Takim me përfaqësues të bizneseve, Rama: BE nuk na integron delet, e bëjmë vetë

Ornela

Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar me përfaqësues të bizneseve deklaroi nga Elbasani se është punuar intensivisht nga të dyja administratat, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë për të skanuar zbatimin e marrëveshjeve të bëra në këto vite.

Kryeministri u ndal tek njohja e certifikatave veterinare, duke thënë se BE nuk ua integron delet, por kjo nuk i pengon të integrojnë delet e njëri-tjetrit.

DEKLARATA E RAMËS

Është pozitive që në këto vite ka një trend konstant rritës në shkëmbimet tona tregtare, por ne besojmë që potenciali është ende më i madh dhe përtej asaj që i takon biznesit është detyra jonë të realizojmë shkëmbime tregtare. Edhe sot një pjesë e marrëveshjeve të bëra adresojnë nevojën e lehtësimit të këtyre shkëmbimeve. Është një punë e nisur qysh prej disa vitesh midis administratave doganore.

Por tani kemi një plan veprimi të përbashkët. Ka nevojë për përmirësime të mëtejshme. Qysh në kontaktin e parë edhe pastaj në takimin e parë më të strukturuar të vizitës sime në Prishtinë, e kemi vendosur këtë çështje si një nga prioritete e punës së dy qeverive. Nga ana tjetër ne besojmë se një marrëveshje tjetër e firmosur sot për lehtësimin e tregtisë mes pakëve do të bëjë lehtësimin e mëtejshme të të gjithë procesit të procedimit në doganë. Kryerja e procedurave dhe kontrollet e vendit tjetër për mallrat nga personeli doganor i këtij vendi do të vendosen pranë zonave doganore të vendit pritës.

Kjo është kërkesë e kahershme e juaja. Ashtu edhe mallrat e fruta perimeve do të ketë lehtësim të importit. Do të realizojmë atë që është kërkesa legjitime e çdo transportuesi të tyre mallrave delikate. Për barrierat tarifore është bërë progres, por ka akoma problematika.

Po e mbyll me njohjen e ndërsjelltë të certifikatave veterinare. Mirë problemin që kemi me BE, që nuk na integron delet tona por që ne të mos integrojmë delet e njëri-tjetrit. Për të çuar delet nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas të kemi të njëjtin problem që kemi për t’i çuar në BE.

Këtë të keqe e kemi hequr nga rruga. Me njohjen e certifikatave të gjitha produktet me origjinë shtazore, madje dhe ato jo shtazore, do të jenë në një regjim të liberaizuar. Nëse e merr në Kosovë certifikatën është e vlefshme edhe në Shqipëri. nuk do ti kërkohet pasaportë gjësë së gjallë’, tha ai.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *