Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimi e tij nga detyra.
Tushe u shkarkua si kryebashkiak i Lushnjes me vendim të qeverisë pasi u vu nën hetim nga GJKKO për abuzim me tenderin për kanalin ujitës, ndërsa më 21 dhjetor do të mbahet seanca plenare në Gjykatën Kushtetuese. Fatos Tushe është në burg, edhe pse ka tentuar disa herë të marrë lirinë nga GJKKO, për shkak se sipas tij ka probleme shëndetësore.
Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
o.j/dita

Fatos Tushe nuk je i ri .Ti e di nga mesimet e Enverit “nje bie ,mijra ngrihen”.Prit vendimin e gjykates pastaj vepro.Ka rradhe puna.Eshte interesante kur shkojne ne burg jane te semure,kur shkojne ne restorante ,ha e pi qyl sepse pagesa nuk eshte nga xhepi jane shendoshe si demat.
Cudi! Per keto probleme administrative duhej te ishte kompentente Gjykata Administrative dhe jo ajo Kushtetuese! Kaq mire e njihnkan ligjin keta administratore shteterore!