Nga DHIMITËR SHTËMBARI
Kjo ka ndodhur rreth tridhjetë vjet më parë: Dalip Hoxha (babai i nderuar i Bashkim Hoxhës – gazetar e shkrimtar i mirënjohur), që punonte daktilografist në selinë e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, kishte gjetur “belanë” me Luan Qafëzezin.
– Ia kam daktilografuar për bukuri poezinë, por ai do të vijë prapë për ta rishtypur. Do të gjejë ndonjë varg më të bukur teksa do ta lexojë në shtëpi dhe… e ke këtu sërisht te unë, në katin e pestë, që t’ia rishkruajë nga e para krejt poezinë!
Dhe vërtet ashtu ndodhte. Luani zbriste nga kati i katërt i pallatit të vet, përbri Bankës së Shtetit në Tiranë, ku banonte, ngjitej në pesë katet e selisë së Veteranëve dhe… vrap te xha Dalipi.
– Erdhe?! – i drejtohej xha Dalipi.
– Erdha. Këtë vargun e tretë të strofës së katërt t’ma zëvendësoni me këtë vargun që ta kam sjellë të shkruar. Ky varg tingëllon vërtet fuqishëm…
Ia rishtypte xha Dalipi, Luani e falënderonte me fjalë të zgjedhura dhe fluturonte për në katin e katërt të banesës së vet.
–Do të vijë prapë, – më thoshte Xha Dalipi. – Me siguri që ka për të zëvendësuar ndonjë fjalë a ndonjë rrokje. Ja, sikur e keni këtu…
Dhe vërtet ashtu ndodhte. Trokiste dera dhe veç kur Luani sërisht me letër në dorë.
– Më fal, shoku Dalip që po ju mundoj, por kjo është hera e fundit që vij.
Dhe i tregonte, se në dy strofa duhej nga një presje.
Shkurt, poeti Luan Qafëzezi ishte tepër – tepër skrupuloz në punën që bënte si poet. Çdoherë me “limë” në dorë. Si rrallë tjetër.
Djali i Kasem Qafëzezit, ish ministër i Luftës i Qeverisë së Fan Nolit
Luan Qafëzezi u lind më 18 nëntor të vitit 1921 në lagjen Palorto të Gjirokastrës, pra, plot 100 vjet më parë. Stërgjyshi i tij, Mustë Qafëzezi, pat marrë pjesë aktive në Revolucionin për Pavarësinë e Greqisë të viteve 1821 – 1829. Dhe qe vrarë në luftimet e atij Revolucioni në vitin 1827.
Babaj i Luanit, Kasemi, ishte një akademist i kompletuar. Pasi kishte mbaruar Akademinë Ushtarake në Stamboll, specializimin e lartë postakademik e pat kryer ë Vjenë. Në vitin 1908 ka qenë prijës popullor sikundër Çerçiz Topulli, Spiro Bellkameni e të tjerë.
Në të gjitha ngjarjet kulmore historike të dy dekadave të para të shekullit të kaluar ai ka qenë ushtarak i lartë, përherë në krahun e duhur të historisë. Kështu – nën urdhrat e Qeverisë së Vlorës, kështu – në përpjekjet e organizuara kundër andartëve grekë dhe po kështu – edhe në Luftën e Vlorës, ku ai pat spikatur si një oficer i talentuar.
Në vitin 1924 Kasem Qafëzezi do të ishte ministër i Luftës në kabinetin e Qeverisë së Fan Nolit. Mbas ardhjes në fuqi të Ahmet Zogut, së bashku me mjaft qeveritarë të tjerë emigroi në Itali. Familjen ia internuan në Berat. Dhe kthehet nga jashtë vetëm mbas një amnistie të dekretuar prej Zogut.
Me kthimin në atdhe Kasemi ia nisi përsëri veprimtarisë së vet atdhetare.
Komandant i batalionit të parë partizan të Brigadës VII Sulmuese
Gjatë tërë periudhës së epopesë së lavdishme të Çlirimit Luan Qafëzezi vazhdoi pozicionin e antifashistit. Kur mori vesh se një kope kuislingësh shkuan në Romë për t’i dorëzuar Musolinit Kurorën e Skënderbeut, ky botoi në një nga organet e shtypit të kohës poezinë – kushtrim “Rrokni armët!”
Atyre viteve të para të LANÇ, Luanin e gjejmë kopist dhe punëtor mes naftëtarëve ë Kuçovës. Me shpirt rebeli, djali i Kasem Qafëzezit nuk mund të pajtohej me shfrytëzimin fashist të punonjësve të naftës. I zgjuar prej natyre, sigurisht së bashku me shokët, sidomos mbas një fjalimit të mbajtur në Kuçovë prej Musolinit, ai kontribuoi për një protestë masive kundër drejtuesve fashistë italianë të Naftës.
Dhe shumë shpejt djalin e Kasemit do ta gjejmë komisar të Çetës Partizane të Kuçovës (2 dhjetor 1942) dhe, pak më pas, komisar i Batalionit Partizan të po këtij qyteti (korrik 1943). Me krijimin e Brigadës VII Sulmuese Partizane në Vlushë të Skraparit ai do të caktohej komandant i batalionit të parë. Dhe do ta drejtonte këtë formacion partizan me shumë aftësi. Për t’u përmendur janë luftimet heroike të zhvilluara në Gëziq të Mirditës.
Në krye të batalionit që komandonte, Luani do të merrte pjesë edhe në luftimet e 29 Nëntorit për çlirimin e Shkodrës, luftime që shënojnë edhe çlirimin e plotë të Shqipërisë.
Gazetar e shkrimtar, në rrugën e bukur të letërsisë
Me t’u kthyer në familje mbas mbarimit të luftës për Çlirim, Luani nuk i la mënjanë teshat dhe këpucët ushtarake. Vazhdoi me to. Por tani jo thjesht si një oficer garnizoni, por si redaktor në gazetën “Luftëtari”, organ shtypi i Ushtrisë Popullore. Reportazhet e botuara prej tij, tepër letrare, merreshin si shembull për t’u ndjekur edhe nga gazetarë të tjerë, të shumtët ardhur nga rreshtat partizane.
Në prillin e vitit 1947, me kërkesën e tij këmbëngulëse, kalon me punë pranë Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë. Së pari do të ishte redaktor në gazetën “Letrari i ri” dhe, ca më pas, sekretar kolegjumi i revistës “Literatura jonë”.
I përkushtuar mbas punës si anëtar i Komitetit Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve, shumë shpejt do të caktohej korrespondent special i gazetës “Zëri i rinisë”. Shkrimet e tij do të përshkoheshin nga fryma e shëndoshë atdhetare, natyrisht shprehur me gjuhë të figurshme.
Me krijimin e gazetës “Drita”, organ shtypi i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, do të emërohej redaktor, ku qëndron deri në vitin 1966. Këtë vit qarkullon dhe shkon me punë si shkrimtar në Korpusin Ushtarak të Shkodrës, ku qëndroi për rreth pesë vjet. Në vitin 1971 rikthehet në Tiranë, gjithmonë brenda radhëve të Ushtrisë, por me detyra që lidheshin me artin e letërsinë.
Në qershor të vitit 1974 kaloi në profesion të lirë si shkrimtar.
Me ngrohtësinë e zemrës së njeriut të thjeshtë
Veprimtaria letrare e Luan Qafëzezit nisi e vazhdoi që në periudhën e Luftës për çlirim. Poezia “Rrokni armët!”, e pasuar nga shumë të tjera të po kësaj fryme u bën themeli i tërë krijimtarisë së tij letrare.
Ish kritiku i mirënjohur i letërsisë, docent Razi Brahimi pat shkruar kështu për krijimtarinë e Luan Qafëzezit: “Në lirika të frymëzuara, në pamflete poetike, në balada dhe elegji, në vjersha e poema epike, në satira dhe në vargje epigramatike është derdhur shpirti i djaloshit romantik të viteve tridhjetë, i bashkëluftëtarit të heronjve, i aspiruesit dhe himnizuesit të shndërrimeve revolucionare, i veteranit që i vihet përballë kthesave historike dhe, doemos, i poetit që ndjek me përkushtim rrjedhat e historisë, kërkon e gjen kurdoherë vendin e vet dhe ka bindjen, se në çdo kohë ka vend për poezi dhe për poetë frymëzues të popullit”.
Krijimtaria letrare e Luan Qafëzezit është e gjerë, e thellë dhe e larmishme. Vjershat e para i botoi që në vitin 1938, vazhdoi me një tjetër vjershë të botuar në vitin 1942 në revistën “Vatra shqiptare” e se pikërisht për këtë shkak ky numër u ndalua të dilte në qarkullim.
Disa nga veprat letrare të Luanit titullohen “Vjersha”, “Lulja e maleve”, “Yje dhe helmeta”, “Dielli u lind përsëri”, “Pa male, nuk ka maja”, “Poezi të zgjedhura për fëmijë”, “Në brigjet e Semanit” etj.
Luan Qafëzezi ka botuar edhe mjaft libra për fëmijë, midis të cilave mund të përmendim “Fluturo, pëllumb i paqës!”, “Vjersha e poema”, “Ra një trim”, “Tre heronjtë” etj.
Për t’u theksuar është fakti, se këtij shkrimtari para viteve nëntëdhjetë i është botuar kolona e plotë e veprave të tij.
Një “lamtumirë” historike për Luanin nga Dritero Agolli
Në një poezi të të madhit Dritero Agolli, ndihet një lloj pezmi për shkak të një zhgënjimi përballë ëndrrës, duke bërë fjalë për pelegrin të vonuar. Miqësisht, tepër miqësisht, me poezinë “Ne s’jemi pelegrin të vonuar” Luani i përgjigjet mikut të vet nga Devolli, se “Ne qemë gjeneratë që s’përsëritet/ Ne qemë altruistë të pa cak/ Të mjerëve që t’u sillnim rrezedrite/ Luftuam dhe me mijëra derdhëm gjak”.
Dhe Luani e përfundon poezinë e vet: “Sot kuakin zhabulinkat nëpër moçale/ Veç zhabat gjer në vdekje mbeten zhaba/ Ndërsa, sado rrufe të bien mbi male/ Prapë shqipet, mes rrufeve, lindin zhgaba”.
Më 26 prill të vitit 1995 në varrezat e Sharrës, nën një mot me shi, iu dha lamtumira e fundit njeriut që luftoi në jetë me armë dhe me penë. Fjalën e përmortshme e mbajti vet i madhi Dritero Agolli. Me zërin që i dridhej nga dhimbja për shokun e vet të Luftës e të Punës, folësi do të thoshte:”Janë të paktë ata poetë si Luan Qafëzezi që penën dhe pushkën, të dyja këto, i kanë vënë në shërbim për një qellim të shenjtë: për lirinë e atdheut dhe njeriun. Poet mund të mos jesh, por patriot duhet të jesh; kjo është deviza e jetës së Luanit”.
Dhe Driteroi i madh do të mbyllte fjalën e tij me mesazh të fuqishëm: “Poetit, patriotit, mikut të njerëzve dhe “xhanit të vëllait” po i japim lamtumirën e fundit, ndërsa veprës së tij asnjëri nuk do t’i thotë “lamtumirë!”; ajo do të jetojë mes nesh dhe gjithmonë do të ketë një “mirëseerdhe!” dhe një “mirupafshim!”.
* * *
Mbase do të mund të ishte paksa i mangët ky shkrim pa përmendur edhe një veçanësi të misionit të poezisë së këtij poeti, nënvizuar prej docentit Razi Brahimi: Poezia e Luanit është “Jo poezi për poetët dhe për elitën, por poezi për popullin; jo aristokratizëm poetik dhe manierizëm snobësh, por varg i mbushur plot mendim e ndjenjë. Ai ka dashur dhe ka arritur të krijojë një poezi realiste, popullore dhe kombëtare”.

Shume faleminderit per kete shkrim te bukur per shkrimtarin Luan Qafezezi. Shume informues.
Po nuk la MJESHTER naftetar,mekanik te paisjeve te naftes ne Kucove,Berat dhe rrethe ,pa i bere biografine Luan Qafeziu.
Ky ka punuar me italanet,,ky kaqene kryepunetor i oficines me kompanine Italiane,ky ka qene me Stanisllav Zuberin,ketij i kemi pushkatuar vellane,ketij i kemi burgosur xhaxhane.Edhe kur Mehmet Shehu dhe Adil Carcani vleresonin ndonje mjeshter qe kishte zotesine te ndreqte paisjet dhe maqinerete e naftes,duke i kursyer shtetit valuten,,do shkonte Luan Qafeziu t`i bente biografine.
Po me mjeshtrat e punes do punonin edhe italjanet edhe gjermanet,edhe sovjetiket,edhe punistet,socialistet.
Me ke do punonin?Me Luan parazitin,llapaqenin ?
Kur shkonte Luan Qafezezi ne Berat e Kucove,mjeshtrat e naftes,thoshin:Erdhi Luan ShpirtZEZI..
Sa per vargjet e poezite e librat,,jo me lime,e me zdrukth,por edhe me sepate t`i shkadhise,,s`ka mbetur me asnje derrase nga ay cung.Brezi i ri,as e ka degjuar si emer.
Me mire boto proces-verbaletr e Lidhjes,po pat mbetur ndonje denoncim
E more Demo, si nuk gjete nje fjale te mire per ndonje! Rri prapa “gardhit”” me varre ne dore dhe qellon kush te te dale ne shteg. Ngrohe pak zemren, a i vrare, se te ben mire edhe ne shendet.
E mo Historian!Ajo Lufta e klasave,nuk ka qene loje pa pasoja:”Epo ashtu ishte koha”.
Disa aktivizoheshin per interesa.disa per kariere,por ky heroi yt e kishte PASION,
Si gjithmon shkrime mbreslenese,per njerezit, te cileve asnjehere nuk do tu humbase vepra e tyre .Ndersa Luan Qafzezi do te kujtohet per vepren e tij atdhetare dhe ate artistike. Luani qofte i paharruar,e do te kujtohet ne jet te jeteve ,ndersa Ju i nderuari Dhimiter Shtembari qofshi i nderuar e paci jeten e gjate , qe shkruani per keta kollosa te pune s dhe artit. Nderime !
Babi i Zanes, njerez me personalitet,me vlera patriotike,familja ushtarakut atdhetar Kasem Qafezezi !
Te lumte ajo pene i nderuari Dhimite Shtembari, kete shkerim ne nderim te Te ndierit Luan Qafzezi, atdhetar inderuar ne jete me veprimtarine e tij – kreatyre e Krijuesve tane,me Poezine Atdhetre … I perjetshem kujtimi i Tij,
Te lumte pena z.Dhimiter Shtembari,o miku yne dhe i te shumteve qe jane shqiptare te vertete.Ke sjelle ne kujtese te kesaj kohe te turbullt, te njerezve qe duan e dine te lexojne, nje emer me plot merita atdhetare sic qe Luan Qafezezi. ishte edhe partizan edhe njeri i penes.ishte i thjeshte dhe ashtu i paket nga trupi por i thelle nga motivi revolucionar. Luan Qafezezi ishte origjinal ne ato qe thosh te cilat i kishte njesoj me ato qe bente ne jete. Ai mbetet nder me te qenesishmit shkrimtare te shqipes, per pjesen qe levroi.
Ndjej si edhe te tjere antipati dhe deri neveri qe lexoj disa komente fyese te nje emri ‘demo’.sa keq qe kemi midis nesh edhe te tille!
Edhe nje here te lumte mendja qe ke shkruar per Luan Qafezezin. ilmi qazimi
or ti ilmi qazimi,pse shkruan me adhurim demo per Jakov Xoxen?Pse shkruan me adhurim demo per Fatos Arapin,,Pse kujton vuajtjet e Kin Dushit?
Mos do te lavderoj edhe palacon fari balliu,se dikujt i teket ta beje Evlia,.kete mut muti qe e quajne shkrimtar?
Demo nuk i thote derrit daje,or ilmi qazimi.