Kryeministri britanik Boris Johnson bëhet baba për herë të shtatë

J L

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson dhe gruaja e tij Carrie, janë bërë sërish prindër. Çifti ka njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të dytë, që është një vajzë.

“Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër sot. Edhe nëna, edhe vajza janë në gjendje shumë të mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre”, thuhet në një deklaratë.

Fëmija i tyre i parë, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, lindi në fund të prillit 2020, disa javë pasi kryeministri doli nga spitali ku ishte në kujdesin intensiv me COVID-19.

Zoti dhe zonja Johnson u martuan në një ceremoni të vogël në Katedralen Ëestminster në maj.

Johnson, i njohur për jetën e tij të trazuar personale, të shënuar nga tre martesa dhe një numër i panjohur lidhjesh, me ardhjen e re në familje ka gjithsej shtatë fëmijë.

Lideri konservator ka 4 fëmijë nga gruaja e tij e dytë, Marina Wheeler, avokate, me të cilën ka përjetuar bashkimin më të gjatë deri tani, rreth 25 vjet.

Një djalë tjetër i lindur në 2009 nga një lidhje jashtëmartesore me eksperten e artit Helen Macintyre, atësinë e të cilit ai ia kishte mohuar fillimisht, derisa e njohu ligjërisht në 2013.

Vetëm shtatorin e kaluar Johnson pranoi në një intervistë të dhënë në TV amerikan Nbc se kishte 6 fëmijë, ndërkohë që sot iu shtua edhe e vogla.

j.l./ dita

Share This Article
12 Comments
  • Mos ja qani hallin kaloresit qe i varen kembet. Ka me ca i ushqen anglezi dhe me ‘jete te gjate i 7 – ti ! ‘

    • Rita.
      Mos mendo si ne vitin 1. Femijet e sotem nuk kerkojne vetem ushqim…perjashto 5% te banoreve te globit.
      Femijet duan t’u kushtosh kohe…te shkosh me ta ne sport, ne koncert, ti shoqerosh neper aktivitete si sporte, vegla muzikore, balet, patinazh, atletike, etj. Kerkojne te shkojne familjarisht ne piknik, me pushime .etj etj…
      Une dy kam dhe jam gjithe diten taksixhi, shok, bodyguard, shoqerues, etj etj…

      • Nuk kupton se cfare dua te them me siper.S’ka dyshim qe femijet sot kerkojne kohe , perkushtim dhe prandaj ju ndodheni gjithmone ne levizje e role te shumte.Ju lumte e uroj te shperbleheni dikur per mundin e sakrificat.Por me siper flitet per kryeministrin anglez .Ku vete dhe nuk mund te jete prezent ne argetimin e edukimin e femijve per hir te detyres por ,mundesite financiare ( qe kupton sherbetore , Bodygarde ) i ka per sa kohe do te kete ate post.Te krahasosh ecurine e femijve te nje te pari te nje shteti me nje te cfaredo ,kujdo se si ,qysh, etj eshte nje shaka ..Nesje cdo njeri nganjehere shikon vetem hallin e vet.

  • Ti rroj vajza Borisit, vetëm bashkshortja t’ja kreh një çik flokët që i ka sikur i kalon për ditë një tajfun mbi kokë dhe trëmb jo vetëm kalamanjtë por trëmbi edhe qeveritarët e botës në samitin e ngrohjes globale në Edinburg kur e takonin , vetkuptohet përveç kryeministrit Edi Rama që është mësuar me ekscentricitetet njerëzore në paraqitjen e jashtme.

    Por, sa do të përpiqet kryeministri Bor në kontributin për shtimin e popullsisë madje me disa martesa edhe me fëmijë me lidhje të jashtëligjëshme ilegale

    nuk ja kalon nënoficerit të dikurshëm në Sazan që, jo si i nerumi Boris me një ekip të tër grash por vetëm me një grua,

    duke dëgjuar këshillat e ministrit të mbrojtjes shokut Beqir Balluku që kur vinte për inspektim në ishull, duke ngrën gostinë e radhës që ishte axhenda reale e inspektimit, këshilla e vetme për strategjinë dhe taktikën e mbrojtjes me sukses të ishullit nga një armik apo koalicion armiqësh ishte që

    oficerat dhe nënoficerat e ishullit, të edukuar me mësime e çmuara të partisë dhe shokut Enver, të mos kurseheshin gjatë natës dhe të jepnin kontribut për mbrojtjen e atdheut duke pjell sa më tepër ushtarët e ardhëm dhe

    nënoficeri kishte 15 fëmijë ku më i madhi ishte vetëm 17 vjeç sepse ai zbatonte të gjitha mësimet e artit ushtarak popullor dhe i lindëte jo vetëm me të shtime një e nga një por edhe me breshëri, dy e nga dy ose edhe me breshëri nga tre njëherësh. Ai ishte një ushtarak i vërtet që zbatonte mësimet që shtjellonte ministri i mbrojtjes shoku gjeneral kolonel Beqir Ballukut, kur shijonte gostinë e radhës me Mamaqin e Zërit të popullit dhe bashkëshortet e tyre, për ushtarakët e ishullit strategjik të Sazanit për krijimin e epërsisë numerike të forcave tona në drejtimin kryesor të veprimtarisë luftarake.

    Në Sazan thoshin se nënoficeri e kishte prej diamanti duke nënvleftsuar rolin e gruas në këtë fushë të artit ushtarak popullor dhe

    e kishte problem se darkave kur i mblidhte dhe i rreshtonte ushtarakisht për të bër apelin e prezencës së fëmijëve dhe mbasi ai jepte komandën ” Shokë fëmijë,eja në radhë, gatituuuu”

    apelin e bënte gruaja sepse ai nuk i mbante mënd emrat e të gjithë fëmijve, prandaj

    nuk na habisni ju të Ditës me këtë lajm që nuk bën sensacion për ne, brezin e tretë që Borisi i Britanisë paska bër vetëm 5 kalamanjë me një tufë grash,

    ju lutem zotërijnë të jemi realist,

    a është i zoti mister Borisi që për 17 vjetë të bëj një skuadër këmbsorie prej 15 kalamanjësh vetëm me një grua?

    :

  • dhe me te vertete ti madravello, i qan hallin “sulltaneve” ?
    ka kush ua ploteson edhe ato kushte qe thua ti, femijve (klyshve te tyre) .
    e rendesishme eshte, qe sulltaneve, oborrtareve te tyre dhe bisnesme-qeneve t’u vije ngordhja sa me shpejte .
    dhe kur te lajmerohet vdekja e tyre, te mos perdoren tone funebre .
    por;
    “shyqyr, qe u qerua dhe nje ..bajge”
    iku nje sot . koqja katunarit bente jete trendi..
    une jam sic e pershkroi noli; ” ..anes detit, i pa lare..” .:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *