Libri i prof. Ksenofon Krisafit “Kontribute në shkencën dhe në diplomacinë shqiptare”

J L

Ditën e djeshme, më 23 nëntor 2021, në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë u zhvillua promovimi i librit më të ri të prof. Ksenofon Krisafit, dekan i Fakultetit të shkencave juridike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të atij Universiteti, president i radhës i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe anëtar i Kolegjiumit të Redaksisë së gazetës Dita.

Në promovim morën pjesë pedagogë dhe studentë të Universitetit, intelektualë, përfaqësues nga institucione të ndryshme si dhe të ftuar të tjerë.

Për vlerat e librit dhe kontributet që ai sjell në shkencën shqiptare folën akademik Anastas Angjeli, akademik Adrian Civici, prof. Paskal Milo, prof. Fatos Tarifa, PhD Edon Qesari dhe ing. Arben (Albert) Lenja, autori i parathënies së librit.

Redaksia e gazetës mendoi që t’ua prezantojë lexuesve të vet librin e prof. Krisafit, nëpërmjet botimit të parathënies së tij.  

 

Libri i profesor Ksenofon Krisafit “Kontribute në shkencë dhe diplomacinë shqiptare”, në shfletimin e faqes së parë mund të të krijojë idenë se në vijim do të lexosh diçka të lehtë, recensione dhe prezantime të vlerave të veprave të kolegëve të autorit, vlerësime dashamirëse që ndonjëherë ndikohen edhe nga etika e marrëdhënieve ndërmjet kolegësh. Por shpejt e kupton se kjo është e pavërtetë, sepse ke në dorë diçka tjetër, një libër shumë të veçantë. Të 24 shkrimet e tij mund të konsiderohen studime të mirëfillta, sikurse janë edhe vetë veprat për të cilat flitet. Ato vetëm sa marrin shkas nga objekti i librave të analizuar, por zgjerohen dhe depërtojnë në aspekte të tjera, të cilat prof. Krisafi i shikon dhe i analizon nga një këndvështrim i veçantë, nga optika e specialistit të së drejtës ndërkombëtare dhe studiuesit të spikatur të çështjes diplomatike shqiptare. Në këtë mënyrë është shmangur monotonia e përshkrimeve skematike dhe e frazave stereotipe, që mund të shpëtonin pa vetëdije.

Libri është një udhëtim i rrallë në disa nga skajet më të larmishme të jetës njerëzore, i cili na ndihmon të kuptojmë figura të mëdha dhe komplekse si dhe ngjarje, procese e zhvillime të rëndësishme historike dhe aktuale në Shqipëri, në hapësirën shqiptare dhe në botë. Ato jepen nëpërmjet paraqitjes me respekt dhe nderim të thellë të punës dhe rezultateve të studimeve shkencore të disa profesorëve, studiuesve dhe diplomatëve të shquar, vlerësimit të kompetencës së tyre në trajtimin e problemeve të politikës së jashtme, diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare, jurisprudencës, problemeve ekonomike e sociale, të plagëve të mëdha dhe të pashëruara në hapësirën shqiptare etj.

Libri na ul pranë njerëzve të thjeshtë dhe të mençur, që janë pjesë e çmuar e historisë tonë dhe pastaj përsëri na zhvendos në trajtimin e problemeve të mëdha kombëtare, siç janë integrimi në BE, marrëdhëniet me mikun e madh të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendet e tjera në rajon, kontinent e më tej, na drejton gjithashtu në problemet e mëdha të sotme dhe të perspektives, si e ardhmja politike e çështjes shqiptare (Kosova, çështja çame) etj. Gjithëçka vjen si ulje e ngritje, si dallgët e furishme të historisë, në të cilat ka kaluar Shqipëria.

Profesori i ka karakterizuar veprat për të cilat flet me një optimizëm, që buron nga përvoja e gjatë akademike dhe jetësore, si dhe nga një nderim e mirësi që rrjedh lirshëm prej natyrës së tij fisnike.

Nuk është e lehtë që në botën shqiptare të lartësosh figura të cilat janë ende gjallë. Kjo preferohet të bëhet me shumicë madje me superlativa, pa u përmbajtur në vlerësimet sipërore me kusht, që autorët të mos jenë më midis të gjallëve. Është njëlloj mallkimi që ndoshta na ndjek prej shekujsh. I shohim figurat e ndritura atje, tek ata, në popuj të tjerë dhe me vete ofshajmë, po ne si nuk kemi të tillë?!

Libri i profesor Krisafit është shprehje e plotë, e gjallë, thirrje dashamirëse se duhet të heqim dorë nga ky paragjykim, që na rëndon prej shekujsh. Ai vërteton se duke lartësuar dhe kuptuar njerëzit tanë të mëdhenj, por dhe ata të thjeshtë e pothuajse të pa njohur për shumicën prej nesh, zbukurojmë dhe i japim kuptim qenies tonë!

Autori flet me nderim sublim për profesorët e shquar Arben Puto, Luan Omari, Nasho Jorgaqi, që kanë qenë edhe mësuesit e tij të mëdhenj, për figura gjithë vlera në mendimin modern shqiptar si Moikom Zeqo, Fatos Tarifa, Pëllumb Xhufi, Anastas Angjeli, Aristotel Pano, Adrian Civici, kolegë e miq të tij të çmuar, për njerëz më pak të njohur, por me vlera dhe kontribute. Mendimi dhe vlerësimi i tij lëviz me zhdërvjelltësi, por dhe me autoritetin e një studiuesi të njohur të fushave të ndryshme të veprimtarisë shoqërore. Ai gjen rast të përmendë me veneracion

edhe korifenjtë e historiografisë shqiptare si Aleks Buda, Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, etj.

Profesori, diku me fjalë, diku me një frymëzim letrar i ka sjellë këta njerëz në një dritë të re, që nuk na i mundësonte njëfarë vobektësie qytetarie, e injektuar më shumë nga modestia e tepruar ose e trashëguar nga një ndjenjë inferioriteti e papërligjur. Ai nuk qëndron këtu. Me qetësi bën të ditur se ajo që është parë deri tani tek puna e këtyre profesorëve e studiuesve, si diçka që vezullon herë pas here, në fakt është një diamant i punuar mjeshtërisht dhe me durim nga autorët, thesar i vërtetë vlerash me fuqi të mëdha abstraguese.

Të lartësosh figura si ato që sjell autori si dhe të vlerësosh veprën e tyre është punë e mundimshme.

Gjithë këtë na e ka dhënë të gjallë si në një udhëtim thuajse epik plot dritë, me një përzierje marramendëse intelekti profesional dhe ndjenjash të vrullshme, me tërmetin shpirtëror që shkaktojnë mendjet e fuqishme, me bukurinë e dlirë të njerëzve të thjeshtë.

Duke ndriçuar pa kursim figurat që vlerëson, mesazhi i profesorit është i qartë: kemi njerëz të mëdhenj, të gjallë e të vdekur, të cilët me veprën e tyre na thonë pa shtrembërime se kush jemi dhe që dëshmojnë qartë pse kemi mbijetuar në kohë shpesh tepër të vështira.

Disa mendime të tjera do të vazhdoj t’i shpreh duke iu referuar një pjese të shkrimeve, objekt i këtij libri.

Bën përshtypje të veçantë dashuria, respekti, mirënjohja, por edhe objektiviteti shkencor që dallohen lehtësisht në shkrimet e autorit për dy nga figurat emblematike të jurisprudencës shqiptare, profesorët e tij, Arben Puto dhe Luan Omari. I formuar dhe i brumosur edhe me mësimet dhe shembullin e tyre, Krisafi nuk ua ka kursyer vlerësimet superlative. Duket qartë se ai i ka vendosur ata në panteonin e shkencës juridike shqiptare.

Analiza e hollësishme e dy prej veprave të tyre më përfaqësuese nxjerr në pah faktin se Shqipëria ka pasur dhe ka vlera të mëdha në çdo fushë, që duhen çmuar dhe respektuar.

Në shkrimin Nasho Jorgaqi në labirintet e universit të Nolit, duket sikur autori bëhet pjesë e rëndësishme e vetë librit për të cilin flet. Ai vlerëson punën e autorit, një prej biografëve më të mirë të Nolit dhe flet me dashuri dhe kthjelltësi. Shpalos dhe përsërit adhurimin e vet për një nga figurat më të ndritura të kombit shqiptar.

Në vijim analizon veprën poliedrike të Moikom Zeqos, një personalitet i botës shqiptare. Moikomi për Prof. Krisafin ishte një figurë që lidh poezinë, letërsinë, matematikën, fizikën, mbitokën dhe nëntokën, arkeologjinë, historinë dhe të ardhmen, realitetin dhe virtualitetin. Për të mendja e Moikomit ishte një shkop magjik që i shndërronte gjërat, faktet e thjeshta i kthente në dukuri përgjithësuese, historinë e thatë e vishte me petk poetik. Ai thotë se ecja e Moikomit ka qenë e mundimshme, me zbritje e ngjitje në majat e arkeologjisë, historisë, me zhytje në thellësinë e fenomeneve, por edhe në jetë.

Më tej ai merret me publikimet e Prof. Fatos Tarifës. Kalimi nga analiza e veprës së Moikom Zeqos te ajo e Prof. Fatos Tarifës, krijon ndjesinë e kalimit në dy fusha të ndryshme dhe sjell ndërmend njëlloj paralelizmi me dy nga katër shkrimet e Ajnshtajnit. Njëri prej tyre vuri bazat e mekanikës kuantike kurse një tjetër bazat e relativitetit të përgjithshëm, dy teori madhështore, por të papajtueshme (për momentin). Autori e përshkruan Prof.Tarifën si intelektual, i cili ka zbritur në fushën e betejës i armatosur me intelektin e vet të pakrahasueshëm, “… me mendimin e tij shumë të vyer, me kulturën e gjerë dhe të gjithanshme, me elokuencën dhe elegancën e shkëlqyer të artikulimit dhe veçanërisht me kurajon shembullore…” si edhe me besimin e patundur në misionin e tij.

Ekziston mendimi se të flasësh për veprat historike dhe rëndësinë e tyre është detyrë e lehtë. Por nuk rezulton kështu, sidomos për autorin, i cili nëpërmjet analizës së veprës së historianit të shquar Pëllumb Xhufit, thekson momente të rëndësishme të jetës së kombit shqiptar. Krisafi sqaron se Xhufi me librin Arbërit e Jonit kontribuon për vënien në vend të së vërtetës së madhe se shqiptarët kanë qenë në tokat e veta. Arbëria Joniane, sikurse edhe Arbëria e Sipërme, ishin atdheu i burrave dhe grave trima e punëtorë, të mençur e të zgjuar dhe vendi i njerëzve të kulturuar.

Një shkrim tjetër i kushtohet vlerësimit të librit Paraja, bankat dhe shoqëria, me autorë profesorët Anastas Angjeli dhe Aristotel Pano, të cilin autori e konsideron si një lloj historie të përgjithshme të llojit të veçantë të njerëzimit, me karakter të spikatur enciklopedik, të konceptuar dhe të redaktuar në optikën e historisë së parasë dhe bankave.

Shkrimi për librin e Prof. Adrian Civicit – Fridrich Hayek, Liberalizmi përballë Etatizmit, ndalet në vlerësime pikante të jetës gati shekullore, vlerave dhe dhuntive të tij të pafundme, të cilat, siç shkruan Prof. Krisafi, nobelisti Hayek i vuri në shërbim të njerëzimit.

Me vlerësimin e veprës së Xhuzepe (Zef) Valentinit shohim një anë tjetër të Prof. Krisafit – nderimin për të huajt që kanë njohur Shqipërinë dhe shqiptarët, që janë lidhur fuqimisht me ta dhe kanë konntribuar.

Pjesë e librit të Prof. Krisafit janë edhe botimet e dy autorëve shqiptarë përtej kufirit zyrtar. Nëpërmjet analizës së njërit prej tyre, Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit të BE, shkruar nga ambasadori Blerim Reka, profesori e fut lexuesin në realitetin e ndërlikuar të marrëdhënieve të sotme ndërkombëtare, e orienton në zhvillimet komplekse ballkanike dhe europiane me karakter ndërkombëtar.

Kjo është edhe fryma e trajtimit të librit të profesorit tjetër nga Kosova, Bashkim Rrahmani, me titull Statusi juridiko-ndërkombëtar i Kosovës nëpër vite. Në shkrimin për të shfaqet një nga preokupimet e jetës së Prof. Krisafit – çështja e Kosovës.

Autori është shprehur me vlerësime pozitive për botimet interesante të kolegëve të tij, ambasadorëve Shaban Murati – Mbi demonët e diplomacisë dhe Çështja e paqenë e detit – intrigë diplomatike?! Shaqir Vukaj – Konferencat e Treshes së Madhe, Bashkim Zeneli – Miqësi e trazuar, si dhe për librat e Hamit Kabës – Shqipëria dhe të Mëdhenjtë, Eriona Canaj – Lëvizja e lirë e personave në Bashkimin Europian, diplomatit Jorgji Kote – Diplomacia për të gjithë, Alfred Papuçiu – Lumturia në malet e Zvicrës dhe shqiptarët, Ndriçim Kulla – Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: Një historik gjithëpërfshirës etj.

Një vend të veçantë zënë vlerësimet që iu bën botimeve të shokut të tij të shkollës së mesme, Shpëtim Emirit, të cilat flasin për disa njerëz të rrallë të Gjirokastrës, si librárin Alizot Emiri, një ndër simbolet e mençurisë gjirokastrite dhe mjekun Vasil Laboviti. Në evidentimin e figurës së doktor Vasil Labovitit, trajtuar me respekt të veçantë nga Shpëtim Emiri, Prof. Krisafi bashkohet me të për nevojën e evidentimit dhe vlerësimit të figurave të spikatura, siç ishte doktor Vasili, që ruante humanizmin dhe integritetin e tij në atë shkallë sa njerëzit e quanin si bekimin e qytetit të gurtë.

Duke ndriçuar pa kursim, figurat që vlerëson, jep mesazhin e qartë se kemi njerëz të mëdhenj, të cilët me veprën e tyre, na thonë pa shtrembërime se kush jemi, që dëshmojnë pse kemi mbijetuar në kohë të vështira.

Libri i Prof. Krisafit na bën të vetëdijshëm se është detyrim i secilit prej nesh, por sidomos i njerëzve të penës, që të flasin për këto vlera të historisë dhe mendimit shqiptar, të cilët janë unike, ndonjëherë edhe universale e që shpesh inferioriteti, por edhe ndjenja e zilisë i ka lënë në hije. T’iu kushtosh atyre pjesë të kohës, veprimtarisë, pra vetë jetën tonë, është një detyrë fisnike dhe një mision të cilin autori e përmbush në vazhdimësi, siç dëshmon qartësisht edhe ky libër i tij.

 

Albert (Arben) Lenja

Share This Article
8 Comments
  • Z.Krisafi eshte nje personazh cilesor ne boten akademike shqiptare, me energji pozitive, atdhedashes pa kushte qofte krahinore apo fetare etj, duke mbijetuar keshtu me sukses presionit te brendeshem dhe atij te jashtem.

  • Urimet më të mira për botimin e ri të prof. Krisafit!
    Zoti Krisafi meriton nderim dhe respekt për kontributin e çmuar në shumë fusha të jetës: në diplomaci, në universitete, në administratën e lartë të shtetit, në krijimtarinë e tij të suksesshme. Kudo ai mbetet një personalitet plot vlera të larta, një specialist në shumë fusha, personalitet, që të imponon dashuri, thjeshtësi dhe mbresa të pashlyeshme.
    Është privilegj, t’a kesh pedagog, të bisedosh me ‘të, të këshillohesh nga Ai dhe të mësosh prej Tij.
    Urime për jetë te gjatë, të shëndetëshme dhe për krijimtari të reja, i nderuar profesor!

    • Pa dyshim eshte sahanlepiresi me i pervuajtur i Cacit dhe nen urdhrat e plota te me nder qirie Paskalit. Te tjere kane ngrene nga nje luge corbe te prishur, ky ka ngrene tere kazanin.

  • Hapesire “Skiptare” mund te kete nga 1913ta e ketej,por perpara ketij viti ishte Hapesira Osmane me Istitucione Greke dhe Turke.
    Historia eshte e shkruar (este scrive) dhe kush nuk e pranon eshte me e pakta (poco ital) Mosmirenjohes dhe dashakeqes.
    Vete fakti (fact) qe Epirotet,Ilyret nuk flisnin kete gluhe (glosa) qe flasin te vetequajturit Skiptare tregon nje Nacionalizem (nation) fallco (fals angl).
    E them kete qe Ilyret i thonin Polis jo Qitet nga Cita.
    Albanopolis (Qiteti i Albaneve) i permendur (mind angl) nga historiani Greke Straboni eshte evidente (evidence).
    Revolucioni Greke i Kombit te Epiroteve, Ilyreve, Maqedhonasve,Ioneve ku eshte sot Tur-qia ne 1821 eshte e shkruar me Germa te Arta.
    Turqit ne Ndergjegje si Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj me Identitet (identity angl) turk i cili perfshin Emrat, Mbiemrat,Besen,Festat
    d.m.th Nderimet per Sulltanin dhe Figura (figure angl) te tjera (ecetera) shkuan ne Stamboll!Ndryshimi i emertimeve dhe Topo-Onomatos (toponimet) si Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos ne Stamboll edhe sot eshte Hipokrizi (Ipo-Xrisia greq) dhe me e pakta Idiotesi (Idhiotis greq).
    Po ashtu edhe per kthimin e Agia Sofias e ndertuar nga Perandori Ilyre Iustinianos ne 532A.D dhe mijera Kisha Greke Orthodhokse ne zonen e Lashte sa siperfaqja e Frances e quajture Ionia.
    Por ju zoti Ksenofon Xrisafi po perdoresh nga qarqe anti Epirote,anti Ilyre,Anti Greke qe e kane mbushur kete vend.te Lashte me Politizmo Greke (Culture “shqip”) ne nje vend (land angl) me fytyre Islamike.
    Ne vend qe te kerkonin falje per krimet dhe bashkepunimin me Osmanet por po e kthejne kete ne nje vend pa Shprese,pa te Ardhme.
    Kombesine Greke dhe Mbiemrin Greke Xrisafi (I florinjte shqip) dhe me Emer po Greke Kseno-Foni (Ze i huaj shqip) nuk mund ta mohosh.
    E kuptoj qe nuk mund te besh ndryshe edhe sikur te duash se jeton ne nje Pashallek turk me influence Italiane.
    Po perdoresh nga ata qe kane te pushtuar Ameriken Veriore (Voras greq) Anglezet ne Amerike,Cifutet ne Palestine,Serbet ne Ballkan,Turqit Po ashtu.
    Te ashtuquajturit Came te Thesprotise jane victime e Osmaneve dhe jo e Epiroteve dhe Ilyreve.
    Ata i kthyen Identitetin,Kulturen,Ndergjegjen Greke Orthodhokse (te “mire” apo te keqe).
    Dhe cfare eshte me skandalozja (scandal angl) se Tur-qia po “mbron” hapur popullsine (popola ital) e kthyer me dhune ne Kombesi turke qe flet nje gluhe qe nuk ka lidhje me Historine.
    Kjo dhe shume raste te tjera turpi dhe nenshtrimi nga Turqia eshte e pakta Hipokrizi.

    • @”Erdogan” , ju interpretoni pranine Greke ne ballkan si te vetme fale gjurmeve atje ketu te lulzimit,njesoj sikur te mohosh egzistencen e nativeve te amerikes per faktin e dominaces absolute te kultures Europiane.

  • Erdogan dhe Einstain jeni fiks ne momentin e duhur sepse sapo rrujta karin dhe duhet te vini te dy te ma parfurmosni per kuvendin e dates 11 dhjetor. Ju pergezoj dhe ju uroj festat e nentorit per nje gojore me njeri tjetrin.Flm

  • A re Kico levreku Mavria.
    Ty te thone qe sa te peshon “truri” ty thua Peshorja eshte e prishur.
    Lexo o Mavri (shqip katran i zi) me boja kete zotnine me comentin Zoti Hrisafi (Hriso greq eshte flori shqip) nje nder Akademiket se cfare fjalori perdore.
    Kush eshte (Este) nga fjalet e tij “shqip”?
    Respekt nga Respectful
    Kontribut nga Contribution?
    Interes nga Interesting?
    Kuptuarit nga Kapito ital?
    Diplomaci nga Diplomacy qe vjen nga Greqishtja dhe Ilyrishtja Dhipllo Matja shqip Dopjo Sy d.m.th I zgjuar.
    Politilogjise nga Greqishtja dhe Ilyrishtja qe Arnautce do te thote Shume fjale.
    Profesinizem nga professional?
    Sharlatanizem nga Sharlatan?
    Pseudo krijues vjen nga Greqisht dhe Ilyrisht nga Psema Mashtrim kurse krijues vjen nga anglishtja criate.
    A re Kico Mavria qe nuk ke kuptuar akoma (ancora ital) se ku jeton.
    Jeta vjen nga Vita ital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *