Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz po largohet nga politika, njoftuan mediat austriake të enjten.
35-vjeçari, i cili është ende lider i Partisë Popullore konservatore (ÖVP), shërbeu si kancelar nga 2017 deri në 2019 dhe përsëri nga 2020 deri në 2021.
Ai u largua nga kancelaria në tetor të këtij viti kur u zhyt në një hetim korrupsioni.
Mandati i tij i parë në detyrë, gjithashtu përfundoi në një mënyrë të ngjashme, pas të ashtuquajturit Skandali i Ibizës.
Kurz u bë baba muajin e kaluar dhe tha se vendimi i tij për t’u larguar ka ardhur për shkak të kësaj.
ÖVP caktoi një konferencë për shtyp për të enjten në orën 11:30 për të dhënë më shumë detaje mbi vendimin e Kurz për të hequr dorë nga drejtimi i partisë.
Kurz u pasua si kancelar në tetor nga Alexander Schallenberg dhe mediat austriake raportuan se Ministri i Brendshëm Karl Nehammer është gati të marrë postin nga ai si udhëheqës i partisë.
j.l./ dita

Krahasojeni kete akt me shpellaret tane qe edhe ne prag te vdekjes biologjike ngulin thonjte ne politike dhe nuk ka firce qe ti shkule a thua se kete vend e kane bere parajse dhe e meritojne
Degjova sot lajmet ne Gjermmanisht . Sot Kryeministri i ri Austriak Alexander Schallenberg qe zevendesoi kolegune e tij Sebastian Kurz , dha edhe ky doreheqjen , in kurze Zeit .Po politikanet tane qe e kane dhjere e pshurur Shqiperine edhe ti vrasesh ,nuk bien nga kali .
Me falni se harova ,do kete votime te reja ne Austri safermi .