“Krizë e fortë për mjekë të Urgjencës”, rektori i Fakultetit të Mjekësisë: “Vetëm 5 regjistrohen në vit për këtë profil, shumica duan të studiojnë Kirurgji”

redaktor

 

Mjekët e Urgjencës dhe ata të familjes, i mungojnë më së shumti sistemit tonë shëndetësor.

Kjo për shkak të largimit të mjekëve jashtë vendit, por edhe të interesit tepër të ulët nga të diplomuarit për mjekësi, për ta zgjedhur këtë degë si specialitet.

Rektori i Fakultetit të Mjekësisë Arben Gjata, thotë se nga 40 kuota të lira çdo vit, vetëm 5 regjistrohen në këtë profil.

Kirurgjia është specialiteti më i kërkuar nga studentët-mjekë të ardhshëm, pas saj vijnë kardiologjia, dhe neurologjia.

Sistemi ynë shëndetësor vijon të vuajë aktualisht ikjen e mjekëve specialit jashtë shtetit. Vitin tjetër mjekësisë do t’i shtohen 150 kuota. Synimi është që kuotat e mjekësisë nga 300 të kapin shifrën e 600 për një periudhë 5 vjeçare.

n.s. / dita

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *