Në ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit një thirrje vjen nga Ambasada Amerikane.
Përmes një postimi në twitter, Ambasada Amerikane konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe ndërkaq u bën thirrje vendeve që t’u përmbahen angazhimeve për të luftuar korrupsionin.
‘Korrupsioni minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare’, shkruhet në postimin e Ambasadës.
Postimi i plotë:
“Korrupsioni minon sundimin e ligjit & zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Në Ditën Ndrk. Kundër Korrupsionit konfirmojmë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar & u bëjmë thirrje vendeve që t’u përmbahen angazhimeve për të luftuar korrupsionin”.
Më herët, Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se po ndërmerren veprime shtesë ndaj korrupsionit, financimit të paligjshëm, si dhe për forcimin e kapaciteteve për të ekspozuar aktet korruptive.
Kim e krahasoi korrupsionin me kancerin dhe tha se të gjithë të korruptuarit do të jenë përgjegjës për veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin.
“Korrupsioni është kancer. SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të shpallur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe për të forcuar kapacitetin për të ekspozuar aktet korruptive”, shkroi Kim.
Nga ana tjetër, deklarata e publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë nënvizon se “Ata që abuzojnë me pozitat e pushtetit për përfitime private vjedhin jo vetëm pasurinë materiale, por dinjitetin dhe mirëqenien njerëzore”.
o.j/dita

E nderuara zonja ambasadore e SHBA-ve,shtetit me demokratik ne bote dhe mikut me te madh te kombit shqiptar!
Pas 31 vjetesh,te rrezimit te diktatures komuniste,Shqiperia dhe shqiptaret ndodhen si 100 vjet me pare,te percare,te mashtruar,te grabitur dhe te varfer si asnje popull ne Europe!
Kur shkon ne SHBA,qofte edhe per nje kohe te shkurter e kupton lehte dallimin katastrofik te demokracise dhe shtetit ligjor atje me katrahuren mizerabel ketu!
Por e keqja me e madhe qendron ne faktin se ne ketu kemi politikane mashtrues,te pa afte dhe te korruptuar,se kur ua thua kete fakt,,i pari Rama te hidhet ne fyt duke t’u kundervene se “E po ne nuk jemi SHBA”!
Po kush qenkemi atehere,kur prej 30 vjetesh te gjithe politikanet jane bere miliardere,ndersa shumica e popullit mezi sigurojne buken e gojes?
Ju duhet ta kenbi kuptuar se e gjithe klasa politike e ketij vendi me pasuri prallore ka deshtuar dhe vetem mbeshtetja e SHBA per krijimin e nje partie te re dhe e nje gazete dhe tv te ri ,do t’i hapte syte e mendjes popullit shqiptar te reagoje kunder ketyre pashallareve ne pushtet!
Ju duhet te detyroni p[olitikanet shqiptare qe te sigurojne urgjent votimin e te gjithe shtetasve shqiptare me te drejte vote,nga vendet e tyre te banimit jashte Shqiperise,se vetem vota e tyre do te mund ta shporre kete klase antishqiptare!