Idetë e irredentizmit kanë ekzistuar gjithmonë në Ballkan, duke dalë në sipërfaqe sa herë që e lejojnë rrethanat historike dhe ato gjeopolitike.
Heqja graduale e kufijve përmes integrimit të premtuar në Bashkimin Evropian, ishte pjesë e strategjisë së Perëndimit për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për të krijuar një zonë të sigurt ndikimi në korridorin tokësor nga Adriatik në Detin e Zi.
Por “prushi” i nacionalizmit digjet ende nën sipërfaqe, dhe përdoret herë pas here nga lojtarë të fuqishëm ose nga ata “dashakeqë”, siç u shpreh së fundmi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, për të çuar përpara interesat e tyre.
A mos po i ndjejnë “kryepriftërinjtë” e irredentizmit ballkanik, problemet që po vijnë, prandaj po nxitojnë të zbatojnë axhendën e tyre? Shumë analistë e shohin të afërt rrezikun e rrënimit të gjithë statuskuosë së pasluftës në rajon, e cila do të sillte pasoja të tmerrshme.
Ish-ambasadori i SHBA-së në Beograd, Uilliam Montgomery (ai që udhëhoqi fushatën për rrëzimin e Slobodan Milosevic në vitin 2000), shprehu për televizionin shtetëror kroat kohët e fundmi frikën e tij se në Ballkan mund të shpërthejnë konflikte të reja, sepse siç tha ai, asnjë nga problemet nuk është zgjidhur, duke paralajmëruar se zona nuk është më një prioritet për politikën e jashtme amerikane.
Ky fakt, zbehja graduale e interesit të SHBA-së në rajon, në emër të prioriteteve të tjera gjeopolitike – Paqësorit, Kinës, dhe Azisë Lindore në përgjithësi – është shumë drithërues.
Ishin amerikanët ata që imponuan hartën ballkanike të pasluftës, dhe po ata mbeten garantuesit e marrëveshjeve që mbështesin paqen dhe stabilitetin aktual në rajon.
I pëlqen apo jo dikujt, SHBA-ja është fuqia dominuese në rajon, dhe mungesa e saj do të krijojë një boshllëk të rrezikshëm pushteti, që do të çlirojë forcat centrifugale nacionaliste dhe irredentiste, që janë mjaftueshëm të fuqishme për ta zhytur në kaos rajonin.
Diplomatët dhe politikanët po përpiqen me ankth të imagjinojnë të nesërmen e Ballkanit, pa dorën e fuqishme të SHBA-së që garanton paqen, stabilitetin dhe ruan aleancat gjeopolitike.
Deri vonë, përgjigja mund të ishte: Amerikanët po largohen, por po vijnë francezët, gjermanët dhe Bashkimi Evropian. Por kjo parullë nuk vlen më. Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor e kanë humbur besimin tek Evropa, ndërsa cuqitë e Bashkimit Evropian po angazhohen secila në lojërat e tyre të fshehtë, për të çuar përpara veçmas interesat e tyre shtetërorë dhe ekonomikë.
Mosgatishmëria e Brukselit për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të kandidatëve, e ka përhapur zhgënjimin tek njerëzit, të cilët ndjejnë se evropianët po i mashtrojnë. Si udhëheqësit pro-evropianë, ashtu edhe qytetarëve i është sosur durimi.
Në një rast, presidenti francez Emmanuel Macron bllokoi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që të bënte pazare me Berlinin. Në një rast tjetër, Greqia ose Bullgaria i ndaluan ato për shkak të konflikteve historike.
Edhe kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel, që e kishte trumbetuar aq shumëstrategjinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, i dha një goditje pas shpine në samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor në Lubjanë, duke e bllokuar propozimin e presidencës sllovene për të përcaktuar vitin 2030, si një datë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit.
Tani në vendet e Ballkanit Perëndimor, dominon besimi se “ata nuk na duan”.
“Shtetet e Bashkuara nuk janë më aq të pranishme në rajon, ato kanë prioritete të tjera globale, dhe evropianët janë shumë rrallë të bashkuar për shumë çështje. Perspektiva evropiane po e humbet joshjen e saj, dhe gjithnjë e më shumë njerëz në zonë po kërkojnë alternativa të tjera” – paralajmëroi Pendarovski, duke aluduar për propozimin rus që po përhapet në Ballkan, për t’u anëtarësuar në Unionin Euroaziatik, të drejtuar nga Moska.
Nën një atmosferë ankthi për të nesërmen në një Ballkan pa amerikanët, po shtohen zërat për një hartë të re kufitare, për të ndihmuar në zgjidhjen njëherë e mirë të 3 çështjeve historike “të nxehta” të rajonit (atyre shqiptare, maqedonase dhe serbe).
Nuk është rastësi që një dokument jo–zyrtar, që i atribuohet kryeministrit slloven Janez, qarkulloi plot bujë pranverën e këtij viti në qarqet diplomatike dhe mediat në Ballkanin Perëndimor.
Një ndër propozimet e saj ishte “ndarja paqësore” e Bosnjes, me Kroacinë dhe Serbinë që do të aneksonin territore etnikisht homogjene, bashkimin e Shqipërisë me Kosovës, dhe autonomi për Kosovën Veriore të kontrolluar nga serbët.
“Ndryshimi i kufijve do të hapte kutinë e Pandorës”- tha përfaqësuesi i lartë i atëhershëm për Bosnjën, Valentin Inzko. Po pse është i frikshëm një shkëmbim i ri territorial dhe i popullsisënë Ballkan?
E vërteta është se ka shumë vatra konflikti të gatshme të shpërthejnë sërish, sidomos në dy shtete, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, të cilat mbeten të paqëndrueshme, Bosnja më shumë se Kosova.
“Pse të mos bëhet një “transferim paqësor” mes dy qendrave metropolitane, Beogradit dhe Tiranës, dhe të zgjidhet njëherë e mirë çështja serbe dhe ajo shqiptare, duke zbutur nacionalizmin, thonë disa.
Së pari, përgjigjen ata që tmerrohen nga kjo perspektivë, sepse përzierja etnike midis popullsive ballkanike, veçanërisht në ish-Jugosllavi, është e tillë që një ndarje është e pamundur, përveç nëse imponohet nga dhuna, siç ndodhi në luftërat jugosllave të viteve 1990, gjë që do të thotë më shumë konflikte dhe më shumë gjakderdhje.
Së dyti, le të supozojmë se shqiptarët dhe serbët do të arrijnë në njëfarë mënyre një marrëveshje. Cili do të jetë rezultati? Serbët do marrin territore nga Bosnja, Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi dhe të krijojnë një “Serbi të Madhe”. Homologia e saj do të ishte një “Shqipëri e Madhe”, duke e bashkuar “shtetin amë” me pjesën tjetër të Kosovës, krahinat perëndimore të Maqedonisë së Veriut (Tetova), me pjesë nga Mali i Zi dhe Shqipëria e Jugut dhe natyrisht, Çamëria, një rajon që shtrihet pothuajse tërësisht brenda rajonit grek të Epirit.
Në kundërpërgjigje, Bullgaria do të pretendojë pjesën tjetër të Maqedonisë së Veriut, Kroacia do të pretendojë Hercegovinën, dhe do të kemi në Ballkan 2 shtete të zgjeruara, dhe ku ekuilibri i fuqisë, ku aktualisht nuk dominon asnjë fuqi, do të prishej.
A do të tolerojnë Greqia dhe Turqia rritjen e fqinjëve përreth tyre, apo në rastin e Greqisë, në kurriz të saj? A do të lejojnë interesat evropiane, amerikane dhe ruse një realitet të ri gjeopolitik në Ballkan?
Në këtë rast do të hapeshin “dyert e ferrit”, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit janë të frikësuar nga perspektiva e tërheqjes së SHBA-së nga rajoni.
——-
Artikulli është shkruar nga gazetari grek Stavros Tzimas. Përkthyer me shkurtime nga gazeta “Kathimerini”

Sipas ketij spiunit grek te Ramutit, qytetareve te Ballkanit ju ka ardhur ne maje te hundes me BEne.
Po me qeverite e tyre mafioze, tradhetare, bashkepunetore te mafies ruso serbe, kontrabandiste, hajdute dhe maskarenj te ndyre, asnje re e erret ne mendjen e popullisve te Ballkanit.
Loje e bukur kjo per Ramutin. Na del dhe se Ramuti dashka te bashkoje Shqiperine e madhe nen Logon Open Ballkan. Me Serbine me sa duket, po ky thote me Kroacine.
Kroacise i ha bajgat Serbia. Aty ku do te hapet Serbia eshte vetem Shqiperia. Asnje vend tjeter nuk e lakmon dot, se kercet prape nga e para
Gazetari grek Stavros Tzimas ngre nje alarm te rreme kur permend Camerine se do te bashkohet me Shqiperine, kur e verteta eshte krejt ndryshe: populli cam i larguar me dhune nga shtepite dhe troejt e veta kerkon pronesine e mohuar dhe te kthehet ne shtetin grek. Shqiperia dhe Greqia nuk kane se cfare te diskutojne per kufijte, pervec trajtimit te barabaret te minoriteteve te tyre ne shtetet perkatese per aq kohe sa Shqiperia do te jete jashte Bashkimit Europian.
Shqiperia dhe Serbia kane problemin e komunave ne kufirin midis tyre, qe ka si zgjidhej kalimin e komunave ne administrim te shtetit qe te doje shumica e popullates se komunes.
Open Ballkan eshte ide serbe e mbeshtetur edhe nga kisha ortodokse e maqedonis dhe shqiperise ,kisha ortodokse serbe e malit te zi,ultra fashistet e Dodikut ne Bosnje ,per shuarjen ose shpernguljen e shqiptareve musliman dhe muslimaneve te tjere ngaBallkani dhe krijimin e nje shteti ortodoks serboslavia…
Statuskuoja i shkon per shtat politikaneve te qelbur qe sot drejtojne ballkanin
prishja e saj dmth fundi i pushtetit te tyre pra keta jane te paret qe duan nje ballkan te kapur peng dhe gjerat mos ndryshojne duke e filluar me integrimin ne be
Jemi në kushtet që, jo vetëm në Ballkan të filloj lufta, por kudo në botë , vetëm me një shkëndijë duhet si ajo serbe duke vrarë ndonjë arqidukë Ferdinand, globi i tërë të rifilloj një luftë të tretë botërore mbas së cilës
nuk do të ketë luftë të katërt me shkopinjë sikurse thot Ajnshtajni por lufta e tretë do të jetë e fundit mbas së cilës planeti Tokë do të kthehet në një planet si Marsi ku njerzimi dhe jeta e gjallë mund të jetë zhdukur edhe nga nga një luftë bërthamore e një njerzimi të marrosur duke e kthyer nga planet me ngjyrë blu gjelbër , në një planet me ngjyrën e kuqe .
Jemi në kushtet e viteve 30 të shekullit të kaluar që çuan me ndërthurjen e tyre në luftën e dytë botërore. Që të fillojë një luftë e till duhet të ekzistoj një Gjermani e armatosur deri në dhëmbë me armët më moderne të botës, një Gjermani që të ketë rivendikime në radhë të parë teritoriale për padrejtësitë që i janë bër në të kaluarën dhe kjo është Rusia e sotme që e quan padrejtësi shpërbërjen e BRSS duke lën jashtë Federatës Ruse edhe ato vënde e popuj jo rusë që ishin të pushtuar që në kohën e carëve të dikurshëm të Rusisë, madje duke lën jashtë federatës edhe Sudetet ruse si Krimea dhe Doneci dhe
vetëm një Rajh i tretë i Rusisë pas perandorisë cariste ruse dhe BRSS, mund ti verë në vënd këto “padrejtësi” të historisë por
duhet të ekzistoj një Hitler i ri rus që të realizoj Rajhun e tretë dhe ky ekziston, ndoshta më i sofistikuar dhe më dhelparak se vetë Hitleri, cari Putin me emrin kuptimplot sllav Vladi mir, zotërues i botës në shqip.
Ish oficer i KGB në Gjermaninë lindore , para se të ikte, si të gjithë oficerët sovjetik donte pa tjetër një relike nga Gjermania dhe relikja e tij qe një uniformë naziste e veçantë se ishte pikërisht ajo që mbante veshur Hitleri para se të vetvritej , një uniformë që thuhet se ishte spërkatur edhe me gjakun e ushtarëve sovjetikë që ranë në shkallët e Rajshtagut në maj 1945.
Në momentin që u bë president , ish polici i KGB Putin krijoj bindjen që uniforma naziste e diktatorit gjakësor Hitler i shkonte shumë dhe
mbasi e pastroj nga ” pisëllëku”, gjakun e ushtarëve heronjë të kuq që ranë duke gjunjëzuar bishën naziste, e veshi dhe ja tek e kemi , car Vladimirin me uniformën naziste të Hitlerit që kërcënon botën me një luftë të fundit botërore.
Për të fituar luftën i duhet një popull që mund të rreshtohet në Vermahtin rus dhe të jetë i gatshëm me urdhërin e tij të kërmoset, si gjermanët dikur në stepat e Rusisë, në fushat e betejave të ardhme dhe propaganda e sundimit të rracës së zgjedhur sllave po e shëndrron popullin rus nga popullin fisnik që qe shpres dhe mbajti peshën kryesore në shpartallimin e bishës naziste
është kthyer në popull që ushtarin e kuq çlirimtar e ka shëndrruar në ariun e egër të pyjeve të Siberisë që i armatosur deri në dhëmb duke filluar nga pancerat T të 2005 deri te raketat balistike me “carnaja bomba” që mund të çfarosin me sukses në marrëzinë e luftës së ardhme kontinente të tëra dhe me siguri, duke çfarosur të gjithë jetën e gjallë planetin Tokë duke e bër sistemin djellor me një planet tjetër të kuq.
Dhe , para se të rreshtonte në kufirin e Ukrainës, mjedvedët e përçudnuar e të egër rusë të armatosur deri në dhëmbë gati për tu bër kërma në stepat e Ukrainës për lavdin e carit dhe ringritjen e lavdisë së rën për tokë të perandorisë së shpërbër, car Putini Vladi mir, deshi , si neo Hitler i vërtet, të verifikonte shkallën e Çamberlenizmit në radhët e qevritarëve perëndimorë,
Për këtë provë ndërseu qënin ujk të Rusisë në Ballkan, vllaun e Open Ballkan të Edi Ramës,miniHitlerin Vuçiç që të rreshtonte tanket dhe avionët në Kufi me Kosovën të gatshëm për të mbrojtur popullin e Sudeteve sërbe në Kosovë me pretekstin gebelsjan që arkanët e Mitrovicës po qëlloheshin në ball me plumbat e targave nga Albin Kurtiitduke i dhën edhe një ultimatum serioz NATO- s përpiluar dhe vulosur nga Putin , dhe
mbasi Hitler Putini u bind me këtë provë që Çambërlenët zotërojnë SHBA; BE, NATO duke mos reaguar, madje përshëndetur Sërbin si kontribuese të paqes në Ballkan, duke mbështetur edhe pjellën Open Ballkan të organeve subversive sekrete serbo ruse që kërkon realisht të devijoj dhe paralizoj prirjen europjane të vëndeve të Ballkanit,
mbas kësaj prove të suksesëshme këcënimi për fillimin e luftës nga sërbët në Kosovë, Hitler Putini, këto ditë rreshtoj arinjtë e egërsisë siberiane të Vermahtit rus që mbasi gëlltiti Sudetet e Krimes dhe Donec luganskit, të gllabëroj dhe Çekosllovakinë e sotme , Ukrainën.
Njerëz, neo Hitlerët që kan birë si kërpudhat, të mëdhenjë e të vegjël po lujnë me zjarrin duke kërcënuar me parada ushtarake, duke pozuar pran raketave MAK 7 dhe super aeroplambajtëseve, duke bër sherre për prodhimin e nëndetseve bërthamore, me armë të suksesëshme që zhdukin një kontinent të tër vetëm me një goditje, që po militarizojnë edhe hapsirën kozmike për të sunduar me forcën e armëve në një luftë të ardhme botë që rreshtojnë ushtritë për të pushtuar vëndet e popujt fqinjë për të ringjallur kërmat e perandorive të ngordhura në neo perandoritë të rusosllavëve , të Xhingis Khanit, të neosulltanëve osmanë tëTurqisë, të neo Napoleon Bonapartëve france …..dhe të mini perandoris të neokralëve kralëve famkeqë sërb që ëndërron Vuçiçi gebelsi i kanibalit të Ballkanit Millosheviç dhe vllau i Edi Ramës, që përshndet dekleratat ramiste për Open Ballkan të paqes me rreshtimin e arkanëve serbë armatosur deri në dhëmb me armë ruse në kufi me Kosovën që
në momentin që Hitleri Putin të jap komandën “ogonj”, ti ven flakën Kosovës, Ballkanit , Europës e gjithë globit në luftën e tretë dhe të fundit botërore në planetin Tokë që do të skuqet në zjarrin e kësaj lufte madhështora duke mar ngjyrën e planetit Mars. Sërbët kanë përvojë si detonatorë në duar të tjerëve për të dhënë shkëndijën e parë të luftrave botërore dhe po punojnë seriozisht që të jenë detonator edhe të luftës së tretë., duke e kthyer Ballkanin përsëri në fuçi baruti në duar të neo Hitlerit Putin.
Për madhështië e kësaj lufte të tretë finale Hitlerët e marrosur nuk pushojnë së rjepuri popujt fukarenjë të botës me rritjen ciklike të pandalshme të çmimeve për të mbushur jo vetëm thesaret e shpellave të pasurive marramëndse të tyre, por edhe për të paguar e pauruar biznesmenët përbindsha të prodhimit të armëve sa më të perfeksionuara, për të kthyer me këto armë në kërma vetëm me një goditje popuj të tërë dhe pse jo të gjithë njerzimin.
1. Besoj se Amerika do jete per nje kohe shume te gjate ne rajonin tone.
2. Amerika pas largimit nga Afganistani do jete akoma me fuqishme sepse shpenzimat e pa justifikuara ne Afganistan dhe ne zona te tjera do pakesohen ne menyre te ndjeshme duke cuar ne avancime akoma me te medha teknologjike ne te gjitha drejtimit, ku mbrojtja ka perparesi.
3. Amerika nga bazat e saje ne rajone te ndryshme te botes do japi kontributin e saj decisiv nepermjet te teknologjise te jashtezakoneshme qe disponon, por ne terren duhet te japin nje kontribut shume te madh ato qe duan te mbrojne lirine, pamvaresine e shtetit te tyre.
4. Prania e Forcave Amerikane ne Ballkanin Perendimor eshte ne interesin e shteteve perkatese ku ato do vendosen, por edhe te shteteve rethuse.
5. Interesi Amerikan eshte te parandalohen luftrat ne kete zone e me tej te cilat mund te eksplodojne ne zona shume me te medha nga pika fillistare e konfrontimit.
6. Kjo do sillte qe interesat ekonomike te gjtha shteteve te demtohen duke perfshire dhe interesin e Amerikes. Kjo eshte reale se ekoomija boterore eshte e integruar ne shume drejtime.
7. Nuk duhet te harrojme se lufta e pare dhe e dyte boterore filluan ne Europe dhe u perhapen ne te gjthe boten.
8. Eshte shqetesuse edhe sot kur e mendon se si liderat e “Demoracive Perendimore Europjane” nuk qene ne gjendje ta kishin parandaluar “keto masakra me permasa gjiganteske”
9. Sic e dime humben jeten me shume se 100,000,000 individe ne keto lufta boterore. Ato ishin pjesa me energjike, me e shendeteshme, e shteteve pjesmarese.
10. Ne kushtet e sotme, kur popullsia po shtohet, burimet energjitike dhe rezervat e mineraleve po paksohen, ku tokat bujqesore po demtohet nga ndryshimet klimaterike, rendesia e nje balance te interesave te konkurenteve mer prioritet dhe ketu roli i Amerikes eshte i jashtezakonshem.
11. Duket sikur shume lidere ne Ballkan, Europen Qendrore dhe zona te tjera te saj insistojne ne idete e tyre dhe nuk degjojne, ata qe dine me shume.
12. Ketu dinjiteti dhe prestigji duhen interpretuar me qartesi.Dy idivide me te njeten inteligjence natyrale nuk jane te barabarte kur perdoret kriteri qe lidhet me burimet e informacionit qe keta individe zoterojne.
Pse?
Se njeri i mer informacionet nga burime qe furnizohen nga mijra eksperte e dhjetra insitucione, ndersa tjetri informohet nga gazetat e komentatore te ndryshem me burime shume te kufizuar.
Ne, shqiptaret e dime se me ke te keshillohemi e te mesojme.