Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Hotolisht-Librazhd, ku një kamion është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Benz”.
Si pasojë e aksidentit në fjalë, janë plagosur rëndë dy persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.
Identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë ndërkohë që pritet dhe njoftimi i policisë për ngjarjen e ndodhur.
o.j/dita
