Mbi 1200 ish-SHIK-as, ende qeverisin

anazapta

 Përsëri nëpërmjet një deklarate për mediat, Aldo Bumçi (“ish-ministri me sjellje zagari” është quajtur në kabllogramet e SHBA), kërkoi nga qeveria shqiptare të ndal largimet nga administrata, duke deklaruar se “po hiqen specialistët”.

Katër ditë më parë, u publikua skandali që në administratën e SHISH, kreu i këtij shërbimi Visho Ajazi Lika, ka rikthyer dhe graduar në poste drejtuese në SHISH, ish-shikas të viteve 1992-1997, madje edhe ish-bodigardin e tij. Me të drejtë, lajmi krijoji reagime, mbasi që prej vitit 1998, menduam se ishim shkëputur e kishim shpëtuar nga prezenca dhe veprimi në punët e këtij shteti, të ish-kamikazëve të SHIK-ut të viteve 1992-1997, kur për një përkatësi partiake ndryshe nga ajo e Berishës, ai SHIK të rrëmbente në mes të rrugës, brenda në shtëpi në mes të natës, në qendrën e punës, në dasma, kafene e kudo ku të kapte. Apo të zhdukte, siç ndodhi me biznesmenin Remzi Hoxha.

Ndërsa PD “derdh lotë” për ata që hiqen nga postet, nga zyrat, nga vendet e punës shtrohet pyetja: Kush e ka drejtuar dhe kush po e drejton ende në shumë sektorë, strukturën bazë të administratës shtetërore dhe shërbimet publike kryesore të këtij vendi? A mund të drejtojnë më punët e këtij shteti ata shefa zyrtarë që janë dhe autorë, mbështetës e mbrojtës te krimeve, të korrupsionit, trafiqeve, dhunës, vrasjes se njerezve në bulevard, të futjes se kolegëve policë në prita etj?

A mund të drejtojnë akoma ish-kamikazët e SHIK, të futur në zyra e të graduar në poste të larta shtetërore me porosi te klikës kriminale të PD jo për të bërë shtet ligjor, por të plaçkitur e për të mos u prekur prej ligjit, për ta kapur e për ta mbajtur peng shtetin?! Ish-kupola e SHIK-ut 1992-1997 u instalua qëllimisht brenda kupolës së pushtetit 2005-2013 dhe komandoi lirshmëm e dhunshëm krejt shtetin, duke e tjetërsuar në pronë të fmiljes kryeministrore “Berisha” dhe disa familjeve e grupeve mafioze qeveritare brenda e jashtë Shqipërisë.

 

“CV” e SHIK 1992-’97: Institucion zyrtar me aktivitet kriminal

Politika tenton t’i harrojë, por në popull nuk mund të harrohen krimet ekonomike, financiare, politike, fetare, diplomatike, ushtarake e deri njerëzore të kryera prej SHIK-ut të ish-pushtetit të PD në ato vite, kur gjithçka që nga Presidenca e deri tek pastruest e çerdheve i komandonte vetëm një dorë.

Siç dihet, në vitet 1992-’97 SHIK-u kishte fuqinë e plotë absolute të kontrollit, diktatit dhe dhunës mbi deputetët, politikën, biznesin, opozitën, diplomatët, bankat, ambasadat e huaja, firmat piramidale, mediat e deri tek qytetari më i thjeshtë i Shqipërisë. SHIK, sipas “letrave” kushtetuese kishte funksion sigurinë kombëtare. Në realitet, SHIK ishte dhe vepronte si isntitucion rrugaçëror krimi zyrtar në shërbim të një individ e klike të ngritur prej tij. SHIK komandohej nga “tutori” i tij Sali Berisha.

Në vitin 1997, SHIK së bashku me shefin e tij Sali Berisha i ktheu “patkojtë nga dielli”. Zyrtarisht, ai doli nga veprimi. Krerët dhe kamikazët e tij të zhytur me krime, ia mbathën jashtë kufijve të Shqipërisë në shpëtim të “lëkurës” prej hakmarrjeve për shkak të krimeve të kryera. Brenda vendit, mbetën disa ekzemplarë që gjetën strehë si zyrtarë nëpër institucionet qeverisëse kombëtare e lokale si bashkitë, komunat, komisionet e PD në kuvend, në KQZ, në gjykata, KLSH etj, të cilat kishin varësi politike nga PD. Ndërkohë, pas vitit 1997, afro 40% e ish-shikasve edhe pse të përfshirë në krime, u mbajtën sërish në zyrat e SHISH e të pushtetit të PS me si gjoja të penduar dhe duke shfrytëzuar lidhjet miqësore, familjare, krahinore, shoqërore e politike që kishin.

Por, formacionet e SHIK-ut të Sali Berishës, nuk u shpërbën as ne ekzil e as brenda Shqipërisë, madje nuk ndalën as veprimtarinë destabilizuese kundër qeverisë 1997-2005 me hedhje shtyllash, urash, shkollash, biznesesh në erë e deri tek krimi 14 shtatorit 1998, me sulm të armatosur kundër shtetit.

Viti 2005: Berisha ktheu në zyrat e pushtetit mbi 1200 ish-shikas

Me kthimin e Sali Berishës në pushtet në vitin 2005, shikasit kamikazë të viteve 1992-1997 u rikthyen sërish në zyra. Por ama në zyrat e administratës së lartë qeveritare, madje deri zv/ministra, drejtorë drejtorie nëpër ministri, shefa shërbimesh qeveritare, drejtorë e shefa në hipoteka, polici, dogana, tatime, naftë, KESH, arsim, shëndetësi, ambasada e deri në sektorin e sporteve, kulturës dhe arteve. Sali Berisha, ish-shefi real i SHIK-ut të viteve 1992-1997, që ditën e parë të vetë-emërimit si kryeministër thirri, mblodhi dhe emëroi në zyrat e larta të pushtetit të tij gjithë kamikazët dhe ish-krerët e kupolës së SHIK-ut të viteve 1992-1997.

Të larguar jashtë vendit nga frika e krimeve të kryera, ish-krerët e SHIK dhe “jeniçerët” e tyre u njoftuan dhe u rekrutuan përsëri prej Sali Berishës, në pushtetin e “duarve të pastra”, i cili në 23 qershor 2013 u mbyll “me duar të zeza” prej vrasjeve, trafiqeve, krimeve e korrupsionit. Të pajisur me nga një copë “letër pafajësie” prej gjyqtarëve të “plepave”, pra me “sigurinë e paprekshmërisë” prej ligjit për krimet e kryera, ata u graduan sërish, Por, këtë herë jo në ish-zyrat e tyre në SHISH, por në kupolën e pushtetit “Berisha”, madje në ato sektorë e shërbime ku vlonin financat dhe pasuritë e korrupsionit, trafiqeve e krimit.

Të parët që Sali Berisha solli në Shqipëri nga “ekzili kriminal”, ishin Bashkim Gazidede në krye të hipotekave, Arben Sefgjini e Agim Shehu në krye të tatimeve, Flamur Gjymishka në krye të doganeve, Gjergj Lezhja në “postën dhe vulat” e kryeministrisë, Arben Ibro në krye të tregut të energjisë elektrike dhe mbi 1200 ish-shikas që vërshuan në pushtetin lokal nëpër dogana, tatime, kulturë, shëndetësi, polici, diplomaci, gjykata, prokurori, arsim, kufi, porte detare, zyra pune, pronash, bashki, komuna e prefektura. Ish-kapot e SHIK të viteve 1992-1998, që u bën drejtora të lartë në qeverinë “Berisha” të viteve 2005-2013, i mbushën zyrat e institucioneve shtetërore, me ish-vartës të tyre kamikazë të SHIK.

Rikthimi i ish-shikasve në zyrat e pushtetit, nuk ishte gjë tjetër veçse skemë e studiuar e Sali Berishës, për ta ndërtuar pushtetin e tij me individë të besuar, që t’i kishte “dorën” e tij vepruese e goditëse në çdo pisllëk e krim që bënte. Ata i duheshin, që t’i kishte “syrin dhe veshin” e tij në çdo qelizë të pushtetit. Dhe kështu ndodhi realisht.

Pas vitit 2005, nuk mbeti zyrë qeveritare, shërbimesh publike, diplomatike, drejtori qendrore e lokale, prefekturë, bashki e komunë që nuk kishte si drejtues e nëpunës, ish-drejtues, kaptera, oficera, kolonelë e kamikazë të SHIK-ut të viteve 1992-1997, të përzgjedhur si besnikë e të devotshëm të linjës së vjetër e të re kriminale të pushtetit të Sali Berishës.

Afro 60% e shikasve të rikthyer në administratën shtetërore, u emëruan në poste kyçe edhe në zyrat e larta të ministrive, arsimit të mesëm e të lartë, të shëndetësisë, prefekturave, kthimit të pronave, komitetit të ish-të përndjekurve, në institucionet e kontrollit të mediave, në parlament, në dhomat e avokatisë, përmbarimit e notersë, presidencës, në zyrat e qarqeve, bujqësisë, burgjeve, bashkive e komunave, madje e deri në komitetin e kulteve fetare në kryeministri, në bibliotekën kombëtare e në institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore.

Një numër i madh i ish-shikasve të rikthyer u “desantuan” në poste kyçe të kontrollit edhe në zyrat e Ministrisë Jashtme, në selitë diplomatike në botë, në zyrat e Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Mbrojtjes, në zyrat e NATO, të Presidencës, të KLD, të KLSH etj. Madje, shumë prej tyre janë emëruar zyrtarë të lartë dhe në përfaqësitë e shërbimeve tona diplomatike në botë si në shërbimin e BE, KS, OKB, KiE, OSBE etj., madje edhe deri në Vatikan e Pentagon.

Psh, janë 110 ish-shikas në hipotekë, nga të të cilët 14 janë inspektorë në qendër, 41 në Tiranë dhe 55 në zyrat hipotekore rrethet e dhe qarqet e vendit. Janë 113 ish-shikas, drejtorë shkollash në gjithë vendin. Janë 11 ish-shikas në Ministrinë Arsimit. Janë 92 ish-shikas drejtorë drejtorie në qendër e prefektura. Ky kontigjent i një ish-shërbimi shtetëror kriminal si ish-SHIK, vazhdon të jetë në zyrat e qeverisjes “Rama”, përveç largimit të 50-60 individëve, që mbanin poste të larta në shërbimet publike si në kryeministri, polici, ushtri, dogana, prefektura, tatime, në ministrinë e drejtësisë etj.

Në polici 610 shikas, 156 shefa shërbimesh

Pas vitit 2005, në të gjithë nivelet dhe shërbimet e policisë së shtetit, u emëruan 610 ish-shikas të viteve 1992-1997, madje 70% e tyre në poste drejtuese. Afro 500 prej tyre, vazhdojnë ende të jenë ende në polici edhe si shefa. Janë ish-shikas që kanë bërë para 97-s reprezalje mbi intelektualët, qytetarët, mediat, politikanët, bizneset. Këta ish-shikas të riaktivizuar në policinë e shtetit prej Sali Berishës, vazhdojnë të punojnë në sektorë kryesorë të policisë së shtetit si shefa e drejtorë shërbimesh në qarkullimin rrugor, në zyrat e antitrafikut, në zyrat e krimit ekonomik, në zyrat e krimit njerëzor e kudo.

Në vitet 2005-2013, ata kanë shërbyer si menazhues të trafiqeve e krimeve që organizonte kupola e policisë e shtetit dhe klika “Berisha”. Nga 610 ish-shikas, 156 janë ende drejtues të lartë e të mesëm të shërbimeve të policisë së shtetit në të gjithë qarqet e vendit, ndërkohë që 70% e tyre janë ende në funksionet e tyre.

Në ushtri 140 ish-shikas, 57 drejtues të lartë

Në ushtri janë futur me urdhër të Sali Berishës 140 ish-shikas, të kthyer në vitin 2005 prej “ekzilit kriminal”. Ata janë vendosur e graduar në detyra të larta, madje edhe me grada kolonelë e gjeneralë. Epiqendra e tyre e shërbimit ndaj Sali Berishës, është në kupolën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ të Ushtrisë. Ata kanë kontrolluar dhe përgjuar e realizuar gjithçka në ushtri për llogari të interesave të klikës dhe mafies së Sali Berishës, që trafiqet e armëve, krimet ekonomike brenda ushtrisë, pasuritë e saj, emërimet dhe ç’emërimet, tenderat e gjithçka. Afro 95% e tyre janë ende në funskione.

Në Hipotekë 110 ish-shikas, 30 drejtues

Në Hipotekën e Shqipërisë në gjithë linjën e saj janë futur me urdhër të Sali Berishës 110 ish-shikas të Gazidedes, 36 prej të cilëve drejtues të lartë në kupolën e hipotekës qendrore, të Tiranës, të qarqeve e të rretheve. Detyra e ka qenë të menaxhojnë grabitjen e pronave në zonat e lakmuara, përgjimin e administratës së hipotekës dhe përpunimin e flasifikuar të dokumentacionit të pronave, kur ky falsifikim ishte në interes të kupolës së pushtetit, 90% e tyre janë ende në këto zyra.

 

Në diplomaci 240 ish-shikas, 54 diplomatë e shefa shërbimesh

Edhe diplomacia shqiptare është mbushur me ish-shikas të Gazidedes. Brenda diplomacisë shqiptare në Tiranë e jashtë në selitë diplomatike dhe përfaqësuesit e shërbimeve të tjera janë punësuar 240 ish-shikas, 54 prej të cilëve janë shefa diplomacie shërbimesh dhe madje ambasadorë. Detyra e tyre është të kryejnë shërbime në favor të pushtetit Berisha, të survejojnë dhe përpunojnë informacione agjenturore. Afro 90% e tyre, vazhdojnë të jenë akoma në shërbimin diplomatik dhe madje edhe në funksionet përkatëse.

 

Në dogana 190 ish-shikas, 117 drejtues

Edhe doganat shqiptare u mbushën me ish-shikas të viteve 1992-1997. Sidomos në periudhën pas muajit prill 2010, kur në krye të doganave shqiptare,u gradua një nga ish-krerët e lartë të SHIK, Flamur Gjymishka. Vendosja e Gjymishkës në këtë post, u shoqërua me largime dhe krijim postesh e vendesh te reja pune në strukturat drejtuese dhe shërbimet e doganave shqiptare, duke i mbushur doganat me ish- drejtues e kamikazë të SHIK, të viteve 1992-1997. Në dogana u emëruan gjithësej 190 ish-shikas, nga të cilët 117 në poste drejtuese. Vetëm 15% e tyre janë larguar e levizur nga detyrat, ndërsa 85% janë akoma në zyra si shefa dhe “komandantë” të vulave dhe trarëve të doganave.

Ndoshta nuk e dini, por pjesë e kupolës së SHIK të viteve 1992-1997 ka qenë dhe kryetarja aktuale e KQZ Lefterie Lleshi. Shefja aktuale e KQZ ka shërbyer në SHIK në vitet 1992-1997 dhe disa kohë më parë në media u debatua fare pak mbi faktin që znj.Lleshi e kishte përfshirë por më pas e kishte fshirë këtë periudhë pune në CV-në e saj zyrtare.

Share This Article
22 Comments
  • THANK YOU MR. HALILI

    Eshte me shume vlere artikulli mr. Halili, por per motive qe I kuptojme te gjithe I mungon esenca.
    Emrat ku jane e ku mund ti gjejme. Nese do vazhdojme keshtu duke u trembur pas ligjit te mbrojtjes se te dhenave personale, Sali Ram Shiqere Berisha do lulezoje jo vetem mbi dhe duke e kuterbuar ate por edhe nen dhe.
    Mund ti publikosh edhe si anonym ne komentet e kesaj gazete, apo edhe te temes, apo edhe te gazetes Sot. Mjafton ti dime kush jane e ku jane.
    Eshte jetike edhe per vete ekzistencen jo vetem te kesaj qeverie te dale nga votat e 23 Qershorit por edhe te vete Shqiperise.
    Mos hezito na I servir keto emra !
    Please….

  • autori i ketij shkrimi duhet pergezuar per analizen realiste dhe analitike,kjo administrate e uzurpuar nga ishbesniket e atij njeriu qe do te lej ket vend e popull ne gjendje koma per shume vjet, po aktivizohet tritoli, vjelljet e tjera qe ta mbajne kete vend te ngujuar……Pena te tilla i duhen opinionit publik se eshte i pa qarte dhe beson se kaosi berishjan eshte model i perspsektives,

  • Ne se keto fakte TRONDITESE ,qe jep autori Halili jane edhe 1% te verteta,EDI RAMA duhet te SHKUNDE QEVERINE BRENDA NATES DHE NESER NE MENGJES DUHET TE JENI SHPORRUR NGA DETYRA KETA MAFIOZE!!!
    Nuk mbahet gjarpri ne gji!!

  • Une punoj ne nje institucionet te siperpermendur dhe nuk ka as nje ish shikas. Nje shkrim komplet jo I vertet dhe I sajuar si I nje budalli.

    • Kolin nuk ka dishim qe ky PERPARIMI eshte nje ZAGAR qe nuhat shume
      ne ndjekje te gjahut.Keta Zagare i duhen te gjytheve,se pa keta Zagare nuk
      mer vesh kurre se c te rrethon?Keta qelbesire shikas parazit e provokator te
      popullit tone duhet qe ti pastrojme me rrenje dhe bina pa meshire, por por
      por ,ky zagari qen nuhates Perparimi te filloi tani,te nuhati mire,se c fare
      zagare shikas do te vendosi kjo historija e 23 Qershorit,se problemin me te
      ngutshem do ta kemi tani,se c fare na iku na iku nuk kthehet me.
      Shqiperise i duhen shume qener qe nuhatin si ky Perparimi te mesojme ne
      te pa mesuarit.

    • Z.Koli, po si mendon ti se e kana ne balle te shkruar ‘hej i dashur Koli une jam shikas bej kujdes nga une se te bej gjemen”….
      Me vjen keq shume keq qe se si u katandis ky vend.
      Nxir emrat zoti Halim se ndryshe nuk besohesh dhe mbetesh ne prizmin e konstatimeve konstatime por jo konkretizime.
      Rama e lodhi kete popull te vuajtur, te tradhtuar me llafollogjine e tij te pasur por pa bereqet.

      • po ti ka ncjerr ca emra,ai nuk i shkruan dote 1200 emra se duhet nje kompjuter i tere ne dispocion,se mbas emrit duhet edhe biografia veprimtare e cdo shikut,se ne shqiptaret i duam me pik dhe presje cdo gje,ja disa emra te perseritur,gazideja maloku me i pafytyre qe organizatonte forcat e veriut per shtypjen e jugut,agim shehu qe ishte per gati 9 vjet i kerkuar nga gjykata shqiptare per krimet qe kishte bere shiku 1992 1997,u pezullua gjykimi me ardhjen e tij ne shqiperi porsa mori perseri shpellari pushtetin 2005,ke dhjete emrat kryesore gjate artikullit qe permendet,vetem riardhja e gazideze ne pushtet mbas 2005 flet te gjitha se cfare ka bere ai me shikesit e tjere,prandaj mos u habisni o komentues,dhe mos shani medjat kur denancojne fakte te tilla,se i pame se cfare beri berisha sapo mori qeverine ne 2005,kur sapo u ul ne karriken e kryeministrit,per inat te edi rames hodhi ne ere 2 milione dollare te infestuar nga bashkia e atehershme projektin tek zogu i zi,hodhi ne ere jo vetem unazen por edhe drejtesine qe e quajti projektin te ligjshem dhe qe u fitua nga bashkia por nuk e pordhi maloku berish,pastaj me rradhe heqen e sollakut e etj etj,perse habiteni dhe revoltoheni o shqiptare,ndryshimet filluan direkt sapo u more qeveria ne 2005 apo harruat.

  • Une Dashuria e dashurive te dashura kur dua ti shkruaj nje leter dashurie te dashuurve te dashuruar pa lene gjurme perdor nje faqe interneti qe quhet:

    pastebin.com

    Edhe ti I dashuri Perparim mund te publikosh nje leter dashurie per te dashurat tua, pa mundesine me te vogel te jesh I zbuluar nga askush.
    Mos harro te futesh si fjale te pare Albania.

  • Perparimi ka shperthyer si nje vullkan qe ta amrrin vesh te gjithe se cfare zien brenda SHISH-it; qeveria nuk merr vendime mbi nje artikull gazete, por merr nje sinjal SOS qe te kontrolloje shkembijte nenujore per te mos u fundosur si dikur “Titaniku”.

  • Nga ta nis i shkreti EDI.Sal vrasesi nuk ka len zyre,institucion,bashki,komun e skut pa vendosur bandit e kriminel vrases.Ata mbulojn sot.policin,shikun,ushtrin,drejtesin,doganat,burgjet e kudo.Rames jo 4 vjet po as 40 vjet nuk i dalin qe te çfaros kete fare te keqe qe mbolli berishizmi.U shofte e u djegt kjo fare gjarperi.

  • Mizëri agjenturore qé po u lanë rama ta harrojë rilindjen? Do ta sabotojnë e shkatérrojnë në çdo hap. Do ti dinë edhe zorret e barkut,edhe ku e kur shurron! Skemë e pastër udb-je! Té lumtë përparim halili. Ke bërë një shërbim te madh për opinionin publik. Sa për z. Rama nuk e di a do ti shërbejnë? N.q.s nuk do ti shërbejnë dy shpjegime janë/ 1. 0se është edhe vetë në “tavë” 2. 0se është edhe vetë pjesë e marrëveshjes katoviciste. Tani këlyshët e berishës do ti shërbejnë atij. Cfarë ka rama ndermend do te duket te veprimet praktike pas këtij publikimi !? 0 milet hapni sytë dhe veshët! Edhe njeherë nderime përparim halili! Gazetare,redaksi,media,shqiptare-ndiqeni aksionin qeveritar pas ketij publikimi te rendesishem!? Kolona e pestë frankiste do ta mbyse republikën !!!

  • Sos!!! Mizëri agjenturore qé po u lanë rama ta harrojë rilindjen? Do ta sabotojnë e shkatérrojnë në çdo hap. Do ti dinë edhe zorret e barkut,edhe ku e kur shurron! Skemë e pastër udb-je! Té lumtë përparim halili. Ke bërë një shërbim te madh për opinionin publik. Sa për z. Rama nuk e di a do ti shërbejnë? N.q.s nuk do ti shërbejnë dy shpjegime janë/ 1. 0se është edhe vetë në “tavë” 2. 0se është edhe vetë pjesë e marrëveshjes katoviciste. Tani këlyshët e berishës do ti shërbejnë atij. Cfarë ka rama ndermend do te duket te veprimet praktike pas këtij publikimi !? 0 milet hapni sytë dhe veshët! Edhe njeherë nderime përparim halili! Gazetare,redaksi,media,shqiptare-ndiqeni aksionin qeveritar pas ketij publikimi te rendesishem!? Kolona e pestë frankiste do ta mbyse republikën !!!

  • Si thoshte shoku, Ramiz Avash djem avash! Sala eshte komunist qe ska kala qe se merr, por me duart e te tjereve. Tani qe i jane prere duart, tani qe i mblidhet laku, tani qe po dalin ne driten e diellit te gjitha vjedhjet dhe korrupsjoni i tij, tani qe dalin fakte edhe per krimet, ai eshte ne alarm, i terrorizuar dhe nuk di se nga tja filloje. Shikasit qe jane ne radhet e ushtrise se tij sigurishte qe kane marre valixhet dhe ato para te vjedhura dhe kani ikur me kohe. Ata qe kane mbetur sdine nga te vertiten e kujt ti sherbejne. Sapo Visho Ajazi (kreu i SHISH) te shkarkohet te gjithe do futen vrimave si mij gjirizi. Sigurisht nese Edi rama e ka serjozisht per çka thote. Prandaj durim> Sduhet te paragjykojme.

  • Te gjithe te punsuarit 2005 _ 2013 ne administrat jane berishist .Pa as metevoglen dhimseshuri largoni nga puna nese doni te rimkembet shoqeria dhe shteti shqiptare.

  • @Besiana

    e zeme per nje moment se ti i more vesh emrat, cfare mund te besh? A ka emer me te madh se Bajlozi Sal qe po i rruajne b… te gjithe? Jo vetem qe su ben dot gje por je e detyruar ashtu si nen qeverine e saliut tu bindesh puneve te tyre. Besiana ne kete gjendje te krijuar ne Shqiperi sic del nga shume artikujshkrues guximtare dhe komentues anonim ka vetem da rruge o te plasi o te vdesim. Pinoceti qe shpresuan te rilinde doli flluske sapuni. Kisha nje shprese te vogel qe do ti zhvishte te gjithe me breke ti fuste ne stadiumin Dinamo e tu bente dush me uje te ftohte deri sa tu nxirrte gjithe parate, por u gabova. Kam pershtypjen se duhet te nxitohemi se po na e mbaron Bajlozi tritolin, sa per te nxjerre marazin dhe te futemi ne guackat tona te kesaj jete te peshtire. Te fala Bules.

    • @BOCARIN

      Bulen e kam takuar dje, te trishtuar sa me ska per ate urdherin e Laura Vorpsit per te hyre ne Tirane me vize….
      Sapo Thano te flase per Laureshen do tregoj historine dramatike te Bules se Laprakes…

  • Shume artikull i gjate dhe plot informacion, por do te ishte ma i mire nqs. do te ishte ma konkret, ma i shkurter dhe duke i dhene disa emra neper institucionet kryesore te vendit, me qellim qe edhe populli ti njohe e ti dije se kush jane.
    Nuk do te jete ndonje cudi kur te marrim vesh se te pakten gjysma e tyre do te jene anetarsuar ne LSI (me teser ne xhep).
    Eshte LSI-ja, ajo qe i mbledh ne gjirin e saj, te gjithe keto persona me karakter te dyshuar dhe me qendrim te dyzuar, pasi dihet qellimi i saj: vetem e vetem qe te rrise numrin e deputeteve, pavarsisht se nga cili elektorat i merr votat.

  • I dashur artikull shkrues!
    Me keqardhje ju njoftoj se te gjithe ata qe permendni ju, sot kane marre teseren e LSI se dhe jane pjese e partive ne pushtet.
    Baba Mondi apo Ilir Floriri ka problem rritjen e antaresise se LSI se, pa se c,kane qene dhe se nga vijne, as qe do tja dije.
    Sa per krietar Edvinin, ai eshte ne doren e Baba Mondit,dhe po e prishi me ate,bie nga karrikja.
    Selanik e tatepjete,sic ka qene, do te jete. Fatkeqsi njerzit e shkrete

  • E pra ne se eshte shume e verte se keta kane mare izen e Iliorit dhe jane futur ne LSI atehere duhet thene “harro mushke valarene” dhe populli nuk ka se ç°afr te beje.
    Shume mire do te ishte qe ne nje fare menyre te publikoheshin emrat dhe mbiemrat qofte dhe me shkallzime ditesh dhe jo njehere te gjithe.
    Edi Rama kujdese se ku ka ze nuk eshte pa gje thote i madhi popull dhe i pa gabushmi.

  • Me mire te shkruhen emrat dhe mbiemrat por jo ne nje dite se jane shume dhe populli di te vleresoje me mire se çfar jane keta te paudhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *