Hyrje e redaksisë:
Sot është 5-vjetori i ndarjes nga jeta i një prej bashkëpunëtorëve më të njohur të gazetës DITA, publicistit dhe gazetarit të ndjerë Andrea Stefani.
Për ta përkujtuar Andrean, po ndajmë sot me lexuesit një nga shkrimet e tij të shumta në arkivën e DITA.
Shkrimi është një replikë me disa analistë të cilët sulmonin Ramën dhe mbronin tezën se Berisha nuk kërkon të kthehet më.
Andrea e ka shkruar këtë shkrim në 27 shtator 2016, dhe duke hequr replikat për çështjet e ditës sa i përket egos së Berishës për në rikthim në krye të PD janë fiks me ato që po ndodhin sot në kampin e opozitës.
Mes të tjerave Stefani shkruan: “E vërteta është se Saliu nuk ka ikur, nuk e ka lëshuar për asnjë sekondë timonin e PD. Dhe nuk do ta lëshojë kurrë. Përralla se “ka ikur” është një farsë e turpshme por dhe pohimi se edhe berishistët e shohin që kohëzgjatja e tij në lidership nuk justifikohet nga asnjë parim i demokracisë… Ai nuk rri në SHQUP që t’i bëjë garniturën e opozitës Ramës. Rri për pushtet. Ditën e rënies nga “fiku” është betuar të punojë 24 orë në 24 orë për këtë qëllim. Ndaj mund të kthehet një ditë i fshehur prapa një tjetër kostumi a fytyre”.
***
Nga Andrea Stefani
Botuar në DITA, 27 shtator 2016
Gënjeshtra e tretë historike “Berisha s’kthehet më”
Thuajse paralel me replikën tënde Zheji, që tentonte të më ndriçonte se problem i Shqipërisë sot është Rama dhe se Berisha nuk vjen më, pashë të publikuar edhe një deklamim të Lulzim Bashës që mbyllej me kredon “Shqipëria më mirë pa Ramën”! Eshtë pikërisht kjo që më shqetëson edhe në pozicionimin tënd koleg. Harmonia e plotë me kauzën e lidershipit të PD për të larguar me çdo kusht Edi Ramën. Dhe 26 vjet përvoja të hidhura për Shqipërinë, më kanë krijuar bindjen se nga një SHQUP i dirigjuar nga autokrati Berisha, nuk mund të dalë asnjë kauzë e mirë për Shqipërinë.
A kam prova për këtë që them? Gjendja e mjeruar e shtetit pas jo pak por 26 vjetësh tranzicion, rrëfen me elokuencë maksimale aftësinë destruktive të kultit të këtij sharlatani që shtiret si demokrat dhe që, mjerisht, ja ka arritur t’i japë ton konfliktual jetës politike si kur ndodhet në pushtet, ashtu edhe në opozitë. Prandaj kur Berisha kërkon me ngulm largimin e Ramës, jo vetëm logjika por edhe intuita më përforcojnë bindjen se asgjë e mirë nuk mund t’i vijë vendit nga ngopja e këtij amoku.
Në rastin e Berishës jam i sigurt për shkaqet e amokut anti-Rama. Eshtë gjakimi për të bllokuar reformën në drejtësi që kërcënon të ndëshkojë një mullar krimesh dhe korrupsioni të pandëshkuar për mbi dy dekada dhe strumbullari i të cilit, është Saliu më klanin e tij. Dhe kuptohet që largimi i kryeministrit që mbështet reformën në drejtësi (kur ata në opozitë e kundërshtojnë të “shqetësuar” për “sovranitetin” dhe “Kushtetuën”) në një moment kur reforma sapo ka nisur të përparojë, do të ishte njësoj si të shkarkojë një gjeneral në momentin që ai sapo ushtrina është hedhur në sulm. Çorientimi do të qe total dhe disfata e reformës e sigurt.
Ndërkaq, Zheji, nuk mund të flas me siguri se ku i ka rrënjët xanxa e sulmit tënd kundër Ramës. Dua të besoj se është thjesht bindja si gazetar që Rama është korruptuar. Por “provat” që ofron nuk janë fare të mjafta për ta themeluar një bindje të tillë. Nuk jam prokuror dhe nuk mund të them me siguri se në ato 5 raste korrupsioni që përmend nuk ka gisht edhe kjo qeveri, ndonëse 3 prej tyre origjinojnë nga qeveria e kaluar. Por përsëri, ato nuk janë provë për korruptimin personal të Ramës. Lidhur me kanabisin, habitem që ke besuar përrallën kolumbiste se sot, që agjësohet më shumë kanabis nga policia, gjendja është më kritike se kur asgjësohej vetëm sa për të thënë se po luftohej.
Por, për për të gjitha këto, ne do të mbetemi në sferën e spekulimeve boshe, duke trazuar kazanin e llafeve të Berishës, sa kohë që nuk vepron një prokurori që heton dhe një drejtësi që ndëshkon. Për këtë na duhet reforma në drejtësi. Prandaj mbështes, përkundër gjakimeve të Berishës, avancimin e reformës në drejtësi, vullnetin e palëkundër politik për të cilën, e kam parë vetëm te “i korruptuari” Rama. Dhe mezi pres që kjo drejtësi të vijë për të kaluar në skanerin e saj edhe ato raste që t’i përmend si edhe këdo që duhet të japë llogari para saj. Edhe Ramën vetë, nëse e meriton. Mos më thuaj që ke përvetësuar përrallën tjetër berishiste se amerikanët po përgatisin një drejtësi që të jetë e varur nga Rama.

E sa për Berishën, provat për korruptimin e tij personal janë pasuria e tij e maskuar me paratë dhe pronat e vëna nga fëmijët e tij jo vetëm me anë privilegjesh e favorizimesh që buronin nga posti i babait, por edhe nga përfshirja e tyre në biznese si “Gërdeci”, ku strukturat e shtetit u gërshetuan me ato të mafies së municioneve (ka degradim më të thellë të shtetit se kaq?) në një biznes të zi që derdhi gjak të pafajshëm dhe shkatërroi me qindra jetë. Mos duhet që teknikën banale të fshehjes së pasurisë pas fëmijëve, këtë teknikë të rëndomtë të pastrimit të parave dhe pasurisë korruptive, duhet ta pranojmë duke mbyllur sytë?
Por kjo pasuri e dyshimtë, nuk është asgjë përballë provës së krimit të përbindshën të vrasjes së protestuesve në 21 janar dhe për të cilin, përgjegjësia e Berishës është e drejtpërdrejtë. Se u vranë para zyrës së tij dhe, kam të drejtë ta dyshoj, me urdhër të tij. Ndryshe përse do ndërmerrte atë fushatë shpifjes dhe falsifikimesh, të fshirjes së provave duke penguar deri edhe hetimet e prokurorisë që e përdhunoi me fyerje e sharje? Nëse ky falsifikator profesionist nuk përgjigjet për krime të tilla si “21 janari”, do të jetë treguesi se drejtësia nuk ka ardhur në Shqipëri. “21 janari”, “Gërdeci”, korrupsioni 200 milionësh me rrugën Durrës-Kukës, falja e ujrave detare, do mbeten kriteri i vlerësimit. Të mos flasim për një listë të gjatë krimesh për të cilat ai akuzohet si frymëzues dhe nxitës nga ish-bashkëpunëtorë të tij të afërt, si Izet Haxhia për shembull, që sot neglizhohet për turp pikërisht nga një prokurori e kapur prej Berishës. I kemi thënë e stërthënë këto të vërteta por, për sa kohë që hileja e propagandës berishiste bazohet të përsëritja pa fund e gënjeshtrave, nuk ka mjet tjetër kundër saj përveçse përsëritja pa fund e të vërtetave.
Për importimin e mbejtjeve (kjo lidhur me një prononcim të fundit të Mustafa Nanos) si arsye për të larguar Ramën, kam patur mendimin që qeveria duhet ta zgjidhë në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile. Gjë që po rezulton se nuk e ka bërë mirë. Por a është kjo një arsye për të larguar Ramën?! Janë çështje që mund të devijohen fare lehtë në një populizëm destruktiv. Por edhe në këtë rast dua t’i mbetem besnik të vërtetës. Nga ato që kam dëgjuar prej disa specialistëve të fushës, duket që ligji i sapo miratuar është brenda të gjitha standarteve të BE duke lejuar importin e një liste shumë të ngushtë mbetjesh që përdoren si lëndë e parë, dhe pa mbetje, nga industria ricikluese. Pra nuk është fare e vërtetë se kemi të bëjmë me të njëjtin ligj të anuluar nga qeveria Rama në vitin 2013.
Por shoqëria civile ka paraqitur, në mos gaboj, një pretendim jo pa bazë: A është në gjendje shteti ynë t’i përmbahet këtyre standarteve të ligjit duke i ruajtur ato përballë agresionit korruptues të mafies së plehrave që, me shumë gjasa, nuk do të mungojë? Mendoj se në kushtet kur shteti ka treguar dobësi deri edhe për garantimin e cilësisë së ushqimeve në treg, ky është një shqetësim i bazuar. Megjithatë, nëse shteti sot nuk garanton deri edhe cilësinë e akullores mos vallë zgjidhja është të mos prodhojmë më akullore?! Këtu shtrohet çështja si do zbatohet një ligj i mirë nga qeveria dhe jo ajo e kundërshtimit të një ligji të keq si ai i vitit 2011 miratur nga qeveria e PD. Çështje që zgjidhet me bashkëpunim dhe jo me kundërshtim. Nuk është një ligj i mirë për importin e mbetjeve ai që ja hap shtigjet mafias për kontrabandimin e plehrave. Aq më pak zbatimi me rigorozitet i këtij ligji, por shkelja e tij. Por i takon shoqërisë civile të investigojë nëse barrierat e vendosura nga qeveria për mos kontrabandimin e plehrave nën maskën e mbetjeve, janë ato që ajo thotë se janë dhe, nëse janë të mjafta apo jo. Arroganca është e papranueshme për të gjitha palët.
Mendoj se skepticizmi i bazuar i shoqërisë civile, nuk duhet të shërbejë edhe si shkak për rrënimin e industrisë së riciklimit që është po ashtu e rëndësishme për ruajtjen e mjedisit. Dhe është akoma më e pa pranueshme që PD e cila, kur qe në pushtet, miratoi një ligj që lejonte deri edhe importimin jo të mbetjeve por tamam të plehrave që duheshin djegur apo groposur duke ndotur mjedisin, të tolerohet për t’u shitur si kampione kundër imporit të “plehrave”, të tolerohet që një çështje të tillë ta keqpërdorë politikisht për qëllimin e saj, largimin e Ramës, ndërrimin e qeverisë dhe sabotimin e reformës në drejtësi. Koha ka provuar se kauzat e përbashkëta me Berishën janë fatale jo vetëm për Shqipërinë por edhe për ata që aderojnë në to. Kjo është tashmë aksiomatike.
E sa për atë që nuk kthehet më Berisha kjo është versioni i genjeshtrës së tretë historike të PD. E para ishte, në nisje të tranzicionit, se Berisha ishte demokrat dhe solli demokracinë në Shqipëri. Gënjeshtra e dytë qe ajo e hedhur në vitin 2005 se Berisha “ka ndryshuar” se nuk ishte më ai autokrati që i bëri gjëmën Shqipërisë në vitin ‘97. Janë dy gënjeshtra që i kanë kushtuar shumë Shqipërisë. E treta gënjeshtër është kjo e sotmja, se gjoja Berisha ka ikur dhe nuk e drejton më PD dhe se nuk vjen më në pushtet.
E vërteta është se Saliu nuk ka ikur, nuk e ka lëshuar për asnjë sekondë timonin e PD. Dhe nuk do ta lëshojë kurrë. Përralla se “ka ikur” është një farsë e turpshme por dhe pohimi se edhe berishistët e shohin që kohëzgjatja e tij në lidership nuk justifikohet nga asnjë parim i demokracisë. Se largime të vërteta janë ato të Toni Blerit apo Kamerunit, që tashmë nuk kanë më asnjë ndikim në partitë respektive.
Berisha e di këtë dhe, si mashtrues me përvojë që është, vendosi ta pastrojnë lidershipin nga Berisha duke përdorur si lavatriçe Lulzimin. A duhet ta gëlltisim një mashtrim të tillë që më ngjason me larjen e parave të pista? Ata që e gëlltisin kanë nevoja që shkojnë përkundër të vërtetës. Si në përrallën daneze ku edhe pse e shihin qartë mbretin lakuriq, oborrtarët mburrinin rrobat e mbretit. Dhe kthehet në pushtet Berisha, kthehet i nderuar koleg! Ai nuk rri në SHQUP që t’i bëjë garniturën e opozitës Ramës. Rri për pushtet. Ditën e rënies nga “fiku” është betuar të punojë 24 orë në 24 orë për këtë qëllim. Ndaj mund të kthehet një ditë i fshehur prapa një tjetër kostumi a fytyre. Si prapa Lulit sot. I fshehur prapa një koalicioni. Për ta drejtuar qeverinë dhe kukullat që mund të vendosë nga shtëpia a vila në Lalëz. Nuk mund të ndodhë ndryshe. Sepse e tillë është struktura e PD. Ajo është një parti e Berishës që nuk ekziston dot pa të. Ndërsa Berisha është padrinoja i PD. Dhe pengesa më e madhe që ky autokrat të realizojë amokun e tij për pushtet, është “i korruptuari” Rama dhe reforma në drejtësi që ai mbështet i mbështetur edhe nga SHBA dhe BE. Prandaj në dyluftimin Berisha-Rama, që është sot dyluftimi real politik në Shqipëri, jam me Ramën kundër Berishës. Jam për largimin e Berishës. Gjë që e mundëson vetëm drejtësia!

Indrite shpirti Andreas se ka lene mbrapa profesonalizmin e nje gazetar te guzimshem trim dhe i mencur qe sfidon edhe sot “gazetarucet karruca” perversa si Bushati Zhejeni Lubonja Bejtja Fejziu,Cani ect ect ..qe nuk mbarohen!
Andrea i ka thene te gjitha te gjitha ato qe mendon shumica e shqiptreve, i ka thene te gjitha sic edhe e di DASH amerikan dhe sic e di edhe Kim ambasadorja sy shqiponje!
-Sa me pare Berishes ti numurohen ne gjykate ne nje gjykate qe tebehet me dyert te hapura!
E keni shume gabim. Nuk ka dale profecia e zotit Stefani. Eshte e vertete qe Sali Berisha u kthye ne politike, por jo prapa ndonje kostumi a fytyre tjeter.
Sali Berisha eshte rikthyer me kostumin dhe fytyren e vet, dhe kjo per plasjen e shpirtit te zotit Stefani atje ku eshte, dhe per plasjen e shume shpirtrave te tjere te zinj, qe nga marazi i madh, duket se shume syresh do te ndjekin shpirtin e zotit Stefani .
Ka pasur shume zere ate kohe, se semunda e keqe nga e cila vuante zoti Stefani i’u shpif per shkak te marazit te madh qe kishte ndaj Sali Berishes, qe ne pamundesi per t’i dale, i’u kthye ne semunde qe i mori shpirtin.
Kam nje keshille per te gjithe berishofaget: kujdes me mllefin e tepruar. Shkenca ka provuar tashme, se mllefi i madh shkakton vrer te shtuar ne organizem e qe ketej ne semunda ta keqija qe mund te te marrin shpirtin. Shpirtrat e bardhe mbijetojne,kurse te zinjte ikin si te thuash per lesh.
Faleminderit per mirekuptimin.
Claus, gjërat nuk ndahen ashtu si shkruan ti! Feja mijëvjeçare ka shkruajtur se ekziston Zoti dhe Djalli. Po kështu Dante ka shkruajtur se ekziston Parajsa dhe Ferri. Kështu që, Berisha nuk ka dyshim që është pjellë e djallit dhe e ka vëndin në Ferr. Ndërsa Stefani, meqënëse ka shkruajtur të vërtetën, ka vajtur në Parajsë. Kujdes ti, se me këto mënd që ke, mund të përfundosh në Ferr, atje ku do të shkojë Berisha, që do të hani njëri tjetrin. Berisha si mashtrues që është do të hajë ty të parin. Kujdes Claus se ai është « pa din e pa imam ». Më vjen keq për ty që gënjehesh kaq lehtë nga Berisha!
Zoteri, shkrimi i mesiperm i Stefanit eshte bere ne nje kohe kur shqiperia ishte mbushur e tera me kanabis, kur Parlamenti i Shqiperise, me sakte pjesa socialiste e tij ishte plot me te inkriminuar, deri edhe tutor prostitutash dhe vrases gjakftohte, kur Komisioni i Venecias kishte rrezuar plot dy here projektet e Edi Rames per Reformen ne Drejtesi, per shkak te kapjes ashiqare te saj nga ky i fundit.
Kanabizimin e Shqiperise, trafikun e tij dhe te drogerave te tjera te renda, e denoncoi i pari Sali Berisha ne Kuvend.
Besoj e mbani mend qe, ndersa Berisha denonconte cdo seance kete krim, Rama me te tijte gajase gajaseshin se qeshuri dhe thoshin se ishin mushkonja ata qe Berishes i dukeshin si avione me droge.
Besoj e mbani mend qe, ndersa Berisha kembengulte me fakte ne denoncimet e tija, Andrea Stefani me koleget e tij, gajaseshin se qeshuri dhe talleshin me Saliun, njejte si Edi Rama me deputetet e tij.
Besoj e mbani mend, qe kur Berisha tregonte me gisht kriminelet deputete socialiste ne Kuvend, si vrases, tutur prostitutash dhe trafikante droge, te gjithe talleshin dhe qeshnin, ashtu edhe Andrea Stefani me koleget e tij studiove televizive.
Pastaj pasi e perqeshnin, thoshin qe Berisha eshte nje njeri i lig qe shpif dhe vetem shpif, per te mos e lene Shqiperine (socialiste) te shkoje la e me la me Edi Ramen.
Besoj se e mbani mend, qe edhe pasi te gjitha akuzat e Sali Berishes, u vertetuan nje me nje, te gjitha pa asnje perjashtim, Andrea Stefani, kembengulte akoma ne te tijen, madje ishte i vetmi qe shkoi deri atje sa hodhi tezen, qe avioni me droge qe u rrezua atekohe, ishte nje konspiracion i Sali Berishes…
Tani, i dashur zoteri anonim, cfare qendrimi te mbaj une ndaj nje te perhenuri te tille?!
Nese do te qe se ishte me te vertete i cmendur, atehere do te isha dakord me juve. Por, Andrea Stefani vec i cmendur nuk ishte. Keshtuqe, nuk me mbetet tjeter, jo vetem mua, por edhe cdo njeriu tjeter normal ne kete vend, qe nje njeri te tille, ta quaje as me shum e as me pak, por nje zemerlig.
Po si perfundim o ” Claus ” Berisha u kthye apo jo?
Haha, Claus, ja ke gjet fiks Stefanit
Vjen nje dite qe do te vdesesh njeriu lind dhe vdes ..e rendesishme eshte cfare do lesh mbrapa.?
.Stefani la mbrapa imazhin e njeriut profesionist gazetar trim qe i tha te vertetat ashtu sic ishin per Berishen, njeriun e korruptuar familjarisht kriminel, genjeshtar djallezor kur ai ishte i fuqishem , koha e vertetoi ShBA i dha mandatin Berishes..cliroi shpirterat e njerzeve qe kane vuajtur nen regjimin kriminal koruptiv te atij, sic u cliruar shpirterat e shqiptareve prej diktatorit Hoxha ne 1991 Berisha sundoi 30 vjet ne Shqiperi dhe kerkon te sundoj edhe 10-20 vjet te tjera si diktatori Enver Hozha !
Shpirterat e zinje, sa do gjate te jetojne u vjen fundi, dita e shpagimit ne Ferrin e Dante Aligerit !
I PERJETSHEM KUJTIMI ,,,,,I GAZETARIT TE NDERSHEM E TE PA KOMPROMIS…..DERI NE FUND……KESAJ PENE TE FUQISHME QE I MUNGON SHUME GAZETARISE ……QE KA PARASHIKUAR ME SAKTESI DHE ATE QE PO NDODH SOT NE POLITIKEN SHQIPTARE…..QYSH 5 VJET ME PARE……HESHTJA PER TE NGA POLITIKA TREGON SA LARG JEMI ME STANDARTET EUROPIANE …… PER NJE NJERI QE BERI SHUME PER SHTYPIN E LIRE ……..
Kohet qe jetojme vertetojne saktesine e shkrimeve te Andreas te publikuara nga DITA here pas here …. ketij gazetari mendjendritur qe sa me shume kalon koha nga ikja e tij e parakohshme…aq me i dashur behet ai per pjesen me te madhe te shqiptareve
Gazeta Dita,keni lene gjurme historike,ne median shqiptare, dhe jo vetem ne media,duke qene te vetmit ne kete vend,qe perkujtoni,kete personalitet te madh,te trimerise pa kompromis,,bashkuar me profesionalitetin e larte gazetaresk.
Demokrati,me i madh,i martirizuar,ne vendin e tij, vend qe vazhdon te perjetoje,pushtimin me te bastarduar dhe te ndyrosur,si gjithmone nga ´´te vetet´´.
Berisha s’kthehet me – ky eshte nje fakt jo nje genjeshter historike. Duhet koka e Mul Nokes per ta besuar te kunderten.
Po…kush e do realisht kthimin e Sali Berishes neper faqe gazetash, ekrane TV e pse jo, ne krye te opozites?
E do ky pushteti i Rames qe pa Saliun ne goje behet memec, nuk ben dot fushate zgjedhore e nuk fiton zgjedhje!
Kush e mba Saliun neper faqe gazetash e neper ekrane TV?
Gazetat pro-qeveri dhe TV e mbajtur me reklama qeverie,…si dhe nje TV qesharak i mbajtur me fondet e vete Saliut (Syri TV)
Perfundimisht : 30 vjet qe qeverisin mbetjet toksike te Dhjetor-90 te Ramiz Alise. Presidenti aktual, nje i tille. Kryeministri aktual, nje i tille.
Ketyre u duhet edhe nje tjeter si vehtja, pra nje bajge e atij dhjetor-90 ne krye te opozites qe te vazhdojne mbajtjen peng te Shqiperise aty ku e la Ramiz Alia nga byth e te cilit kane dale ne Dhjetor 1990.
Analizë brilante. Ka folur çka mendon çdo shqiptar që is tru….jo pure patatesh ..në kokë. R.I.P.
Flm stafin e Gazetës Dita, si të Vetmit, që nderojnë me shumë të drejtë gazetarin mendjendritur dhe të pakorruptueshem Andrea Stefanin
Andrea Stefani,,,,fillozof i te gjitha kohrave,nje shkrim para 5__viteve eshte aq real,sa sot do ta kishin te veshtire te pershkruanin kete realitet makaber te Berishes e Berishisteve……I paharruar Andrea Stefani,,,i ndrite shpirti atje ku eshte…..Vetem per kete largpamesi meriton Titullin NDERI i KOMBIT….
Se e vrane dhe e shane..
Edhe ketu ne rubriken e komenteve ishte me i shari.Te djathte e te majte i versuleshin,sepse objektiviteti i analizave te ij i terbonte.
Sidomos kjo LUKUNIA berishiste eshte nje fatkeqesi per kete vend..Jane shume,jane agresive,jane ISIS,,shumica e tyre jane gra ulkonja,bushtra,,sepse grate marrosen pas agresivitetit.Berisha vret.Kjo ka rendesi.
Analize brilante sic dinte ti shkruante vetem ai por per ditet e sotme ka vetem nje te mete jo per faj te tij… ANDREA shpresoi shume se RAMA si njeri i forte… do ti jepte fund nje here e mire prapesive qe e kane mbuluar kete vend….nuk e dinte qe RAMA do bente kompromiset e fshehta me te gjithe zullumqaret hajdutet te paaftet kriminelet etj vetem per karrigen e tij nuk e dinte qe per pushtet AI ben pakt edhe me djallin dhe keshtu beri….dhe me saliun etj qe dhe ne mandatin e tij te trete atyre su ka hyre gjemb ne kembe perkundrazi jane bere me te forte….sepse RAMA ne thelb eshte si ….. ATA…. DASH eshte shpresa e fundit per shqiptaret ti mArre e ti fusi te ghithe ne nje fhes dhe ti flake atje ku e kane vendin….E DINE VETE ATA….. se ku…….
O DORIAN po kush tja jape titullin NDERI I KOMBIT ANDREAS likja?????? pesidenti yne i dash ur qe eshte bere nje me saliun per te mbrojtur pasurite e vena me korrupsion ?????ne kete vend gjerat jane me koke poshte…….cmimet ketu i marrin miqte ….te paaftet…….hajdutet……sepse ata i duhen atyre…..jo mjerezit e ndershem e te virtytshem si ANDREA……KOHA do vendose per ta……….
CLAUS ti me emer perrallash qe tregon perralla me sali se shpejti ke per te shkuar vete per lesh se keshtu ma tha pasqyra o bukurosh i saliut pas te vjen edhe saliu por vendin e ke ne
FERR ama……ti dhe shume te tjere si puna jote….qe ju tmerron ANDREA edhe i vdekur…..
Mos more, kujdes ne kthese, si thote populli, se e ke marre me shume vrull.
Po sikur te trembte Berishen dhe i vdekur, ky Stefanaqi do ebente nje pune per se mbari
Stefani me ate “duelin real Rama-Berisha” te tij te 5 viteve me pare, eshte krejt jashte kohes sot ne 2021. Sepse ne ka te interesuar tani ne dhjetor 2021 per ato ‘Foltoret’ ku Saliu mallkon Lulzim Bashen, ky eshte vetem pushteti Edi Rama qe sheh te ato ‘Foltore’ mundesine per te fshehur nje qeverisje krejt te deshtuar ku ekonomia eshte ne vdekje klinike.
U veretua PROFETIZMI i gazetarit të Madh Stefani-jo më larg se 5 vjet.Nderi i gazetarise Shqiptare.
Ne rresht…
Nje dy, nje dy..
Gjithe Ramutistet parakalim para Stefanit
Shkrimi i Andreas nuk duket aq i vecante, per faktin se perseritet per te kushediten sa here kundervenia e tij ndaj Sali Berishes. Ndersa shkrimi i tij mbi Gerdecin e te tjera, i rinxjerre ketu nga DITA para dy-tre javesh, ishte mjaft autentik, aq sa -sic shkroi nje komentues- ka rrezik qe Andrea Stefanin ta kene eleminuar sherbimet e fshehta amerikane, per shkak te horlliqeve qe u nxirrte atyre!
i perjtshem qofte kujtimi per, gazetrin Atdhetar, patriot, trim, guzimtar , gjenial ne parashikimet per kanibalin Sali Berisha. Mjersht
dhe turp madh per ata qytetar qe verberisht i shkojne pas nje mashtursi, hajduti e vastari qe, qimen nderon por, zakonin se haron.
qesh ha ha ha more MIRELA se do e besh beli qe je nje qenie e ndyre dhe injorante qe tu dha mundesia te shkruash idiotesite e tua si i pa shkolle qe je ……qenie e pavlere qe merr persiper te gjykosh ANDREAN….nje nga njerezit me inteligjent te ketij vendi….po vazhdo ha m,,,t nga vrima ku je futur se po te njihja do ta kisha treguar mire samarin me gjithe ca ke MOR QEN BIR QENI……
ANDREA THA TE VERTETEN DHE VETEM TE VERTETEN.. KUSH E MOHON KETE ESHTE MASKARA DHE GENJESHTAR.