Mëngjesi i sotëm ka nisur me një lajm të trishtë për kulturën në vendin tonë.
Piktori i njohur korçar, Sotiraq Xega ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Ai njihet, jo vetëm si vëzhgues i kujdesshëm i detajeve, parakusht i domosdoshëm për një piktor. Gjithashtu, dallon për stilin e veçantë të punimeve.
Sotiraq Xega është një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës.
Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar.
Vitet e fundit, Xega është spikatur për ekspozitën “Çfarë ka qytetari i Korçës pas shpine”, duke i kujtuar bashkëqytetarëve të tij madhështinë e malit të Moravës.
Autori përdori teknikën e tempera-s dhe akuarelit për të sjellë bukuritë e këtij mali, që siç u shpreh edhe vetë ai, “janë sjellë me dimensione të vogla, por me një larmi të madhe ngjyrash”.
Në 100 punimet e tij, artisti Xega luajti me ngjyrat e malit të Moravës, me një teknikë të rrjedhjes e monotipit, duke realizuar piktura në stilin klasik. Vizitorët i vlerësuan punimet me tematikë natyrën e malit të Moravës.
j.l./ dita

Kur nje piktor peisazhist,pikturon qytetin e vet,ai i jep dhe nje dimension me te ndjere shpirteror piktures se vet.
Xega,keshtu,vete dhe reshtohet,mbas peisazhistit te madh korcar,Vangjush Mio.
Vecantia e tyre,eshte se behen me te ndjere mbas vdekjes fizike.
a eshte e ndaluar per respekt te te ndjerit te jepen ca piktura ne kete artikull
rip