Këto janë sfidat për Playoff-et Evropiane për Katar 2022, Italia ose Portugalia jashtë Botërorit

Ornela

Është hedhur mbrëmjen e së premtes shorti i fazës play-off për ekipet që kërkojnë biletat e fundit për trenin e Botërorit të futbollit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Katar.

Shorti ka pasur surpriza të këndshme, ku bie në sy që Italia dhe Portugalia janë në të njëjtin grup dhe nëse kalojnë ndeshjet e respektive përballë Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, do të përballen në finale bashkë, ç’ka nënkupton që njëra prej tyre do të mbetet jashtë Botërorit.

Në grupin e dytë Skocia do të përballet me Ukrainën, dhe Uellsi me Austrinë më pas vjen finalja. Ndërsa shorti caktoi në grupin e tretë Rusinë, Poloninë, Suedia dhe Çekia.

Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në muajin mars.

GRUPI A

Gjysmëfinalja 1: Skoci – Ukrainë

Gjysmëfinalja 2: Uells – Austri

FINALJA: Uells/Austri – Skoci/Ukrainë

GRUPI B

Gjysmëfinalja 1: Rusi – Poloni

Gjysmëfinalja 2: Suedi – R. Çeke

FINALJA: Rusi/Poloni – Suedi/R. Çeke

GRUPI C

Gjysmëfinalja 1: Itali – Maqedoni e Veriut

Gjysmëfinalja 2: Portugali – Turqi

FINALJA: Portugali/Turqi – Itali/Maqedoni e Veriut

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *