SHËNIM: OSBE-Mjegull apo zgjidhje?

redaktor

Redaksional

Një institut i rëndësishëm gjerman, i njohur si Fondacioni Bertelsmann ka bërë një studim ku në fokus është dhe Shqipëria. Instituti ka tagrin në Gjermani për analiza të nivelit shkencor dhe kompetente ku  shpesh asiston qeveritë dhe politikën gjermane në studime dhe orientime për politika të ndryshme. Raporti më i fundit i këtij Instituti, pasi jep vlerësime mbi ekonominë, politikën dhe gjendjen shoqërore në Shqipëri, duke mos përdorur një gjuhë të tërthortë (siç rëndom ndodh), por shumë koncize dhe të drejtpërdrejtë. Me të njëjtën gjuhë është trajtuar në këtë raport  roli, veprimtaria dhe misioni i OSBE-së në Tiranë. Ky është dhe një moment tejet interesant i këtij raporti, pasi për herë të parë, një Institut kompetent ndërkombëtar “vë gishtin në plagë” dhe orienton në mënyrë të vërtetë dhe objektive atë ç’ka realisht përfaqëson dhe  bën ky mision në Shqipëri.  Siç dihet, OSBE-ja ushtron aktivitetin e saj prej vitesh në Shqipëri, ajo luan një rol të dorës së parë sidomos në një prej proceseve më problematike të 20 viteve të fundit:  Hartimit të Reformave Zgjedhore dhe “certifikimit” të zgjedhjeve.
Ajo çka dimë me siguri, është fakti se në mënyrë ciklike dhe të përsëritur në Shqipëri palët politike përfshihen së bashku në hartimin e reformës zgjedhore, nën asistencën e OSBE-së dhe pasi zgjedhjet realizohen, të njëjtat palë politike, përfshihen në kontestimin e zgjedhjeve. Është një skenar që përsëritet  e përsëritet pa fund, duke krijuar destabilitet dhe cenim të procesit më të rëndësishëm në lojën dhe rregullat e sistemit: Zgjedhjet.
Po çfarë thotë raporti i Institutit Gjerman?
Ky raport i institutit gjerman në mënyrë tepër të qartë, shprehet se prezenca e OSBE-së në qëndrimet e saj asnjëherë nuk artikulon qartë problemet që ka vendi apo proceset që OSBE-ja mbikëqyr duke lënë të nënkuptohet se ky mision përpiqet  që më shumë të fitojë simpatinë e palëve politike dhe konjukturës dhe jo të bëjë detyrën për të cilën është zyrtarisht  i atashuar në Tiranë.
Raporti i gjermanëve shkon më tej me analizën duke na ofruar dhe një konkluzion të rëndësishëm kur shprehet  se : “Raportet e OSBE-së e kanë penguar një analizë të qartë dhe neutrale për defektet e demokracisë shqiptare, për përgjegjësit dhe për rreziqet e së ardhmes”.
E thënë shkurt, instituti gjerman jo vetëm konstaton se OSBE-ja në Tiranë nuk është duke bërë në mënyrë korrekte punën e saj, por është kthyer dhe në pengesë për zgjidhjen e problemeve me mënyrën se si punon dhe qëndrimet  që mban. Pra është bërë pjesë e problemit.
Pak a shumë si një doktor që infektohet nga sëmundja e pacientit të vet.
Nuk është se këtë realitet nuk e kemi perceptuar ne që në këtë vend jetojmë dhe punojmë, por e thënë nga një institut shkencor ndërkombëtar ky përfundim merr një vlerë të veçantë.
Vlera konsiston në faktin se në Shqipëri, të tilla organizma ndërkombëtare trajtohen me një “idilizëm” thuajse foshnjarak dhe krejt të shkëputur me realitetin dhe duket se jemi bërë aq hipokritë dhe aq të varur ndaj këtyre institucioneve (si OSBE) sa që ndodh që skepticizmin dhe kritikat ndaj punës së institucioneve ndërkombëtare në Tiranë, të na i bëjnë sërish ndërkombëtarët.
OSBE-ja që është objekt shqyrtimi i Institutit gjerman ka operuar prej vitesh në Shqipëri, ajo ka qenë gjithnjë protagoniste e dorës së parë në hartimin e reformave zgjedhore. Nëse shikon angazhimin e saj dhe raportet e saj për zgjedhjet në Shqipëri, të bën përshtypje një fakt, asnjëherë sugjerimet e këtij organizmi nuk kanë vënë dorën në problemin më të rëndë që kanë zgjedhjet në Shqipëri: Konfliktin e interesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ-së.

Konflikti konsiston në faktin se Komisioni gjithnjë i ka anëtarët të vendosur si prurje dhe detashmente të partive politike dhe më pas është ky komision që certifikon zgjedhjet ku konkurrojnë po të njëjtat parti politike. Kjo është njësoj sikur në një lojë futbolli, dy skuadrat që përballen të caktojnë vetë arbitrat e lojës.
Në Shqipëri na ndodh shpesh që pikërisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të plasin debatet dhe ndonjëherë nismat antiligjore kur partitë kontestojnë zgjedhjet. Dalja nga këto situata precipiton gjithnjë në zgjidhje të njëanshme, të kontestuara. OSBE-ja nga ana e saj, e cila ka arkitektuar gjithë skemën e lojës (së dështuar), në fund bën gjithnjë disa raporte “tërhiq e mos e këput” si raport final mbi zgjedhjet. Dhe historia përsëritet e përsëritet. Në dy dekada, OSBE-ja nuk ka mundur të artikulojë apo të vërë theksin në problemin bazik të zgjedhjeve në Shqipëri, atë të konfliktit të interesit të KQZ-së. Kjo nuk është  thjesht një mangësi, por një shmangie me 180 gradë nga problemi më akut i një prej çështjeve dhe proceseve më delikate në vendin tonë.
Me siguri që fajin nuk na e ka OSBE-ja për situatën në të cilën ndodhemi, por sikundër konstaton dhe instituti gjerman, OSBE-ja  është kthyer në problem, në pengesë tashmë.
Pas këtij konkluzioni të artikuluar qartë të gjermanëve regjistrohet i pari raport që e shpall problemin dhe parashtron qartë se jo vetëm ne  shqiptarët, por ne së bashku me OSBE-në kemi një problem serioz me zgjedhjet politike shqiptare.
Tashmë, në vijim, ne kemi një pikë të qartë reference për zgjedhjet e ardhshme, një referencë gjermane që na paralajmëron se asistenca e OSBE-së me reformën zgjedhore dhe raportet apo konkluzionet e saj të ardhshme vetëm sa mund të na mjegullojnë më tej realitetin.
Mbetet sfidë e jona nëse do  të zgjedhim sërish mjegullën apo zgjidhjen.

***

Instituti gjerman:
Raportet e OSBE në Tiranë kanë penguar zbardhjen e së vërtetës

Në Shqipëri, demokracia ka avancuar në një spirale rënieje. Ka hapa pas në ndarjen e pushteteve dhe ka rënie ekonomike. Këtë e konstaton për periudhën 2012-verë 2013 një studim i Fondacionit Bertelsmann për 129 vende.

Nga Deutche Velle
Një institut prestigjioz gjerman i cili ka pasur në fokus analizimin e gjendjes ekonomike, politike dhe sociale në Shqipëri, ka hedhur kritika të forta në veçanti ndaj prezencës së OSBE-së në Tiranë. Studimi i Fondacionit Bertelsmann, përsa i përket Shqipërisë, analizon periudhën: fillim 2012 deri në verë 2013, pa përfshirë zgjedhjet parlamentare dhe periudhën paszgjedhore. Për Shqipërinë përfundimet janë kritike, megjithëse analizat bazohen në gjendjen para zgjedhjeve parlamentare të verës. Shqipëria përmendet në studim, në një frymë me vendet më problematike të BE, me Rumaninë dhe Hungarinë. Edhe në Maqedoni shihen hapa pas.
Autorët e studimit shkruajnë se rrugëtimi i Shqipërisë për në demokraci dhe ekonominë e tregut ka qenë shpesh kaotik dhe padyshim ambigjen, i paqartë. Kjo, sipas studimit, shpjegon, pse Shqipëria është klasifikuar pas vendeve fqinjë, për përparimin demokratik dhe ekonomik – megjithëse vendet fqinjë kanë përjetuar madje edhe konflikte të dhunshme etnike. Studimi konstaton, se në përgjithësi, struktura e institucioneve në Shqipëri është e mjaftueshme për të ndërtuar demokracinë. Shqiptarët kanë qenë të shpejtë për t’i ngritur dhe përmirësuar institucionet formale demokratike.
Por kjo kornizë ka rezultuar si një “kurth ligjor”. Kjo pasi institucione të rëndësishme nuk e kanë ruajtur dot pavarësinë, përballë interesave të forta të elitës në pushtet dhe një ekzekutivi dominues. Kanë munguar argumentimet ligjore, për vendime të rëndësishme politike, si zgjedhjet, korrupsioni, abuzimi në detyrë, veçohet në analizë. Kjo ka bërë që edhe institucionet ndërkombëtare, të detyrohen të pranojnë vendime de facto të politizuara, të institucioneve vetëm pjesërisht të pavarura shqiptare.

Ish-ambasadori i OSBE-se në Tiranë, Eugen Wolfarth
Ish-ambasadori i OSBE-se në Tiranë, Eugen Wolfarth

Kritika të forta për misionin e OSBE-së
Indeksi i Bertelsmanit nuk do të kishte emrin e madh që ka, po të mos shikonte në mënyrë kritike edhe institucionet ndërkombëtare lidhur me Shqipërinë. Ndërkombëtarët kanë qenë të fokusuar në vlerësime afatshkurtra të reformave, thuhet në studimin e Bertelsmanit. Ndaj e kanë duartrokitur qeverinë shqiptare për përparimet formale institucionale. Pak aktorë ndërkombëtarë kanë vlerësuar se si janë zbatuar reformat dhe me cilat rezultate. Veçanërisht ashpër kritikohen nga Fondacioni Bertelsmann raportet e pranisë së OSBE-së në Shqipëri. Përfaqësuesit e këtij institucioni, të cilët kompensohen shumë mirë për punën e tyre, duhet të vihen para përgjegjësisë për raportet e mjegullta që bëjnë për shumë mungesa në ndërtimin e institucioneve shqiptare, kërkohet në studim. Raportet “politikisht korrekte” të OSBE-së e kanë penguar një analizë të qartë dhe neutrale për defektet e demokracisë shqiptare, për përgjegjësit dhe për rreziqet e së ardhmes. Ky është njëri nga konkluzionet e analizës së Fondacionit Bertelsmann për periudhën 2012- verë 2013.

 

Dobësim i mekanizmave të kontrollit

Në periudhën e analizuar, deri para zgjedhjeve të 2013-ës, autorët thonë se partitë në qeveri, i kanë përdorur shumicat parlamentare, për të dobësuar mekanizmat e kontrollit. Dhe për të forcuar pozicionin e vet në shtet dhe në shoqëri. Në Shqipëri kemi një model të politikës së pushtetit të orientuar te dominimi, konstaton studimi. Dhe kjo veçohet nga autorët si mangësi e rëndësishme, kur dihet që është politika konsensuale dhe përfshirëse, dhe jo dominuese, ajo që të kualifikon për Evropën.

Si kritikë për Shqipërinë, autorët përmendin më tej që Partia Demokratike i zuri poste të rëndësishme publike, siç janë presidenti i shtetit, shefi i shërbimit të fshehtë dhe prokurori i përgjithshëm, me pasues të saj. Kjo parti në pushtet, e arriti përmes një numërimi të diskutueshëm të votave, të zgjedhë kryetar bashkie të Tiranës, kandidatin e saj, në maj 2011, veçohet në indeks.Pra studimi tërheq vëmendjen në erozionin e ndarjes së pushteteve në Shqipëri.

Tendenca shqetësuese për ekonominë shqiptare

Në aspektin ekonomik, flitet për tendenca shqetësuese ekonomike për Shqipërinë. Në studim thuhet se arritja më e rëndësishme e Shqipërisë vitet e fundit, rritja e produktit të brendshëm bruto, GDP, ka rënë pikiatë në dekadën e fundit. Duke arritur në rritje 0,6 përqind në 2012.
Indeksi i Bertelsmanit tërheq vëmendjen në faktin se ekonomia e Shqipërisë është shumë e dëmtueshme nga goditjet e shokut, që mund t’i vijnë nga jashtë. Kjo sepse varet nga remitancat e refugjatëve, që kanë rënë kudo në Ballkan, si dhe nga kapitali në formën e investimeve direkte të huaja.
Për të dalë nga kjo situatë, autorët rekomandojnë që Shqipëria të përmirësojë emrin e eksporteve shqiptare dhe të nxisë investime nga brenda vendit. Si dhe të tërheqë investorë të huaj, që duan të investojnë jo vetëm në mallra të patregëtueshme, si bankat dhe komunikimi, por edhe në përmirësimin teknologjik, në pajisje dhe në krijimin e kapitalit fiks, bruto. Më tej ata propozojnë hartimin e politikave të punësimit për emigrantët që kthehen nga Perëndimi si dhe që të zgjidhet problemi i vjetër i pasigurisë pronësore mbi tokën.

Prezantimi i Raportit
Indeksi i tranformimit të fondacionit Bertelsmann u prezantua të enjten (23.01.2014) në Deutsche Ëelle. Aart De Geus, kryetar i Kryesisë të Fondacionit Bertelsmann dhe Drejtori i Përgjithshëm i DË, Peter Limbourg mbajtën fjalën kryesore. Në një vështrim të përgjithshëm, studimi i Fondacionit Bertelsmann thotë se në të gjithë botën është rritur dhe pritet të rritet më tej pakënaqësia me pushtetin, me qeveritë. Kjo lidhet me shtimin e varfërisë në botë si dhe me përjashtimin social. Megjithëse shoqëria civile u ka rezistuar me forcë politikës së qeverive, nuk mund të flitet për një tendencë të re të përgjithshme në zhvillimet politike në botë. Kjo edhe pas përmbysjeve dhe pranverave arabe. Drejtimi i punëve dhe vendimet e fundit mbeten edhe më tej në dorën e qeverive, konstaton Fondacioni Bertelsmann.  Kjo sipas studimit është problematike, sidomos në rastin e Evropës Lindore dhe Juglindore, ku partitë e ndryshme politike nuk kanë rrënjë në shoqëri. Kjo nxit në këto vende afirmimin e lëvizjeve dhe të liderëve populist. Shkëputja e pushtetit nga njerëzit ka bërë që të shtohen pakënaqësitë në shumë vende të këtij rajoni. Studimi i Fondacionit Bertelsmann flet për një tendencë regresioni, kthimi pas, në shumë vende të Evropës Lindore dhe Juglindore. Kur qeveritë nuk i arrijnë dot me mjete demokratike synimet e tyre, u kthehen mjeteve të vjetra “të sprovuara” të dominimit e sundimit.
Me përjashtim të Shqipërisë, në vitin 2008, ndarja e pushteteve konsiderohej si e vënë plotësisht në jetë, ose vetëm e reduktuar minimalisht në të gjithë Evropën Lindore dhe Juglindore, konstaton fondacioni gjerman. Por sot, në 2014 kjo nuk mund të thuhet më për 6 nga 18 vendet e rajonit: për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Hungarinë.

Share This Article
29 Comments
  • Kushedi se ku do kete gjetur ndonje Sali, Ritvan e Irfan tjeter ky ne ndon je shtet te mbaruar dhe vazhdon e ha qofte e pi birra.
    Niveli i fundit, llumra jane te gjithe keta nderkombetaret, eshte njesoj si te jene ambaadore te OSBE Muli, Ndoka dhe Paloka ne Somali apo ne Afrike

  • NJE DRITE NE TYNELIN E DEMAGOGJISE BERISHISTO-ENVERISTE.

    OSBE-jane te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore ka qene nje organizate pa kurfare vlerash reale, qe me shume i servilosej pushtetit mafioz, sesa ka kontribuar per vendosjen e Demokracise ne keto vende. Prandaj edhe ne Shqypni nuk ka si te ishte ndryshe dhe Wolfarthi i qofteve dhe i kernackave shikonte me shume si te shtynte mandatin e tij pa lagur dhe i bente yzmet pages se majme, sic bejne pothuaj te gjithe nderkombetaret e tjere ne Tirane. Ne fund te fundit kujt i plas ne BE qe shqyptaret jane duke u plackitur nga bandat e BOSAVE te tyre komuniste me pushtet, kur mileti i kendon akoma elegji Enver Hoxhes me foto ne dore, dhe kur politika debile shqyptare kerkon te festoje 29 nentorin e ZI me buje te madhe si ASKUND ne Bote?

  • Organizmar nderkombetare si OSBE etj…… vine per qofte dhe per bire se per pune ta harojne se shume shume me ndonje femer meren….

  • kur gruaja e totozanit me z.sekui perfliten per mos administrim te fondeve te dhena nga BE,e burri qendron avokat populli,kjo nuk eshte demokraci, por demokrazi qe pasuroji ca sharlatane te huaj e vendas, duke rjepur taksat e shqiptareve,qe vuajne sot me rrogat qesharake e nuk blejne ilacet e shtrenjta per tu sheruar nga ky mjerim 23 vjecar.
    rilindje leviz me peshqit e majmur, te kthejne parate e vjedhura

    • Ti more ndyresire te lash gojen kur t’i permendesh emrin njerezve te nderuar qe s’besoj te kete njeri ne bote e jo ne Shqiperi t’u afrohet per nga ndershmeria. E per kete e ve doren ne zjarr, kam banuar ne nje pallat me ta per vite te tera.

      Keto jane metoda te sigurimit te shtetit komunist qe vazhdojne te persekutojne njerezit e ndershem e per sa kohe spiunet e komunizmit do te vazhdojne te shpifin lirisht, kjo po, mund te quhet rilindje e vonuar.

  • Fotografia e tregon bukur fajtorin. Nje zorranik i rendomte qe kurre nuk mund te quhet politikan.
    Do te doja te dalin ato pronat qe Berisha i ka falur zonjes Doris Pack ne bregdetin tone dhe pastaj te vijne Europianet te na shesin llogje ketu;
    Edhe dhuruesi te ndeshkohet se nuk ja ka falur babai i Vicidolit.

  • Ti nasrudin mos u bej nastradin kur flet per 29 nentorin dhe e quan te zi se cdo komb e ka nje dite clirimi nga te huajt! Luftuan shqiptaret me enverin si gjith popujt e tjere te evropes qe te mos kishin ne voter kopila si ky ktu ne foto qe ta rrjepnin me keq si ja kan bo gjith jetes! Kta komunistat e oreve te fundit (sala me zagaret e vet)e tradhtuan shpresen dhe gjakun e derdhur ne ate lufte! HISTORIA ESHTE KJO E S,E NDRYSHOJM DOT

    • O Babe Durrsaku per respekt nastradini po te kthen pergjigje:

      Besoje nastradinin se pothuaj te gjitha vendet ish komuniste i kane harruar me kohe 29 nentoret e tyre te ZINJ si qymyri qe mbollen MURTAJEN bolshevike ne vendet e tyre. Shiko se c’po ndodh ne Ukraine, qe eshte larg nesh, por shume afer pernga historia e trishtuar kombetare. Dikur nje vend qe perkufizohej si HAMBARI i grurit per Evropen sot eshte transformuar si nje vend afrike ZULU qe po lufton per mbijetese.

      Ne vitin 1941 Josip Broz Tituo BOSI i Jugosllavise i dergon nje leter spiunit te tij gjakatar Svetozar Vukmanovic Tempo: “Mbasi te kesh mbaruar pune me komunistet ne Maqedoni, hidhu ne Shqypni dhe gjej njeriun tone te pershtatshem, qe mund t’i kemi bese sepse lajmet nuk jane te mira, pasi komunistet jane fanatike te Moskes, nderkohe qe nacionalistet jane te hallakatur, ca me gjermanin dhe ca me anglezin.” Ky xhelat komunist qe vrau edhe vellane e vet ne Mal te Zi i kthen kete pergjigje Titos: “Kam gjetur nje njeri te pershtatshem qe jeton ne shtepine e kunatit te vet nacionalist dhe kryefashist kuisling, por qe s’e ka per kurgje qe te shese nderin dhe cdo gje tjeter per LEKA dhe pushtet. Ky quhet Enver Hoxha, aventurier borgjez qe ka studiuar ne France pa sukses, bolsheviket e Moskes nuk i honeps dot eshte sadist nga natyra dhe nuk ka asnje skrupull per te arritur qellimin e tij. Besoj se ky eshte ai qe na duhet.”

      Enver Hoxha or Mik nga Durresi i bukur ka qene njeriu me gjakatar qe ka njohur historia e popullit tone. Ai jetoi ne shtepine e Bahri Omarit, kryefashist qeverise kuislinge gjermane nga viti 1941 deri ne vitin 1944 bashke me Nexhmijen e tij. Nga kjo shtepi ne mes te Tiranes Enver Hoxha spiunoi te gjithe kundershtaret e vet dhe shoket debile komuniste per t’i hapur rrugen pushtetit te vet te pakufizuar. Enver Hoxha ASNJEHRE ne jeten e vet kriminale dhe gjakatare nuk ka shkrepur ASNJE arme. E gjithe figura e tij si Komandant Legjendar eshte sajuar nga propaganda jugosllave e Titos. Me pas kete mashtrim e vazhduan kalemxhinjte e tij ne bodrumet e KQ te PPSH si Arben Puto dhe soje dhe sorollope nga pas.

      • Te nderuar moderatore te gazetes Dita !

        Jeni kthyer nje gazete on line me e ndjekur ne shtypin shqiptar qe se bashku me gazeten Tema te Meros perbeni nje duet shpresedhenes per rimekembjen e vendit te shkaterruar totalisht nga banda 3B.

        Hallin e kam te ky evlati im Nastradin qe eshte nje anti enverist skizofren “with brain injury” qe eshte aq i semure sa numri i komenteve te tij ne shtypin shqiptar mban rekord jo vetem boteror por dhe kozmik .

        Zoti Thano duhet ta mbaje kete tipin qe e perzune nga gazeta “shekulli” ku edhe pse u lejua te shkruante miliona komente me ne fund arriti te ofendente barbarisht moderatoret e Shekullit.

        Ky kontra pedal ne vend te demaskoje sistemin e Enverit i rrit vleren .Nqs ka bere nje veper shume te kritikueshme Enveri ishte per motren e tij qe e linte peshoren e Tiranes te peshonte nastradinet e Tiranes qe mendonin kur enveri nuk kursente as motren per idete e tij dhisnin gjak nga bytha.Prandaj ato qe tregon ky evlati im per vitet 40′ nuk kane vlere se i pame ne vitet 70-80 dhedjali im nastradini bente cicen ne poture

        Po ky evlati im eshte dhe nje cike budalla se ka treguar aq shume gjera personale sa habitem pse nuk del me emer te vertete por rri si mi haleje ne blogjet e gazetave duke na cnderuar fisin.

        Ky arriti sa te quaj burre te shquar te kombit Esat Pashe Toptanin dhe kriminel ordiner Avni Rustemin dhe eshte mire qe Gazeta e nderuar Dita mos ti japi shume hapsire ketij gjytyrymi se po i ngre lavdine Enver Hoxhes qe me thenet drejten fitoi se ne “baballaret e kombit” e shitem bythem te fashizmi dhe i hengrem koken njeri tjetrit

        Falemiderit per mirekuptimin.

        • Degjo nastradinin o Spiun ashiqare i Sigurimit te Shtetit,

          mbaje Enver Hoxhen ne shtepine tende sa te duash. Edukoji edhe femijet dhe kalamajte e tu me Kauzen e Partise se Punes, por duhet te kuptosh se Koha e Qepes e Enver Hoxhes ka mbaruar dhe ti, Spiuni i Sigurimit te Shtetit nuk mund te urdherosh gazetat liberale te ndalojne shkrimet e komentuesve ne kete forum te nderuar, sic bente Enver Gjakatari ne Diktaturen e tij Familjare. Nese ke argumenta nga arkivat e Sigurimit, dil dhe tregoji qe debati te zhvillohet ne forme intelektuale, mbi bazen e dokumentave historike te mirefillta dhe pa urdhera dhe kercenime enveristesh, ndryshe pergjigja e nastradinit eshte:

          nastradini te TAJVANI
          kafen pin te FLIXHANI
          frige s’ka nga DEBIL-HAJVANI
          kriminele te ketij VATANI

          • Dear son

            Krimet e Sali Bythishes vlene sa per 10 miljon hafije sigurimi.Por yt ate e pranon qe ka qene spiun por ne vitet 40′ kur u thoja shqyptareve qe fashizmi asht omel si hallva.

            Me beso mor evlat se si kane shkuar punet atje nuk e can njeri bythen ku e pi kafen hajvani im.Por ai Tarrasi qe ta futi ty dhe mua ishte dhe nje cike garip se kur filloi te fliste ne 46′ ne Paris duke drejtuar gishtin me ate frengjishten e tij perfekte mileti e kuptoi se kishte nje vend me emrin Shqiperi ne kete planet.

            Kqyre nje cike ketu poshte kete timin(dmth komentin)

            Enver Hoxha në Konferencën e Paqes në Paris, në gusht të vitit 1946 mbajti nje fjalim në formën e një aktakuze qe gjeti mbështetje pothuaj në të gjitha mediat më të mëdha të Francës duke thene qe shqiperia vjen ketu jo per te dhene llogari por per te kerkuar te drejten legjitime.

            Nuk me intereson se cfare ka bere mire apo keq Enveri por habitem me nje sikronizim te keti nazistradini me monarko fashistet greke qe ne 1946 nxorren dy fakte tip nastradini me te cilat kerkuan Vorio Epirin,

            Shpatën e kishte zhveshur Kryeministri grek i asaj kohe, Kostantin Nastradin Kaldaris, që mbronte tezat se Shqipëria jo vetëm që ishte një vend që nuk luftoi kundër fashizmit, por bashkëpunoi me ta. Ai këmbëngulte se bashkë me Italinë fashiste, Shqipëria sulmoi Greqinë në tetor 1940.

            Dhe shanset ishin të errëta. Shkak për këtë ishin bërë ministrat e jashtëm të Britanisë dhe të Shteteve të Bashkuara, që u mbanin anën grekëve.

            Ja dy fakte qe paraqiti Nastradin Kaldaris ne Paris

            1- nxori një faksimile të gazetës shqiptare “Tomorri” të vitit 1940 që kishte në faqen e parë me germa të mëdha një thirrje publike të antizogistit Omer Nishani që thoshte: “I bëj thirrje popullit shqiptar të futet në Partinë Fashiste”. “Ky njeri, ky fashist, është tani President i Shqipërisë, tha Kaldaris triumfator

            2- Kaldaris nxjerr edhe një tjetër faksimile duke vjellë helm: Po ju rrëfej edhe se cilin kanë Shef të Shtabit të Ushtrisë. Shikoni këtë urdhër të lëshuar nga Spiro Moisiu, në kohën që ka qenë Komandant i Batalionit ‘Tomorri’. Këtu është një urdhër sulmi. Thotë: Në orën 12:30 të sulmohet territori grek. Ky njeri, që është tani në krye të ushtrisë shqiptare, ka vrarë e prerë deri në Kostur”…

            3-A ka ndonje ndryshim Kaldarisi grek me Nazistradinin shqyptar ???

  • Ah ah ah! Kur edhe budallenjt ne Shqiperi nuk ia Varin me per nderkombtaret,IU gje ne mènd ketyre me kritikuar punen e osce-se,,,..
    Puna qe shihet etj etj thone shqiptaret.

  • Tani u kujtuan per kritika mbasi jane paguar zagaret e tyre me miliona euro per te thene vetem rrena per qeverisjen dhe per gjith shoqerine.Turp tu vije bashke me qeveritaret kane vjedhur dhe kane luajtur te paditurin.

  • OSBE, eshte institucioni ku burokratet, qe duan te kene nje pozite, por qe sjane te afte.
    OSBE. Eshte instuticioni me pikant i burokracise.
    Europa ka gjetur zgjidhjen me optimale, qe europarlamentaret, te rregullojne njerezit e afert.
    Europa ka gjetur zgjidhjen me optimale ku grupet parlamentare europiane, kane gjetur menyren, se si ti shperblejne militantet e tyre.
    Une akoma edhe sot e kesaj dite, nuk kam arritur, se cfare roli ka OSBE, ne Shqiperi.
    Vjen dikush si Grossruck, thote qe Burre me te mire se Sali Berisha, sme kane zene syte dhe kjo eshte edhe vendimmarrja e OSBE, se kur e thote Grossruck, e ka thene Krishti, ska asnje lloj dxshimi.
    OSBE, thjesht eshte institucioni i pijaneceve.

    • Vertet nuke kuptoni se vfare roli kane keto organizma,qe per 23 vjet kane shkerdhyer mendjen e shqiptareve ne shumice (nuk gjej dot fjale me te pershtatshme per keta kurvaret qe me kane bere perhere per te vjelle ) si nje faktor i zgjedhur jo nga shqiptaret por nga homologet kurvare te
      mender-politikes shqiptare.
      Keta ,i nderuar,kane qene alibia e shperndarjes se pergjegjesive kriminale te qeverisjeve shqiptare ,ne 23 vjetet e fundit.
      A do te besonit se kjo analize (ky raporti gjerman ) do te dilte ndonjehere ne drite ,nese shqiptaret nuk do te benin realitetin e shenjteruar te 23 qershorit????? “HB” une jam e lumturuar qe njerzit e kuptuan se duhet te benin te zotin e shtepise ,per te shpetuar pas 23 vjetve edhe nga kodoshet nderkombetare.Dhe nuk kam asnje iluzion se pas ketij ,te famshmi raport,do te krijohet ndonje organizem tjeter “mbykqyrje” per Shqiperine, qe te eksploroje mundesi te reja te avazit te shkerdhimit te fatit te shqiptareve.Keshtu “HB” neve na shpeton vetemte bejme te zotin e shtepise sone Shqiperi,ne cdo ore dhe dite te perendise;asnje gje me shume se c’bejne kombe te qyteteruara qe prosperojne jeten e tyre,pa ndalim.Te uroj nje dite me bereqet!

  • po pse nuk ishte kjo organizte teroriste qe i pranoi dhe keto zgjedhje te vendosura ne takimin e pashpirte te atyrve qe komandojne botene qe shqiptarete mposhtene antishqiptarizmine berishiane dhe po ka mare me shume se 10 deputete partia e lulite te serbise pra serbia mos qofte kjo toke dhe iliri i kadaifite 2 deputete ka mare po ja dhne armiqte e betuare te shqipeise me firme te OSBE

  • o ti Z.rilindje e vonuar,qe me sa duket qenke me te vertete njeri i vonuar,perderisa nuk i kupton si funksionojne gjerat :avokati i popullit qe eshte me te vertet nga te paktet njerez te ndershem qe ka ky vend per fat ka nje grua edhe me te ndershme, te cilen e njoh pasi me ka lidhur puna kur ishte ne komisionin europian para 8-9 vjetesh.Ajo eshte me te vertet kristal ne raport me ato qe permend ti zoteri,por per fat te keq gjithnje gjendet ndonje person qe per interesa personale te perpiqet te njollose duke gjetur ndonje gazete pacavure dhe gazetare te paskrupullt si gazeta sot duke ju referuar shprehjes : shpif,shpif se dicka do ngelet

  • PSE OSBE-JA DUHET TE RESPEKTOJE SHQYPTARET?

    Kur amerikanet donin t’i dergonin LHL-te e Asadit pa i pyetur fare sikur Shqypnia te ishte KOSH PLEHRASH dhe shqyptaret te ishin si KAVJE eksperimentale, si nje fis Afrike ZULU?

    Kur amerikanet pasi e pane menxyren e BUMJES se Gerdecit derguan ne mes te nates Kondoliza Rajs per te pergenjeshtruar vetetimthi alarmin per implikimin e zyrtareve te larte te Ambasades Amerikane ne Tirane, qe e kishte dhene me pare sekretari i kesaj Ambasade?

    Kur amerikanet nuk demshperblyen fare familjet e viktimave te Gerdecit dhe bizneset e shkaterruar nga financimi bujar i Pentagonit per firmen private Saliu&SON me 300 milione USD qe shkaktoi edhe BUMJEN ne Gerdec?

    Kur ambasadori amerikane e quajti Sali Vrastarin para 21 janarit BURRE SHTETI qe e inkurajoi kete perbindesh komunist te vriste edhe 4 njerez te tjere te pafajshem sikur te ishin zogj pule, njesoj sic i vriste mesuesi i tij i Partise se Punes Enver Hoxha?

    Kur Politika Debile shqyptare ne vend qe te denoje Enver Sadistin dhe krimet e tij kerkon te RILIND29 nentoret e ZINJ dhe LANC-et kriminale, qe mbollen MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare me festime dhe ngazellime mbarepopullore si ne ASNJE vend te Botes?

    Kur Edi Rama dhe Drejtesia shqyptare ne vend qe te ndeshkojne si rrufe banden vrastare dhe kusare te Sali Komunistit vertiten si miza pa koke dhe jane futur ne debate debile VEZA-PULA me kriminelet me vule ne balle. Prandaj edhe nastradini ngre nje pyetje llogjike:

    PSE OSBE-JA DUHET TE RESPEKTOJE SHQYPTARET?

    • I dashur evlat naszistradin

      Te kam cuar nje koment te gazeta Tema por nuk ke kthyer pergjigje akoma.Per ta kuptuar lexuesit cfare “sojezesi” je.

      Sistemin e Enver Hoxhes nuk duan as 2% e popullit te rikthehet biles dhe ai te ngrihet nga varri do kerkoje falje shqiptareve qe nuk zhduku ca si fara jote por u mor me kundershtaret e ndershem te tij qe ti nastradin i spijunoje te Suloja.
      Sot ne qofte se do behet nje referndum per figurat si Zogu,Enveri,Saliu,Fatosi jam i bindur qe nga keto maskarenj Enveri do ishte e keqja me e vogel.

      Me vjen keq qe po te them por semundja jote skizofrenike paska kaluar ne faze acute dhe duhet te marresh ndihme mjeksore ne ndonje spital te shendetit mendor.Se ku qendron thelbi I infeksionit tuaj po ta argumentoj si me poshte:

      1-Ne kete artikull nuk ka absolutisht lidhje tritoli I Milotit me ambasaden sovjetike qe tergon se semundja paska avansuar shume ose ke bere copy-paste koment te gabuar se je kthyer ne mi gjirizi ne blloqet e internetit dhe ngaterron shtyllat me ambasadat.

      2-Persa I perket piramides dhe ne egjypt jo vetem qe nuk I prishin por I mirembajne objektet e faraoneve sepse eshte culture dhe se dyti eshte nje burim I jashtzakonshem fitimi nga turizmi.

      3-Ato dy medaljet qe ka ai diktatori I dashur dhe paharruar duhet ti shtojme dhe nje te trete se si ka mundesi qe ai vend te rezistoje per 40 vjet I rrethuar nga armiqte e tij me 3 miljone nasrudine turkoshake qe kane 70 vjet qe dhjesin gjak nga beitha dhe diarre nga goja.

      4-Ti po akuzon Mero Bazen si pa llogjike se nuk po denon Enverin gje qe tregon se je nje antienverist psikopatik I pasherueshme dhe duhet mbyllesh ne nje kafaz hekuri te spitali I Dincit ne Elbasan.

      5-Ti maniak komentesh po akuzon Edi Ramen qe po meremeton Piramiden dhe kalon ne konvulsione duke arritur te mos denosh Saliun pa denuar me pare Enverin ide kjo 100% e njejte me Fatos Ulkonjen.

      6-Ky tregtari I sapunit dhe I leshit te Zhelefines ne nje artikull te Tos Lubonjovicit te botuar ne gazeten Tema me titull “EDI RAMA SI HITLERI” ka bere personalisht 50 komente pro Lubonjovicit nga rreth 500 komente te cilet ishin kategorikisht kunder skizofrenit Fatos.Pinjolli I Todi Lubonjes u detyrua te kerkoje falje per krahasimin me Hitlerin por kunji I ngeli nastardinit I ngulur nga mbrapa.

      7-Semundja qe te ka zene te ka bllokuar kujtesen dhe babai yt te keshillon qe te mos harosh pislleqet qe kane beret e afermit e tu dhe ti vete.Mos harro se je nip I Esat Pashe Toptradhetarit qe ka parametra te njejta me Sali qenin I cili eshte nje serbofil I lindur dhe tradhetar permanent.

      8-Mos harro se yt ate I coi kuroren e skenderbeut xhuxhmaxhuxhit viktor emanuaelit trete dhe kam kurajon ti kerkoj falje kombit shqiptar.

      9-Mos harro se baba jot pasi bashkpunoi me nazistat mori pjese ne vrasjen e partizaneve pas shpine dhe ikem ngavendi bashke me gjermanet per te shpetuar koken.

      10-Gabimin fatal e beme pas 1945 qe shkonim sa ne Beograd e sa ne Athine per te rrezuar sistemin e Hoxhes por mender teje I hengrem m..tin.Biles pot a them ne confidence se me I madh ishte numri I krimeve,terrorizimeve,dhe I akteve tona diversioniste se sa ishte numri I te burgosurve ne shqiperi.

      11-Nuk beri me shume Enveri se c’bene francezet me heroin e tyre te betejes legjendare te VERDUNIT marshallin Philippe Pétain I cili bashkpunoi me gjemanet dhe u hodh ne koshin e plehrave nga shoqeria franceze pas L2B.

      12-Prandaj babushi te keshillon te shkosh te ndonje neurolog serioz per nje vizite se edhe sikur te kishte hedhur Enveri bomben atomike ne Hiroshima nuk duhej te behesh kaq handikapat-psikopatik se me shume ja rrit vleren cunit te gjyles aq me keq qe u katandise sa u bere dhe nje morr I Sulo gradecit si miku juaj armik kasarruho duke shkelur mbi kafkat e shokeve te burgut…

      13. “Be gentle with yourself. In the noisy confusion of life, keep peace in your soul.

  • OSBE eshte institucioni me pazarxhi ne europe qe e perdorin shefat e BE si seksere per te vene pasuri nga qeverite sundimtare ne vendet me popuj skllever e leshko, keshtu ishte edhe ky qoftexhiu ne foto por edhe edhe ky Sekui i zi qe thueht se ka zene edhe disa dashnore ne Tirane dhe shfryn bolet me taksat tona

  • drejtesi kerkojme te gjithe.
    o i vonuar,
    lexo gazeten sot,o kojshi.
    i gjen ne bibloteken kombetare se jane ne muajin dhjetor 3 shkrime.
    I uroj drejtesise te beje detyren per kedo, pa dallim i majte, i djathte apo diplomat,turist i huaj

  • Mjergull apo hije ?
    Jane te dyja bashke !
    Le ti marrim me rradhe: ne Tirane OSBE ka zyrat tek Sheraton, hoteli me i shtrenjte ne vendin tone. Pagesa e qerase faturohet si kontribut i fuqizimit te institucioneve te demokracise ne shqiperi.
    Punonjesit e OSBE jane te huaj, me rroga shume te majme.
    Kane marre nje rol shume te rendesishem dhe delikat ne proceset e zhvillimit te demokracise shqiptare, ate te institucionit te zgjedhjeve,
    OSBE ben gjithcka, vendos per kodin zgjedhor, lobon me parlamentin, pergatit raporte (publike dhe jo publike), punon me parlamentin, me grate, me policine, me me me me me cte gjeje para.
    Por a punon? cili eshte misioni i kesaj organizate ne vendin tone?
    Ceshte bere deri me tash? Ckane prodhuar deri me sot?
    Pa asnje dyshim jo demokraci, vetem amulli, mjergull, sherr dhe deshtim.
    Ka ardh koha te japin llogari, per cdo deshtim te proceseve zgjedhore.
    BOLL kane shire ne kurriz te popullit shqiptar. Boll na kane mbajtur ne hije.
    Larg duart e OSBE nga Shqiperia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *