“Pamela, farmaciste në Tiranë, vajza e mjekut të njohur”, dëshmia e mikes së prindërve: “Jam e shokuar, nëna e saj një muaj më parë më tha që…”

redaktor

Pamela Mërtiri 34-vjeçe jetonte në Tiranë, por ditët e fundit kishte shkuar në Vlorë bashkë me fëmijën te i ati, i cili është mjek i njohur në qytet, Viron Mërtiri.

Pamela ishte e divorcuar ashtu si prindërit dhe jetonte me nënën në Tiranë. Konfliktet në familje duket se e kanë shtyrë 34-vjeçaren të marrë vendimin ekstrem duke u hedhur nga pallati vetë së bashku me fëmijën.

Një banor i lagjes ka thënë se pavarësisht ndihmës nga një qytetar që e dërgoi me shpejtësi fëmija e dha frymën e fundit në spital. Gjithashtu edhe nëna e cila u transportua me ambulancë ndërroi jetë në spital.

“Nuk e njohim fare. Të atin e njohim edhe mamanë. Edhe i ati jetonte në Tiranë, por më shumë rrinte këtu. Ishte e divorcuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë në zonë. Ishte farmaciste në Tiranë. Na ka tronditur shumë, mezi po flas. Babai është mjek në pension. Nuk dimë çfarë kishte,” shprehet qytetarja.

Një mike e nënës rrëfen se 34-vjeçarja kishte shfaqur tronditje para një muaji.

“Ishte vajzë shumë e mirë. Jetonin në Tiranë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në Tiranë të gjithë. 7-8 muaj kishin që ishin ndarë.

I kishte thënë të ëmës, dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova edhe unë të ëmën dhe më tha nuk e kam Pamelën sëmurë, ka kriza nervore. I thashë merri ilaçe çupës dhe mos e lër vetëm.

Sot erdhën më trokitën në derë, më thanë e ke parë gjë Pamelën dhe djalin. Doktor Vironi po e kërkonte bashkë me të shoqen,” thotë gruaja.

n.s. / dita

Share This Article
4 Comments
  • qofte e xhenetit

    nuk eshte vetem problemi se iken dy jete te pafajeshme por me shume nenvizoj degradimin e familjes shqiptare e cila nga baza nr-1 pozitive e shoqerise shqiptare eshte
    kthyer ne varr-mihese..

    Mos me keq kuptoni por ne kohen e Enverit ( shenjtor apo shenjtan nuk me intereson) nuk degjuam per 40 vjet raste te tilla si ky i Pameles apo i Klodian Calamanit apo per vrasje mafjoze si e Sokol Olldashit qe kete pervjetor te vdekjes tij ne nendor u harrua totalisht po ashtu dhe diegia e Lirak Bejkos,,,se njerzit po me merren me nongraten e berishes dhe gallaten e Kimishes

  • Tmerr,në cilën periudhë historike ka ndodhur kjo tragjedi?Kjo është parajsa e dogaxhiut Edvin Escobar D’Rama dhe mafias “rilindase”,që nuk të vret por të detyron të emigrosh ose vetëvritesh.215 vetëvrasje në 2020-tën,katër herë më shumë se vrasje.Dëshpërimi katër herë më i madh se krimi.Jashqitja e kombit shqiptarë bastardi Edvin Escobar D’Rama meriton karriken elektrike dhe e ka pak.

    Zigur Qarri,mashtruesi ordiner Edvin D’Rama,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

  • U preheshin ne parajse,nena dhe engjelli saj.
    Te tilla ngjarje mjaft te trishta ,fatkeqesisht por po i degjojme shume shpesh.Te gjitha jane pasoj e tramautizimit te shqerise, ku pasiguria dhe stresi jane prezent cdo dite.Shpesh kete gjendje ja veshim sistemit ku kemi 31-vjet qe po kerkojme ta ndertojme.Politikat e ndjekura ne gjithe keto vite nuk i hapen Shqiperise rrugen per ne Europe por ne “egrope”Lexon faqen online te gazetes ne kete ore te vone dhe sheh.krimi me autobuzin ne Kosove,Shpertimi (pa viktima neFier,Aksidenti automobilistik iMilotit(shyqyr qe na shptoj foltoristi e te tjera).Te gjitha ndodhit e perditeshme duhen pare tek humbja e shpreses per te jetuar normalisht si kudo ne Europe e bote.Kudo ka ngjarje por ky eshte tmerr.Shteti ka pjesen e vet por dhe shoqeria duhet te veproj.Jemi kethyer ne nje shoqeri pa identitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *