Një shpërthim është regjistruar këtë mbrëmje në ambientet e një universiteti privat në Tiranë.
Paraprakisht siç raportohet nga policia se shkak dyshohet të jetë bërë rrjedhja e gazit në kuzhinën e Universitetit, por dëmet duken shumë të mëdha krahasuar me atë që mund të sjellë një bombolë gazi.
Zhurma gjithashtu ka qenë dhumë e fortë dhe është ndjerë rreth zonës ku dhe ndodhet universiteti, konkretisht pranë aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
n.s. / dita
