Valmir Berisha, në lojë edhe Borusia Dortmund

redaktor

Në Itali ishin të bindur për transferimin e Valmir Berishës te Roma, por në orët e fundit në mes është futur Borusia Dortmund. 17-vjeçari ka ndryshuar mendje pas interesimit të verdhezinjve dhe tani nuk ka më siguri se ai do të shkojë në kryeqytetin italian. Pas tij kanë qenë shumë klube evropiane, por ai më parë kishte deklaruar se i interesonte të shkonte në një klub të dorës së dytë, për të pasur mundësi aktivizimi. Borusia aktualisht është ndër ato klube që konsiderohen “të dorës së parë” në Evropë, megjithatë në skuadrën verdhezi ka pasur përherë vend për të rinj të talentuar, pavarësisht moshës. Pak ditë më parë, trajneri Jurgen Klop shprehur admirimin për Zlatan Ibrahimoviç. Në pamundësi për ta marrë yllin e Paris SG, ai mund të marrë 17-vjeçarin shqiptar, i cili është quajtur “Ibra i ri”, për fizikun e ngjashëm dhe stilin e lojës. Për momentin dihet vetëm që Berisha ka anuluar udhëtimin drejt Romës dhe mbetet për t’u parë nëse drejtimi i ri do të jetë Dortmundi apo ndonjë klub tjetër surprizë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *