulë deti. Se shkodranë i quajnë mashkullin biba, e femren bibë. Pyeten një vendas, si më të diturin. Ai , me komptencë shkencore, e emërtoi mashkullin qyran, e zonjën qyraneshë. Ky emërtim përdoret edhe sot në Kosovë, për gjëmëmadhin gjeldeti.
    I jati i gjelit u zi, u poq. Në darkën e festës, lëngu me yndyrë shumë, u gatua edhe me petë, edhe me përshesh U larguan miqtë. Rinushi mbeti vetëm në oborr të shtëpisë.E ushqenin mirë. U rrit e u bë më i madh se i ati .Qendronte shumë modest. Kishte drejtë. Me gen Meksikan, i rritur në Shqipëri, do të përballonte jetën i vetëm në tokat epike të Dardanisë.
    Një pulë fushe, e oborrit e merziste shumë. E quante të shemtuar. Ia vinte në dukje, se nuk i afrohej as të thembra jaranit te saj ,bukuroshit shumënjgyresh. Modesti qyran e degjonte me merzitje kryepulën e oborrit. Rinia, si rinia, nuk duroi më .Lafsha e tij, më shumë nga kënaqësia, se merzitija, u zgjat shumë. Një paradite, pa njerëz në oborr, i kërceu sipër nazëmadhes .Bënë qejfë sa nuk patën më forcë. Për dy ditë kryepula, nuk doli nga koteci për të marrë veten nga lodhja, dhe kënaqësija.
    Nazemadhja, i nisi përseri ngacmimet e veta, pasi mori veten. E cilësonte dashnorin e ri mashkull jo të fortë, për tërë atë trup, që e gufonte herë pashere. Duroi sa duroi rinushi. Nuk mundi të rrinte pa i thënë të vertetën. Me modesti , e paralajmëroi, se forcën e tij, ajo do ta njohë mirë, kur të nxjerrë vezën në furrik.
    – E ku qendron humori këtu?- i drejtohet miku i paftuar – Zekerijes.
    – Kur pulës i erdhi koha për të nxjerrë vezen, përfundimi tregohet ndryshe, nga autorë të ndryshëm,- nisi Zekerija shpjegimet për t’i dhënë përgjigje pyetjes së dogamatikut.
    Zekerija dha disa variante, të përfundmit të përrallës. Në kohën kur pula kakariste me zë të lartë nga dhimbjet , gjatë nxjerrjes së vezës jo të zakonshme për trupin e saj, ndodhën këto situara:
    Varianti i parë: Nga xhelozia dy gjelat u kacafytën keqas me njëri- tjetrin. Ka mendime të ndryshme, por shumica fitimtar nxjerrin qyranin.E tregojnë, se kur i pa katundari gati duke ngordhur,për t’u ngrënë mishin, i theri të dy jaranët.
    Varianti dytë: Dy trimat qanin në dy cepat e oborrit, kur e shihnin të dashurën në atë gjëndje.
    Varianti i tretë:Ka shumë nënvariante. Cofi pula pa nxjerrë vezen .Erdhi veterineri dhe e ndihmoi nursezen, për të nxjerrë vezën. Fshatari preu pulën,për të mos i shkuar dëm as mishi , e as veza.Dikush totë se fshatari e ruajti vezën , për ta ngrohur në furrik nga një pulë tjetër.
    – Mjaft!- urdhëroi Gimi duke qeshur me zë të lartë.- Na e lër edhe neve të fantazojmë për përfundimin e përrallës sënde!
    – Nuk e mora vesh, ku do të dalë zotërija kosovar?- u ankua miku i Gimit.
    – Çohu! Ta shpjegoj rrugës !- dhe Gimi na e hoqi me mjeshtëri mikun e besdisshëm.
    Paspak kohe u ngritem edhe ne nga tavolina. U drejtuam për të drekuar, te një restorant peshku.

  • Shqiptare demokrate! E keni kthyer si lufte midis Lules dhe Saliut! Eshte me gjere se kaq! Eshte lufte e mbeturinave injorantesh dhe njeresisht hajdutesh dhe te semure!

  • Qe Berisha , edhe sot e kesaj dite mban ne pergjim miq e armiq te tij , te vendit e te huaj , kete nuk e ve askush ne dyshim . Ai ka vepruar gjithe kohen sikur te ishte ne krye te nje partie naziste , te nje organi te sherbimit sekret , sepse duke qene vete njeri i pa bese , nuk i jep bese askujt .Ai i mori me vete aparaturat speciale te pergjimit qe i kishte vene ne dispoozicion ministrise mbrojtjes me ne krye Arben Imamin dhe i ka instaluar ne zyren ( nje apartament privat ) qe punon vetem Ai .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *