VIDEO: Stuhia në Stamboll, mbyllet ura e Bosforit, era merr me vete makinat

J L

Stuhia e frikshme vazhdon të shkaktojë dëme në Stamboll.

Mediat e huaja raportojnë se ura e madhe e Bosforit është mbyllur dhe fluturimet janë anulluar.

Ditën e hënë, stuhia e fuqishme goditi Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë, dhe deri të paktën katër persona humbën jetën dhe 38 persona janë plagosur.

Në video, makinat shihen teksa i merr era e fortë.

52 semaforë dhe shenjat rrugore janë rrëzuar.

Të paktën gjashtë fluturime të ‘Turkish Airlines’ të planifikuar për ulje në Stamboll u devijuan në qytetet e Ankarasë dhe Izmirit.

Erërat e forta detyruan gjithashtu autoritetet të anulojnë shërbimet e trageteve midis vendpushimeve bregdetare të Bodrumit dhe Datca.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *