Pajtim Bello
Si çdo foltore e Berishës edhe Foltorja në New Jersey pati çuditë e veta. Pritej të kishte të tilla por jo të një niveli tronditës. E pa precedentë të dëgjosh 700 veta të pretendojnë që në sallën e vogël të foltores të ndrydhin SHBA e madhe. Marrëzi apo kujtojnë se janë prestigjatorë që kolosin ta ndryjnë e ta përdhosin me sjelljen e tyre, me dredhi tipike ala Sali? Duke mos e mallkuar dot SHBA, ashtu siç ua do shpirti, ata e duartrokasin ndërkohë që aty janë mbledhur për ti bërë karshillëk vendimit të SHBA për shpalljen Non Grata të Sali Berishës, njeriut të zemrës. Njëra palë ka të drejtë: O Saliu, O SHBA!.. Nuk mund ti brohorasësh e ti duartrokasësh të dy palët. Brohoritma USA..ej, USA.ej. demonstrojnë dyfytyrësinë. E duan grazhdin plot por atë që ua mbush grazhdin e përbuzin; ironikisht duke e lëvduar apo duke i kënduar këngë! Duke brohoritur Saliun ata e shëmtuan SHBA.
Një flamur i vetëm i SHBA, që zvarrë do ta kenë futur në atë sallë, do të jetë ndier i poshtëruar. Ato brohoritma hileqarësh e kanë sëmbuar shumë më shumë se plumbat që i kanë fishkëllyer në sa e sa beteja për demokraci. Ata plumba i ka marrë në frontin e luftës, ballë për ballë. Në këtë sallë e sëmbojnë stërklat e pështymës së atyre njerëzve që pretendojnë se përfaqësojnë SHBA. Turp të dëgjoje brohoritmat ulëritëse USA..ej, USA..ej, kur me prezencën në atë sallë ata akuzojnë SHBA si një vend, si një shtet që pa drejtësisht ka cenuar dinjitetin e Sali Berishës. Një tubim i tillë dhe thirrjet pro Saliut manifestuan një inat e mëri ndaj SHBA sikur prej sajë të ishte agresuar Shqipëria! Ata njerëz vetë lazdroheshin me dredha si të skiles. Saliu njëkohësisht lëshonte tufë rrufesh e pirgje balte mbi Z. Blinke, Xhorxh Sorosin dhe Edi Ramën. Ata paturpësisht ndanin prej grupit vetëm Edi Ramën për ta linçuar. Kështu, aq sa zbulonin malinjitetin politik, ata miratonin rrufetë dhe baltën e hedhur prej Saliut mbi Bliken dhe Sorosin. Njerëzit me dinjitet në një duel zgjedhin të të mbështesin kë të duan, por jo të japin goditje fshehurazi palës tjetër! Nëse dikush do të manifestonte respekt për institucionet e SHBA duhej të distancohej prej akuzave të Saliut ndaj institucioneve të sajë. SHBA janë institucionet dhe brohoritjet!..
Sidoqoftë juve kini gënjyer veten, kini gënjyer mbase edhe Saliun. SHBA nuk mund të merret peng në një sallë. Koha do t’iua provojë se demokracia e një vendi nuk mbrohet me tubime të tilla. Nëse doni të mbroni Saliun hajdeni këtu në Shqipëri, nuk iu ndalon kush. Por nuk mund të na hidhni hi syve dhe të thoni se SHBA e do Saliun edhe pse kështu brohoritët juve. SHBA do e nderon vetëm ata të cilët kanë punuar, punojnë dhe do të punojnë për SHBA; jo ata që i ka shpallur Non Grata. E doni juve, ta gëzoni, t’ju rrojë. Por bashkë me të mbani mbi shpinë edhe mëkatet e tij, që për hir të së vërtetës nuk janë pak. Ju brohoritët për Kosovën. Hëëë!Duket se harruat që me naftën e kontrabanduar nga Saliu, i cili theu edhe embargon ndërkombëtare, makina ushtarake Serbe vrau e shtypi kosovarët dhe dogji Kosovën.
Ju brohoritët Saliun por harruat se ai ish pronarët nuk i bëri kurrë pronarë, ndërkohë bëri pronar kë deshi dhe si ia deshi qejfi. Fjala vjen tiranasit edhe ata të familjeve të mëdha, që një pjesë e tyre sot brohorasin si juve nëpër foltore, mburren vetëm se quhet tirons se pronat e tyre i gëzojnë të tjerët! Brohorisni, por ktheni memorien tek masakra e viteve 1996-1997 kur Saliu veshi me të zeza mijëra nëna shqiptare! Kujtoni edhe shumë e shumë të tjera, janë shumë bëma të atij njeriu që Shqipëria po i vuan e do ti vuajë sepse çdo ngjarje e ka lënë litarin jashtë! Paçi shëndet vëllezër. Demokratët në Shqipëri do ti zgjidhin vetë problemet. Ju emocionuat Saliun, lazdruat veten tuaj por jo demokratët; pa lere më shqiptarët. Bëtë një fiasko!

ata sillen si mergata e qyqeve. Duan te bejne ligjin, e shohin vehetn si pejgamber. gabobhen. te rrine ne pune te tyre!.. Te heqin duart nga PD dhe nga Shqiperia. Mali
Duket qe ose jane ekstremiste pas Salihut ose ju ka ngec sahati ne kohen qe kane emigrue. Jane turpi i shqipes ne Amerike. Te [resi se kaeme e pa se si do perfundoje salihu dhe ata qe i vene nga prapa. Jezerca
Nje tufe bythlepirës te mutit malsuer nuk perfaqesojne asgje nga komuniteti shqiptaro amerikan.Ishin gjithe tipat me energji negative shumica me dënime ne USA.Ti gëzojnë bashke me Saliun.
Z. Islami:
1. Kush jane keta individe?
2. Cilat grupe interesash perfaqesojne?
3. Sa perqind e tyre ka ardhur ne Amerike pas renies se regjimit komunist?
4. A kane patur lidhje me Sali Berishen?
5. A kane biznese, apo duan te bejne biznes me Shqiperi?
Po te keshe te dhena, Ju lutem na shkruaj nje artikull tjeter qe te kuptojme se cfare po ndodh?