“Ajo nuk vdiq kur u përplas në tokë, shpirti i saj ishte bërë copë më parë”. A ishte e evitueshme tragjedia e Pamelës dhe foshnjes që mori me vete?

redaktor

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Një tjetër grua i dha fund jetës së saj. Bashkë me fëmijën veçse një vjeçar u hodh nga kati i pestë i një pallati në Vlorë. Sipas të dhënave që janë bërë publike, ajo po përballej me një sërë problemesh familjare që nuk kishin si të mos e rëndonin psikologjikisht.

Viti i parë pas lindjes së një fëmije është mjaftueshëm stresues për një nënë të re dhe, siç dihet rëndom, stresi merr përmasa më të mëdha tek nënat në karrierë, për çfarë dëshmon edhe profesioni si farmaciste i gruas 34-vjeçare.

Në këtë vit të vështirë, së vetëvrarës i qenka dashur të përballej edhe me traumën e divorcit nga bashkëshorti, për të mos përmendur edhe ndarjen e përfolur të prindërve të saj.

Nuk e shoh vetëvrasjen as si zgjedhje e as si zgjidhje. Nuk besoj në guximin e të hequrit dorë një herë e përgjithmonë. Është ai i një zhgënjimi fundor dinjiteti që i përvishet këtyre lloj ikjesh. Por edhe e kuptoj se vdekja nuk ka qenë një tjetër sfidë por më fort një cak i munguar për këtë grua.

Ndonëse nuk e njoh Pamelën, nuk e shoh historinë e saj si të një Medeaja moderne, që nga zhgënjimi dhe nevoja për shpagim e hakmarrje – për të bërë të ndihen të dobët si ajo, ata që pamëshirshëm e përdorën dhe, më pas, e tradhëtuan – vrau të bijtë që Jasoni të mbante gjithnjë me vete peshën e humbjes.

Gruaja e re nga Vlora, fatkeqësisht, vendosi t’i jepte fund dhimbjes së vet dhe të evitonte të tjera për fëmijën e saj. Pa dashur t’i vesh lavdi apo të romantizoj aktin tragjik, me sa duket të mirëmenduar, nuk besoj se Pamela vdiq kur u përplas fort në gurët e lagësht të rrugëve ku u rrit, ndoshta një përçapje simbolike për të mbaruar historinë e vetës së parë aty ku filloi. Ajo, vërtet, mund ta ketë dhënë një frymë të fundit rrugës për në spital, por shpirti i ishte bërë copë më parë.

Fillimisht, do ta kenë lënduar ato gërvishtjet e grackës së gruas profesioniste dhe pritshmërive tradicionale të rrethit të ngushtë e shoqërisë për një nënë, grua, të ashtuquajtur “familjare”.

Më thellë në shpirt do ta kenë vrarë ato ëndrrat për një familje – një botë të veten të kurorëzuar me një fëmijë – që iu shkërrmoqën kur kujtoi se e arriti.

Padyshim, si shigjeta helmuese e kanë goditur ato fjalët pas shpine a jo të të gjithëditurve që i kanë treguar historinë e saj, ia kanë mbllaçitur hallet mbi filxhana kafenesh, ia kanë përfolë dhimbjen pa takt. Do ketë kërkuar Pamela pak ndihmë, për të dëgjuar këshilla të vyera të tipit “e kemi kaluar të gjitha” ose “ik… në Gjermani”.

Ndoshta edhe pak suport profesional ka dashur. Por institucionet dhe organizatat përkatëse, të pakta, pak aktive dhe në nevojë për specializim si janë, iu duhet të fokusohen në një mori problematikash ku gratë e shkolluara dhe me profesion, pa kocka të thyera dhe sy të nxirë nga dhuna në familje, jo të shfrytëzuara dhe që nuk i përkasin ndonjë kategorie të caktuar, mund të mos jenë pjesë.

E ndjerë pa rrugëdalje, pa ngushëllim, ka marrë rrugën pa kthim. Fëmijën e shtrenjtë e ka marrë me vete se thjesht nuk ka pasur kujt t’ia besojë. Babai i larguar, prindërit e moshuar, institucionet mjerane, birësuesit potencialë single ose larg pjekurisë së nevojshme, psikopatët që sillen rrugëve të patrazuar dhe mund të të bëhen komshinj, të dënuarit për pedofili që ripunësohen si mësues “me procedurë” mund ta kenë bindur se as shoqëria dhe as shteti nuk do jenë të aftë e të gatshëm t’ia lehtësojnë kalvarin e vuajtjeve që do priste një jetim të pafat.

Pamelës dhe fëmijës së saj i qoftë dheu lehtë. Uroj fort që diku përtej të gjejë paqen e vet.

Por tragjedia e saj dhemb më fort se ishte e evitueshme me angazhim të mirëfilltë, çka nuk arrihet me keqardhje sipërfaqësore dhe lutjen që të mos ketë të tjera gra që preferojnë vdekjen mbi jetën.

 

Share This Article
17 Comments
  • Kush ta shpetonte?
    Keta kriminelet qe i thon vetes politikane e qe jan politiqenër??
    S kemi degjuar te vras veten ndonje nga soji i tyre i derrave

    • Nga soji i ketyre derrave nuk ka pse ta vrase veten ndonje prej tyre, sepse ne antishqiptaret, qe jemi bere shume dhe jemi si breke e bythe me ‘ta, jemi kujdesur qe ata (derrat) te gjejne ngushellim sepaku ne pasurite e tyre materiale! Ne antishqiptaret, ne koalicion me ‘ta si mishi me thoin, kemi hequr arsimin, kemi nxitur materializmin e paskrupullt, kemi shuar cdo ndjenje shpireterore dhe mendim idealist, po e kthejme shoqerine ne bashkesi individesh pa lidhje me njeri-tjetrin, po e shuajme kete vjetersire me emrin ‘komb’, po shuajme edhe dinjitetin, duke i kthyer individet ne numra statistikore, dhe do shkojme drejt shoqerise se kastave, per ta bere gjumin tone te qete njehere e mire! Ne antishqiptaret jemi te mbrojtur nga miqte tane jashte, ndaj s’keni c’te na beni! Lere pastaj, qe ne luajme bukur role te ndryshme, si ate te altruistit, te patriotit, te meshir-plotit, te besimtarit te perkryer, te te paanshmit, te te zgjuarit, etj., me te cilat ju hedhim hi syve juve perdite!

  • Shqiperia eshte kthyer ne nje vater depresioni.
    Nje vend ku sukses quhet te kesh lek pavarsisht si i ben, ka vrare moralin.
    E pastaj vret veten
    Sic..

  • E ndjera do kete vuajtur nga depresioni post natal. Sikur mos mjaftonte situata pas lindjes, edhe nje bashkeshort qe e penalizon me divorc!
    Cfare situate dramtike per te ndjeren!!

  • Dhe shajne Enverin se ka vrare.
    Vetem te vetvraret keta 30 vjet jane nja 100 her m shume cka vrare Enveri.

    Pa llogarit 97 dhe viktimat e perditshme te krimit

  • as nje nuk e di historine personale te kesaj fatkeqe po kush do e di qe shume e shume sidomos femra nuk bejne kujdes ekspozohen tej mase ne ambiente publike ne familje duhet te bahet si thone vetem ato shume egoiste keto sjellje prevewrse aq me teper ne nje shqrei te varfer te koruptuar e kriminale ku krimi komandon qeverine sjellin konflikt ne cift njerezit kudo po me teper ne arnautistan duhet te bejne shume kujdes shume me shume femrat jo te gjithe do behen te pasur apo vipa leshi pra edona shkaqet jane me te dukshme dhe plaga sherohet kur e hap dhe e pastron jo kur e mbulon

  • Feminizmi, karrierizmi dhe egoizmi shkaterrojne familje e me ne fund dhe vet femren. Femrat kane tendenca skizofrenie duke akuzuar gjithmone gjinine mashkullore per probleme qe ato vete krijojne. Ne pergjithesi femrat harrojne te shikojne veten ne pasqyre. Kjo, pervec momentit kur lyhen e ngjyhen.

  • Pyetja ne titullin e artikullit duhet t’i drejtohet ish bashkshortit ,babait te femijes.Ai duhet te kuptonte gjendjen psiqike, emocionale qe ju shkaktuan nenes se femijes ne vendimin e ndarjes e lenien vetem me nje femije 1 vjec.Shyqyr nga ana financiare ishte e punsuar madje pronare e nje Farmacie ne Tirane. Pra divorci i ka dhene goditje fatale qe nuk ka dijt te kontrolloje e te besoje veten.Dhe egoizmi e hakmarrja ishin armet qe ajo perdori duke vrare femijen e vet. Asnje shoqe te ngushte ,Mike te vertete nuk kishte qe te jipte alarmin ?? Nena e saj e kishte kuptuar ,e shikonte depresionin e saj e nuk mundi t’a shpetonte .Deshperimi e dhimbja ime eshte e 10 fishuar me ato nena qe fati i zi i troket ne dere ,braktisen, me femije e jane te papune e pa strehe.Nje plage e shoqerise ku vetem shteti mund te gjeje zgjidhje. Qofte i lehte dheu per nene e bije !

  • Shumë e saktë analiza për rrethanat në të cilën ndjeu vetëvrasjen e ndjera. U prefshin në paqe nënë e bir. Duket në foto që ka qenë një një femër me intelekt, e ndershme dhe fisnike. Shpirti dhe mendja e saj e di se çfarë “uraganesh” të brendshme ka pasur derisa arriti fatkeqësisht aty dhe bëri atë që bëri. Injoranca e shoqërisë nuk e kupton se në mjaft raste femrat pas lindjes dhe janë me fëmijë të vogël, kalojnë periudhë depresioni dhe duan shumë kujdes dhe ngrohtësi nga të afërmit. Shtuar pastaj këtu edhe dramën e divorcit që ajo ka përjetuar, dhe nuk ka sesi mos rëndojë barrën e gjendjes deprive të saj. Shumë e dhimbshme! Qofshin të parajsës nënë e bir!

  • Moj motra, di te flasesh shqip ti?
    Cfare jane keto idiotizma qe shkruan.

    Është ai i një zhgënjimi fundor dinjiteti që i përvishet këtyre lloj ikjesh. Por edhe e kuptoj se vdekja nuk ka qenë një tjetër sfidë por më fort një cak i munguar për këtë grua.
    Uroj qe diku pertej te gjej paqen e vet.
    Seriozisht e ke ti?
    Uron?
    Ke paqe, ate qe gjeti duke perfunduar e shembur dhe e bere pershesh ne beton?
    I uron. Cope debile
    Pamela mori fund me gjithe paqe. Fund te tmerrshem, dhe kriminel
    Mori me vete dhe femijen. I ishte care fytyra, thane mediat. Domethene qe kishte rene me fytyre.
    E ke idene e renies se lire..?
    Apo te duket nje ngjarje dramatike vetem ne sferen psikologjike, ne ate boten tende te percartur nga mendime qe nuk kane permbajtje apo ide.
    Se cdo te thuash me kete shkrim psikopatesh dhe debilesh, ska njeri ta marri vesh.
    Ka faj familja qe u ndane dhe prinderit.
    T’emen ore, pse e la nje legen, u dashka te hidhet dhe te vrasi dhe femijen.
    Femija eshte jete. Per femijen do kishte 1000 arsye per te rrojtur. Eshte hakmarre ndaj burrit. E semure nga inati hakmarrja. Kjo ishte Pamela

  • Kjo zonje i dha fund jetes,duke e bere edhe me tragjike me vrasjen e femijes se saj.Ne kete palo shtet qe kemi,ku per jeten e qytetareve kujtohet vetem diten e zgjedhjeve dhe nuk kane asnje pergjegjesi ,eshte lodhje te flasesh. Edhe ne keto dite pas ndodhise asnje institucion ,vec shoqates se famacisteve nuk eshte prononcuar.Edhe “organizatat jo qeveritare”te ngritura si kepurdha pas1990-tes nuk flasin.Nje grua u vetvra bashke me femijen.Cilat jane shkaqet e ketij veprimi?A ka te tjera qe mund te ndihmohen?A ka Ministria e shendetesis dhe mireqenies sociale ndonje studim per keto raste?Kush duhet te merret me parandalimin e tyre?Policia ka aq shume halle sa nuk i shkon nder mend.Ajo vetem rregjistron e arshivon “Vetevrasjen”
    U qofte dheu i lehte kesaj gruaje dhe engjellit te saj.
    Ke te citojme:Migjenin me”Bukuria qe vret” apo Ali Asllanin me “Per zoterinjte”(poshte ky shtet ,ky palo shtet).

  • Duhet te keshe kaluar momente depresioni me intesitet te larte per te qene me i qarte per semundjen.
    Une kam kaluar dy momente depresioni shume te shkurtra 1 deri 2 sekonda brenda pak minutave nje pasdite.
    Presioni ne tru ishte i paperballueshem.
    Me pas kuptova se shkaku ishte COVID 19 qe kisha kaluar.
    Nuk mora mjekim as per hollimin e gjakut.

    Mjeket e zemres veshkave mushkrive stomakut e tj, edhe pse mund te mos kene kaluar keto semundje, jane shume te qarte.
    Ne rastin e depresionit, edhe vete mjeku specialist, nuk eshte shume i qarte, njohurite bazohen nga te mesuarit ne fakultet dhe eksperienca me pacientet.

    Ai qe kalon depresionin, ndergjegjen ose vetedijen e ka top, por nuk e perballon dot presionin ne tru.
    Depresioni mund te jete i shkurter ne kohe, me nderprerje, vjen papritur, ose vazhdon gjate.
    Te semuret me depresion te larte kur do te marrin vendimin per tu vetevrare, u fshihen familjareve, jane plotesisht te vetedinshem por nuk kane rrugezgjidhje, nuk e perballojne.

    I shkruajta keto se nuk ishte e lehte, nuk mjafton vetem mbeshteja sociale nga familja dhe shoqeria.
    Mjekimi kryesor jane ilacet qe zgjerojne enet e gjakut dhe vendosin ekuilibrin e hormoneve.
    Mjekimi duhet te filloje sa me shpejt kur semundja nuk ka perparuar dhe nuk dubet te nderpritet pa miratimin e mjekut, ndryshe rikthehet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *