Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 609 raste të reja me koronavirus nga 3,598 testime të kryera. Fatkeqësisht, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të numrit të infektimeve dhe viktimave.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar 66 vjeç nga Bulqiza, një qytetar 69 vjeç nga Fushë- Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71 -77 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.
Në të gjithë vendin mësohet se janë 7,804 raste aktive me COVID, ndërsa 642 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Fier, 35 në Durrës, 26 në Berat, 21 në Vlorë, 17 në Kamëz, 16 në Korçë, 15 në Gjirokastër, Dimal, 13 në Shkodër, Lushnje, Elbasan, 12 në Sarandë, 9 në Kavajë, 8 në Patos, 7 në Kurbin, Krujë, Mallakastër, Kuçovë, 5 në Kolonjë, Skrapar, 4 në Pukë, Lezhë, Shijak, Divajë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 3 në Vau i Dejës, Vorë, Selenicë, Memaliaj, Maliq, 2 në Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Poliçan, Peqin, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Rroskovec, Himarë, Dropull, Devoll, Belsh, Gramsh.
o.j/dita

Halla nuk kenipare gje! Eshte vetem fillimi?!
Kosovo nderpre shititen e infektimeve per nje muaj e vaksinoj krejt kosoven! Edi Rama sheyit e na bene blabla per fjalet e mira te Vucicit ne vend se te kujdeset per vaksinimin si duhet!
Brataj ku je ?!