Tirana do të ketë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm. Zv/Presidentja e Bankës Europiane të Investimeve, Lilyana Pavlova, në një intervistë për Zërin e Amerikës përgëzoi Bashkinë e Tiranës dhe UKT për punën e madhe që kanë bërë deri më tani, duke i hapur rrugë investimit më të madh për të përmirësuar dhe zhvilluar rrjetin e ujësjellësit në kryeqytet.
“Ky është operacioni më i madh i BEI në Shqipëri. Gjej rastin të vlerësoj dhe të përgëzoj Bashkinë e Tiranës dhe UKT për punën e madhe që kanë bërë, duke na mundësuar të arrijmë këtë investim të rëndësishëm prej 80 mln. Gjithashtu ne u angazhuam të japim një grant prej 1 milionë euro në mbësthetje të zbatimit të projektit dhe përgatitjes së dokumenteve të duhura për zbatimin e projektit”, nënvizoi Pavlova.
Numri dy i Bankës Europiane të Investimeve nënvizon se kjo hua prej 80 milionë euro investime, është shembull i pastër, se si fondet e BE dhe mbështetja e Bankës Europiane të Investimeve po shkon në të mirën e qytetareve të Tiranës. “Në përfudnim të projektit , rreth 1 milionë qytetarë do përfitojnë 24 orë ujë të pijshëm, të një cilësie të shkëlqyer. Besoj se ky është shembull i mirë se si fondet europiane dhe BEI japin mbështetjen e nevojshme”, tha ajo.
Lilyana Pavlova dha detaje mbi marrëveshjen e nënshkruar me Bashkinë e Tiranës për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit. “ Projekti do të zbatohet në disa etapa. Në fazen përgatitore, fillimisht ndërrmarja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Bashkia e Tiranës do të përgatisin studimin e fizibilitetit, për të cilin e kanë tashmë një asistencë teknike dhe gjithashtu me ndihmën tonë do të përgatitet dokumentacioni i tenderit, i cili me shpresë vitin që vjen do të jetë gati.
Do të shpallet tenderi dhe do të seleksionohen konstruktorat. Ne u informuam nga bashkia se projekti do ta ndahet na lote të ndryshme, në mënyrë që puna të bashkërendohet dhe të bëhet mirë, duke mos rënduar trafikun dhe dëmtuar furnizimin me ujë të qytetit. Do të duhet të presim 4 vjet që ky projekt të përfundojë”, deklaroipër VOA, Zv/Presidentja e Bankës Europiane të Investimeve.
o.j/dita

Nje gje qe mund te duhet ti shtohet gjuhes shqipe per politikanet do te ishte kufizimi i te ardhmes.
Tirana dhe afrika patjeter qe nje dite DO TE KENE uje 24 ore ne dite, por prbl eshte se kur!?!?!?
Tiranes dhe shqiptareve ka vite qe u premtohet dhe ju rriten taksat e ju merren votat me kte premtim , por vec surreterve qe artikulojne keto premtime asgje nuk ka ndryshuar per mire.
Meqe ra fjala dhe ti zonja e BEI besoj se e di qe Tirana nuk ka prej kohesh uje te pijshem as pak ore ne dite por ka vec uje per shplarje tajare e lare rrobat.
Meqe duhet te jesh e mire me shifrat mund te lexosh ndonje raport se sa uje i pijshem shitet ne tirane e ne Shqiperi dhe ne raport me popullsin e kupton se sa % e popullsise pine ujin e cesmes.
Mos harro shtoje raportit dhe filtrat e ujit qe kane shqiptaret me kompanite.
Love u, hajdutet moderne!
Beni mire te mos e perdorni me ate “uje 24 ore”ose mos na e premtoni me se nuk u besojme :Ne qoftese kini ndermend ti beni me te vertete keto qe thoni , bejini dhe atehere ne do ”votojme per ju”!
Kur, kur pedofili i Tiranes te mos perdor paret e taxave per qefet e ti po per pune ne ujesjellese!