Tirana 24 orë ujë, nënshkruhet marrëveshja mes qeverisë dhe Bankës Europiane për Investime. Ahmetaj: Pjesë e ambicies për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve

Ornela

U nënshkrua sot Marrëveshja e financimit të projektit të “Furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Tiranës”, mes qeverisë shqiptare përfaqësuar nga Zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe Bankës Europiane për Investime, përfaqësuar nga zv. Presidentja Lilyana Pavlova.

Të pranishëm në eventin e nënshkrimit ishin Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe Ambasadori i Delegacionit të BE Luigi Soreca.

Projekti i furnizimit me ujë të pijshëm për Tiranën, është një financim në shumën e 144.5 milionë euro, nga të cilat 80 mln euro kredi e financuar nga BEI dhe pjesa tjetër financim i buxhetit të shtetit dhe ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizime Tiranë. Punimet parashikojnë modernizimin e infrastrukturës së rrjetit ekzistues të ujit, duke investuar edhe në linjën e re të furnizimit nga Guri i Bardhë, si dhe garantimin me ujë të pijshëm 24 orë për gati 1 milionë banorë të kryeqytetit.

Në fjalën e tij zv.kryeministri Ahmetaj tha se ky është një tjetër projekt prioritar i qeverisë që po bëhet realitet. Punimet do të nisin vitin e ardhshëm dhe brenda vitit 2024, Tirana do të ketë plotësuar objektivin për furnizim me ujë të pijshëm 24 orë.

“E kemi nisur diskutimin dy vite më parë dhe kemi bërë punën e milingonës këto dy vjet së bashku me BEI dhe Bashkinë e Tiranës, për të arritur deri këtu. Nuk ka qenë e lehtë, periudha ka qenë e vështirë, kishim tërmetin e pandeminë të cilat e bllokuan hapësirën fiskale. Tani për shkak të ringritjes kemi bërë të mundur që ky projekt të futet në buxhetin e viteve të ardhshme 2022-2023. Në 2023 fillon piku i punës, tani fillojmë punën për detajimin e projektit dhe në pak vite, 24 orë ujë për Tiranën do jetë normalitet” – tha ai.

Ahmetaj shtoi se ky është një nga projektet më të mëdha të financimit, që shkon në linjë me reformën e qeverisë për sektorin e ujit – “Jam i lumtur që ky projekt shkon në një nga sektorët prioritarë të qeverisë shqiptare dhe është pjesë e një reforme tërësore dhe ambicies sonë për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, në këtë rast duke mundësuar ujin e pijshëm 24 orë. Ju e keni parë të gjithë aksionin që ne kemi ndërmarrë me ujësjellësit në funksion të qytetarëve dhe gjithë reforma që kalon nga eficenca e ndërmarrjeve dhe nga modernizimi i infrastrukturës, është në tryezë të Kryeministrit, është në tryezë të qeverisë, përditë”.

Zv.Presidentja e Bankës Europiane për Investime Lilyana Pavlova tha se ky është “një hap i rëndësishëm përpara drejt garantimit të kushteve më të mira të jetesës për qytetarët e Tiranës. Jemi të lumtur të investojmë në një të ardhme më të sigurt e më të shëndetshme për Shqipërinë, duke kontribuar në të njëjtën kohë në një rimëkëmbje më të shpejtë. Jam krenare për bashkëpunimin aktual mes qeverinë shqiptare dhe qytetin e Tiranës, bashkëpunim që na ka ndihmuar të adresojmë sfidat e lidhura me rritjen e shpejtë të urbanizimit dhe pamjaftueshmërisë së sistemit aktual për furnizim me ujë të pijshëm. Ky projekt do të mundësojë furnizimin me ujë dhe do ta çojë vendin më pranë realizimit të objektivave të lidhura me sfidat e zhvillimit urban, ndotjes së ambientit dhe ndryshimeve klimatike. Së bashku me Team Europe ne jemi gati të vijojmë të mbështesim përshpejtimin e zhvillimit ekonomik e social të Shqipërisë dhe mezi presim të zhvillojmë projekte të reja për vendin”.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se gjatë viteve të fundit është arritur një rezultat shumë i mirë në drejtim të rritjes së performancës së ndërmarrjes së ujësjellës –kanalizimeve të Tiranës, por me këtë projekt ambicia për ujë 24 orë në Tiranë do të bëhet realitet brenda 2024: “Jemi dita me natën me atë që gjetëm: rrjeti i ujësjellësit i ngjante një kulluese makaronash, ku uji vidhej rregullisht, makinat laheshin me ujë të pijshëm, po ashtu edhe misri ujitej me ujë të pijshëm. Fillimisht u desh të rikuperonim humbjet, të kishim një ndërmarrje më efiçiente, që të mos ishte më një parking militantësh, por një ndërmarrje me misionin për të shërbyer. Tani mund të them me krenari se ndërmarrja ka jo vetëm performancën më të mirë në Shqipëri, por sot është një ndërmarrje që ka arritur t’i paguajë vetë kreditë e marra, që ka financa më të shëndosha. Megjithatë, jemi ende larg ambicies sonë për Tiranën 24 orë ujë, por ky është plani ynë për vitin 2024. Sot firmosim kredinë më të madhe në historinë e ujësjellësit të Tiranës, si një mënyrë për ta çuar në marshin e pestë kalendarin tonë të investimeve. Në 2-3 vitet e ardhshme ne parashikojmë të hapim një kantier që të shtrojmë 45km tubacione në Tiranë, si dhe të sigurojmë një unazë presioni, e cila na jep mundësinë të furnizojmë të gjitha njësitë me të njëjtën sasi uji, edhe në lagjet më fundore të Tiranës, sidomos lagjet e reja dhe zonat e veçanta si “Astiri”, “Fresku” dhe “Liqeni i Thatë”.

Ambasadori Soreca tha se “ky projekt i ri investimi është një kontribut i madh i BE në favor të përpjekjeve të Shqipërisë për të përmirësuar performancën e shërbimit dhe garantuar furnizim të vazhdueshëm e të sigurt me ujë për banorët e Tiranës. Europa është këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë për të përmirësuar cilësinë e jetesës, rritur kujdesin shëndetësor dhe ulur kostot e energjisë, ndërsa Tirana bëhet më e qëndrueshme dhe përshtatet me ndryshimet klimatike. Jemi të lumtur të mund të ndihmojmë Shqipërinë të përafrohet progresivisht me standardet e BE.”

***
Fjala e plotë e Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj
Më lejoni së pari t’ju uroj mirëseardhjen në Tiranë dhe t’ju falënderoj për finalizimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme në një sektor prioritar për qeverinë shqiptare siç është uji, projekt i cili i shërben drejtpërsëdrejti gati 1 milionë banorëve të kryeqytetit, duke garantuar furnizim të sigurt dhe të vazhdueshëm me ujë të pijshëm, një lajm i mirë e i shumëpritur për ta.
Marrëveshja që nënshkruam sot, konsiston në tre elementë të rëndësishëm:
Atë financiar – është një nga marrëveshjet më të mëdha 144.5 milionë euro, 80 milionë euro janë kredi që e merr qeveria shqiptare në funksion të ujësjellësit të Tiranës, pjesa tjetër do të financohet nga buxheti, kryesisht nga buxheti i UKT që është një ndërmarrje shumë eficiente dhe një pjesë e vogël janë grant dhe trajnime e asistencë teknike, siç iu referua edhe znj. Pavlova.
Komponenti i dytë është infrastrukturor. Dua të ndaj me qytetarët e Tiranës që gjetja inxhinierike e unazës së presionit është fantastike. Ne të gjithë i mbajmë mend ato historitë e vjetra që këtu ka ujë, aty nuk ka, nuk arrin uji në kilometrin 10 sepse presioni mbaron në kilometrin 1, e të tjera si këto. Një zgjidhje inxhinierike si unaza e zgjidh përfundimisht të gjithë këtë dilemë inxhinierike të dikurshme, përpos që investon në të gjithë rrjetin, që siç iu referua dhe kryetari i bashkisë, ka qenë i ezauruar. Në vitet e fundit është investuar gradualisht për ta ripërtërirë dhe me këtë investim të madh, praktikisht e gjithë infrastruktura e ujësjellësit të Tiranës, modernizohet.
Elementi i tretë që është shumë i rëndësishëm, është që përmes këtij investimi sjellim një burim të ri të ujit nga Guri i Bardhë (25 km në verilindje të Tiranës) për kryeqytetin. Pra janë tre shtylla të rëndësishme të këtij projekti dhe këtë e bëjmë me një partner shumë të rëndësishëm si Banka Europiane për Investimet.
Projekti është pjesë e gjithë asaj reforme dhe ambicie, që qeveria shqiptare së bashku me qeverisjen lokale, kemi për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve me themel, në këtë rast, ujin e pijshëm 24 orë.
Kemi përmendur shumë projekte – kemi përmendur aeroportin e Vlorës, po bëhet realitet; kemi përmendur Unazën e Tiranës, më në fund po bëhet realitet; Tuneli i Llogarasë, po bëhet realitet; projekte të tjera portuale, aeroportuale, rrugore apo hekurudhore, po bëhen realitet. Edhe ujësjellësi i Tiranës dhe 24 orë ujë të pijshëm për qytetarët e Tiranës, po bëhet realitet.
Kur dikur, dikush, me të drejtë apo pa të drejtë na ngacmonte se janë 3D, sot asnjë nga ato projekte që kemi përmendur nuk janë 3D, janë të prekshëm dhe janë pjesë e axhendës prioritare të këtij Kryeministri dhe të kësaj qeverie.
Dua t’i kthehem dhe njëherë projektit që nënshkruam sot. E kemi nisur diskutimin me kërkesë të Kryeministrit dy vite më parë dhe kemi bërë punën e milingonës këto dy vjet së bashku me Bashkinë e Tiranës dhe BEI, për të arritur deri këtu. Nuk ka qenë e lehtë, periudha ka qenë e vështirë, kishim tërmetin e pandeminë të cilat e bllokuan hapësirën fiskale. Tani për shkak të ringritjes kemi bërë të mundur që ky projekt të futet në buxhetin e viteve të ardhshme 2022-2023. Në 2023 fillon piku i punës, tani fillojmë punën për detajimin e projektit dhe në pak vite, 24 orë ujë për Tiranën do jetë normalitet. Mes 17 ore ujë dhe 24 orë ujë, është në mes një det i tërë punësh që jemi duke i bërë sot për ta bërë realitet.
Dua gjithashtu të theksoj që ky investim shkon në një nga sektorët prioritarë të qeverisë. Ju e keni parë të gjithë aksionin që ne kemi ndërmarrë me ujësjellësit në funksion të qytetarëve, uji është i shtrenjtë jo në aspektin financiar, por në aspektin e domosdoshmërisë së qytetarëve për 24 orë furnizim dhe gjithë reforma që kalon nga eficenca e ndërmarrjeve dhe nga modernizimi i infrastrukturës, është në tryezë të Kryeministrit, është në tryezë të qeverisë, përditë.
Ndërkohë gjej rastin që ta falënderoj Bankën Europiane për Investime, gjej rastin ta falënderoj edhe Komisionin Europian dhe delegacionin e BE në Shqipëri për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë, në gjithë këto vite por sidomos në dy vitet e fundit të vështirë të tërmetit dhe pandemisë.
Dua të informoj qytetarët edhe që së bashku me BEI, me mbështetjen e ambasadorit Soreca dhe kërkesë të Kryeministrit për dilixhencë të vazhdueshme në këtë gjë, ne kemi filluar negocimin për 100 mln euro një injektim i ri financiar në dy vitet buxhetore që vijnë, pra do të negociohet gjatë vitit që vjen për ta futur në buxhetin 2023, 100 mln euro që ka të bëjë me një projekt gjithashtu prioritar siç është strehimi, jo thjesht të familjeve në nevojë, por atë instrument që ne e kemi përmendur edhe në programin tonë të qeverisë, në mbështetje të familjeve të reja, një instrument strehimi modern që i vjen qytetarëve në ndihmë.
Faleminderit dhe njëherë dhe punë të mbarë.

Share This Article
12 Comments
  • Efektivisht banoret kane 24 ore uje sepse e depozitojne vete . Mbetet te sigurohet ky vellim uji ne depo dhe te hiqen depozitat individuale . Kjo duket shume e veshtire .

    • Nuk besoj…
      Premtime,premtime,premtime❗️
      Nuk dua te perdor me fjalen “Inshalla” se e kemi bere kushedi sa here kur nga politika jane bere e vazhdojne te behen premtime❗️

      U thane se do te hiqeshin depozitat ne janar te v.2020,jo vetem nuk u hoqen por Zoti dhe keta e dine kur do te hiqen❗️

      Nga pesha e 3 depozitave mbi dhomen e ajrimit, 3000 litra uje, parapeti taraces eshte perkulur.
      Kur jane vene tubat qe marrin uje nga depozita mbi tarace e zbresin neper banesat e atyre qe kane depozita, HALLDUPET i kane rene shkurt dhe i kane futur brenda parapetit duke e care ate.

      Nga lageshtira muret e baneses tone jane demtuar, suvaja bie cdo dite, shtepia vjen era myk❗️
      Nje bufe te madhe sa faqja murit duhet ta hedhim ngaqe ka marre lageshtiren e murit dhe vjen era MYK❗️

      Muri mbi pervazin e dritares se banjos nuk mban me uje, pikon dhe ne vendosim legen mos te laget pervazi dritares.

      Lageshtira nga banjo ka dale ne murin e jashtem, ne koridor.
      Prej nje viti ka zbritur ne murin e katit te katert.

      Mjediset e demtuara ua cova me 12 Nentor 2021 me USB , sekretares se administratorit te njesise bashkiake nr.9, Sokol Dardha dhe ing.Luan Gjuzi ne zyren e urbanistikes prane njesise bashkiake nr.9.

      Te dy i kaluan videot nga USB ne kompjuterat e tyre.
      Sot eshte data 3 dhjetor 2021 asnje pergjigje❗️

      Me heret, ne 25 maj 2021 deputetes se zones , Orgeta Manastirliu i dergova nje DVD me pamje te mureve, sigurusht nuk ishin ne kete gjendje sic jane sot, por ajo me date 24 qershor 2021 ia kishte kaluar per zgjidhje Merita Xhafes, drejtoreshe ne ate ministri❗️

      Cfare pune kishte Merita Xhafaj me ankesen time kur une iu drejtova deputetes se zones e cila ne takim me elektoratin me premtoi se do merrej me problemet e mia❓
      Gjithsesi edhe kjo jo vetem nuk beri asnje zgjidhje te problemit urgjent qe jam por NUK ME KTHEN AS DOKUMENTAT DHE DVD-ne…

      Deputetja Manastirliu nuk e mbajti fjalen, pra me GENJEU apo sic thuhet, me MASHTROI❗️

      7 muaj kaluan dhe shtepia me eshte demtuar edhe me teper ngaqe Manastirliu nuk beri asgje per te me ndihmuar ndonese ne takimin me elektoratin dy dite oara zgjedhjeve me premtoi…

      Keto qe po shkruaj i kam bere status me video e me fotografi ne Edi Rama Group qe prej me shume se 3 vjet❗️

      Kam dhjetra komente me video e foto qe kam bere te profilet e Gramoz Rucit,Partia Socialiste Tirane,Kryebashkuaku Velija, Kryeministri Edi Rama etj….

      Asnje pergjigje deri me sot❗️
      Indiferentizem i pashembullt nga ata qe zgjidhen me votat tona❗️

      A MUND T’JU VOTOJME PERSERI UNE DHE MIJRA TE TJERE KUR SHOHIM MOSREAGIMIN NGA ANA E TYRE❓
      NE NUK KERKOJME FAVORE POR ATE QE NA TAKON❗️
      PERSE I ZGJEDHIM ATA, QE TE BEJNE SHOW NE EKRANET E TV-ve APO NE PARLAMENT ME VESHJET E TYRE FIRMATO APO NE RRADHE TE PARE PER TE NA SHERBYER❓

      NESE DIKUSH LEXON KETE KOMENT T’UA TRANSMETOJE TE LARTPERMENDURVE❗️

      HIQNI DEPOZITAT PARA SE TE NDODHE GJEMA, PARA SE TE CAHET PARAPETI E DEPOZITAT TE KRIJOJNE NDONJE VRASJE SEPSE ATO MUND TE CAJNE MURET E BANESAVE APO T’U BIEN BANOREVE KUR HYJNE TEK SHKALLA❗️

  • vazhdon pengmarja.po te duan te mos marin kredi.E paraqesin pengmarjen si liri.Populli jone eshte ne liri sa i lire eshte pengmarsi ne duar e bandave.

    • edi rama burre i mire
      per te ngrene dhe per te pire

      edi rama burre i zoti
      kapi lopen e kulloti

      edi rama nje mut muti
      prandaj e quajne ramuti

      edi rama po pellet:

      saliun eshte nje qen
      nje qen dhe nje zagar
      por per mua nuk eshte tradhtar

      se une edi saliun nuk e kam armik
      e kam mik dhe shkuar mik
      se saliun e kam vella
      dhe prandaj me te nuk kam shamata

      luli dhe meten i kam shoke
      se si me saliun na lidh nje padron
      ai padroni eshte illuminati
      me shoket e tij te lene ne Shqiperi
      na ka shtruar rrugen gati.

      PS-PD
      PD-PS
      jeni te genjyer per se gjalli
      se keshtu e do illuminati
      se keshtu e kemi zakon
      qe te gjthe ne PS, PD, LSI
      te jemi shume shoke.

      Prandaj mus u habisni
      se sic thash nuk jemi armiq te vertet
      se cmimet nuk i veme qindperqind vete
      ato i marrim me shume nga larte
      prandaj mbyll gojen o shtembrat

      edi rama mut i trashe
      qe ketu e ne librazhd

      pa nderime dhe pa respekt
      Edi Rama d.v.

  • Po ky ametaj pse zgerdhiet sikur ka sjell fitime 150miion euro ne buxhet, sikur te jet treguar i mencur. Borxh ke mare tqr do paguhen dhe interesa e ke zhyt me keq konsumatorin do i ritesh cmimet e ujt se nga do i nxheresh leket.

    • Ametaj qesh, pasi aty ka me bollek lek per xhepat e tij, ai do hapi dy ka alé nga 50cm te thelle do veri dy tubo nga 100mm do i mbuloje dhe kaq mbaroi puna. Leke Ska me,, mbaroi fondi se i morì per vete, ne skemi uje as sot dhe as mot, si qemoti me bidona ne krahe. Shikon I tubot qe ka vene Enver I, Jane 1.8m thelle e jo 50cm si keta dhe me e forts eshte se ate here i hap I’m me krahe dhe pune vullnetare kurse tani leket vu, mjetet vu, tubot vu dhe kanalet i bejne si te motres se tyre, ceket qe dhe me te gervishur me gozhde do ishte bere me I thelle. Keta Jane hajdut dhe KY sidomos eshte me keq se Beqja e Gjiknuri. Mos hiqni fucite ai qe ka te tjret te marrin masa per uje.

  • Vetë Edi Rama ka pohuar me sinqeritet që janë zhdukur në ujsjellsa për 8 vjetë 700 miljon euro në takimin e parë kur i telendisi kryetarët e bashkive dhe u dha paralajmërimin serioz për raprezalje kryeministrore në radhët e tyre dhe, me këto që do të miren këtë radhë i takon që në mbledhjen tjetër ti telendis për 844,5 miljonë euro të zhdukura, është garant Arben Ahmetaj si dorë e sprovuar për menaxhim parash.

    Mendoj që edhe kjo Lilyana Pavllova që i qesh fytyra pa konkuruar ne qeshjen plot ekstazë të Arben Ahmetajt e të Erion Velis duhet të ketë mësuar të kërcej vallen e naplonit si i nerumi Soreka që e tund këtë valle me shokun Edi me qindra miljonat e subvencioneve të BE që kanë mbështetur fuqishëm edhe bujqsinë ku edhe në fshatin tim kanë mar 1000 fermer subvencione dhe fshati po lulëzon dhe falënderojmë zotin Soreka si ambasador i BE.

    Vetëm zv/ presidentja Pavllova të ketë kujdes se kusarët sot vjedhin bankat jo si në kohën e babaqemos , me tunele posht bankave, por me faturë të rregullt gjoja si borxh në emër të popullit që përfaqson kusari, që, mbasi kusari mer paratë dhe i futë në thesin e tij, populli duhet të paguaj brez pas brezi paratë e vjedhura nga banka maskuar si borxh.

    Eh sa ka përparuar vjedhja e bankave në krahasim me epokën e Arsen Lupenëve mjeranë që hiqnin të zitë e ullirit nga komisarët e policisë kur

    sot komisarët e policisë përkundrazi ruajnë me vigjilencë kusarët që të mos u preket as fija e flokut nga njerëz me prirje kriminale,…… nejse

    sa të lumtur janë të gjithë për miljonat që do derdhen në ujsjellsin e Tiranës, qytet që do të bëhet jo vetëm me unazë rrugore me kosto të ultë 20 miljon euro për 1 km por edhe me unazën e ujsjellsit që me paratë në dorën e Edi Ramës që nuk duket në foto por aty është, më i lumtur se të tjerët, është mbrapa Arben Ahmetaj që firmos në emër të tij, kostua e 1 km tubacion rrethor presion rregullues që do të komandohet dhe kontrollohet nga sateliti do të ketë vlerë më të ultë psh 25 miljon euro me matematikën e re Ramjane që ka zbuluar që

    “çmimi ulet kur bëhet nga 7,5 në 9,5 Lekë, vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë këtë” thot kryeministri me matematikën Rilindase të tij që nuk ngatrrohet kur shumzon 7×7 si Luli.

    Më në fund Tirana do të bëhet , sikur ka premtuar shoku Edi para 8 vjetësh dhe para 4 vjetësh dhe janë harxhuar 700 miljonë euro me këto premtime, tani , e treta e vërteta, mjaftë më me premtime që po thinjen e u bën për pension,

    me sistemin unazë komanduar e kontrolluar nga kozmosi Tirana do të furnizohet me ujë për më tepër se 24 orë në ditë, ajo që nuk u bë me 700 miljonë pse të mos bëhet me 144,5 miljonë euro, hë ,

    ku është problemi këtu?!!

  • Endra jane,edhe dalin.
    Sa per ate qe qytetaret kane bulierat dhe me to kane uje 24-ore eshte nje servilizem i pa pare.A eshte i pershtatshem ai uje per veprimtarin ditore? A eshte i shendetshem per tu pire e gatuar?Eshte i pranueshem vetem per te lare banjot e shkallet.E gjithe Shqiperia edhe pas 21-vjet te ketij shekulli nuk ploteson kerkesat elementare te jetes e ne kerkojme Europe.Mire qe na la disa hidrocentrale rregjimi kaluar se do te vazhdonim te ndricoheshim me kandil.Sa per ngrohje ne ditet e veshtira te dimrit nuk behet fjale.
    Ishallah mbahet nje premtim i fushates se 25-prillit.

  • Pse rrene more Erion ?! Isha 2 muaj ne
    Tirane te Ali Demi dhe uje as 5 ore ne
    dite nuk kishte !? Pa le kur behet fjale
    per asfaltimin e zones se GAB-it eshte
    per faqen e zeze …..! Ke bere shume
    pune por ke edhe shume mungesa te
    medha ! Mbi te gjitha ji realist me fur-
    nizimin me uje ! Thua me “uje te pij-
    shem” ?! Na sill vetem uje se sa per
    “uje te pijshem” ?! Forget it …..!!!!

  • Erion Velia !,erdhe ne krye te bashkis Tiranes me shume premtime ,perfshire edhe “24 ore uj te pijshem”! dhe nuk kemi uje 24 ore jo se jo ,por akoma as uje te pijshem ,sepse uji i cezmave eshte vetem per te lare banjen ; per te pire qytetaret e Tiranes perdorin ujin e ambalazhuar ,qe matrapazet na e shesin deri 30 lek/litri kur ne Itali 1 liter uj i ambalazhuar nuk i kalon 12.5lek! Pra qytetarii Tiranes grabitet nga keta spekullantet e ujit te ambalazhuar,qe nuk dihet ku i mbushin ata bidonat dhe nga UKTqe na shet ujin per larje per uj te pijshem! Prandaj Erion Velia ,ben mire te mos premtosh me uje “24” ,se nuk duam as ne ,sepse na mjafton edhe 12 ore ,po te jete vetem uje i pijshem!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *