Naftëtarët e Ballshit në protestë: Po e mbyllin uzinën pa asnjë njoftim, duam lekët tona

Ornela

Naftëtarët në uzinën e Ballshit kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë, pasi pretendojnë se uzina do të demontohet.

Në uzinë janë mobilizuar forca të shumta policie

“Rifillimi i punës në rafineri, në të kundërt të dalin me një deklaratë se kjo rafineri nuk ka të ardhme. Kërkojmë zgjidhje ligjore, konform të gjitha procedurave. Të na likuidohen lekët e prapambetura. Të mos bëhen lojëra, e bleu njëri apo tjetri dhe ne këtu nuk kemi një njoftim zyrtar”, shprehet një nga punonjësit.

Sipas tij, naftëtarët kanë tetë milionë euro të papaguara: “Të gjitha palët kanë detyrimin të vijnë një orë e më parë e të shpjegojnë se ç’po ndodh me fatin e këtyre pagave. Kërkojmë një rafineria të vihet në punë si aset i një rëndësie të veçantë”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *