Duke nisur nga e hëna policia e shtetit, prokuroria e Kavajës dhe shërbimet inteligjente të ushtrisë shqiptare do të kryejnë një eksperiment hetimor në ambientet e saunës në hotel “Gloria” në qerret ku u gjetën pa jetë 4 rusët.
Burime bënë me dije se pjesë e këtij eksperimenti do të jetë mbushja e hollit të saunës me avuj me përmbajtje klori si dhe dioksid karboni.
Këto dy element dyshohet se shkaktuan vdekjen e katër rusëve por ende mjekësia ligjore shqiptare nuk përcaktoi se kush ishte agjenti kimik që solli asfiksinë e tyre.
Në dosjen e regjistruar si vrasje nga prokuroria e Kavajës viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.
Të pranishëm në këtë eksperiment hetimorë pritet të jenë edhe përfaqësueset e ambasadës ruse të cilët i janë bashkuar hetimit dypalësh.
Vdekja e 4 turistëve në Kavajë është cilësuar si vrasje nga organi i akuzës, por pavarësisht kësaj kur kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë ende nuk ka një të dyshuar.
Kjo i ka detyruar institucionet që të kërkojnë ndihmën e ushtrisë. Eksperimentin do ta kryejë Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, strukturë brenda Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
AISM është pjesë e Bordeve të Inteligjencës së NATO, si dhe e Grupeve të Punës së Inteligjencës, Kundërinteligjencës dhe Sigurisë. Ajo bashkëpunon në fusha me interes reciprok, me institucione homologe dhe partnere të inteligjencës dhe sigurisë, të huaja dhe të vendit, si dhe me institucione brenda vendit, duke lidhur marrëveshje dy ose shumëpalëshe.
Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes është vazhdimësi e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes dhe Shërbimit Informativ Ushtarak.
Prokuroria e Kavajës nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim.
Vdekja e tyre vijon që të mbetet mister, ndërkohë që hetimet për zbulimin e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së tyre po vijojnë ende dhe ende nuk është nuk ka një përfundim zyrtar.
j.l./ dita

Është monoksidi I karbonit (CO) që helmon dhe jo dioksidi(CO2).
Nga klori i tepert ne uje nuk ka vdekur njeri.Nga bioksid i karboni po,kane vdekur.Ose kur jane ngrohur me qymyr,ose nga tymi i makine ne garazh apo brenda ne makine.Ne sauna dhe pishina nuk ka asnje objekt qe prodhon bioksid carboni.Pra ky gaz,nese eshte shkaktari,eshte futur ne ambienti e vendngjarje nga jashte ,ose nga nje objekt tjeter,por gjithenje “e qellimshme”.Eshte e pamundur qe te mos kete persona te implikuar nga personeli