FSHF, Armand Duka rizgjidhet më 28 shkurt

redaktor

Armand Duka do të rizgjidhet për herë të katërt president i Federatës Shqiptare të Futbollit më 28 shkurt, ditë në të cilën do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme. Data e mësipërme është vendosur dje nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, pas mbledhjes së zhvilluar dje. Duka, i cili drejton federatën që nga viti 2002, është për momentin kandidati i vetëm, megjithatë nuk do të përbënte aspak çudi rikonfirmimi i tij edhe në rast se përballë do të kishte kundërshtarë, siç ka ndodhur në dy zgjedhjet e mëparshme kur ai ka mbrojtur postin.

Presidenti aktual i FSHF-së është zgjedhur për herë të parë më 2002, kur zëvendësoi Miço Papadhopullin, tani president nderi i institucionit. Kundërshtar i Dukës në zgjedhjet e vitit 2002 ishte Mehdi Bushati, njeri që e kishte drejtuar edhe më parë federatën. Bushati më pas ka qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe një kundërshtar publik i presidentit, me kritika të vazhdueshme ndaj tij. Në dy zgjedhjet që vijuan, Duka ka pasur dy kundërshtarë përballë, gjë që, në njëfarë mënyre, ia ka lehtësuar punën, ndonëse në të dy rastet ia doli të merrte më tepër vota se kundërshtarët së bashku. Në zgjedhjet e vitit 2006, Duka ka pasur kundërshtar më tepër se Edmond Haxhiajn e Salvador Kaçajn, duke qenë në luftë të hapur me qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha dhe ministrin e atëhershëm të sportit, Bujar Leskaj. Pavarësisht se u luftua fuqishëm, presidenti ia doli të mbijetonte, i përkrahur po fuqishëm nga FIFA e UEFA, duke fituar edhe zgjedhjet e zhvilluara në Hotel Tirana. Katër vjet më pas, rivalët ishin përsëri dy, Refik Halili dhe ish-kapiteni i Shqipërisë, Rudi Vata. Përsëri Duka doli fitues, për të tretën herë radhazi. Në zgjedhjet e reja nuk ka ende një rival kundër tij, edhe pse është spekuluar me emrin e Igli Tares. Ndoshta sivjet një rival i Dukës do të kishte pak më tepër sukses se të mëparshmit, për shkak të pakënaqësive të mëdha nga shumë klube, megjithatë për momentin presidenti i FSHF-së është i plotfuqishëm, dhe çdo kundërshtar në zgjedhje duket i destinuar të humbasë. Sivjet, zgjedhjet për kreun e FSHF-së rikthehen në Tiranë, pasi herën e fundit, më 2010, janë zhvilluar në Durrës.

 

 

Tre mandatet e Dukës dhe sfidantët

 

2002

Armand Duka

Mehdi Bushati

 

2006

Armand Duka     51 vota

Edmond Haxhiaj  16 vota

Salvador Kaçaj  1 votë

 

2010

Armand Duka     49 vota

Refik Halili    15 vota

Rudi Vata       1 votë

Share This Article
12 Comments
  • nuk shkulen lehtë prej posteve dhe monopoleve mafiozet, ky Duka eshte nje prej tyre, duhet qeruar nga Federeta ky bandit qe po vjedh e po shkaterron futbollin shqiptar.

  • Shume mire zoti Duka, tani qe na e the se do te rizgjidhesh edhe nje kater vjecar, sdo te marrim si pushka e jevgut kur bejme dy fitore, por tani do ta dime, qe vendin e zakonshem te parafundit e kemi te siguruar.

  • HALLALL, KY KA PUNEN ME TE REHATSHME SOT PER SOT NE SHQIPERI.
    TE GJITHE MERREN ME KORRUPSIONIN NE FUSHA TE TJERA E KY MIKU E KA BERE FEDERATEN FITIMPRURESE TE MADHE PER TE, SHET NDESHJE BRENDA DHE JASHTE VENDIT, NDONJE QE DEL KUNDER I DERGON GRUPIN E GATSHEM.

    EDHE NJA DY VITE TE TJERA KESHTU DHE PRIT TI NXJERRE NJE CERTIFIKATE PRONESIE NE EMRIN E TIJ EDHE FEDERATES.

    HALLALL,HALLALL,HALLALL.

  • teroristi i sportite shqiptare qe zhduku ligjine per 2 mandate me dukete u be i pazvendesusheme se nxori korcene 3 here kampione zhduku partizanine pere ti mare familja teroriste berisha tokene pra ka mbeshtetjene e teroristave qe duane ta mbajne penge kete toke ky qe bredhe me makine 500 mije euro turpe pere leka kulote qe i vene nga pase si gjithmone nuk a njeri ta kundeshtoi pra shqiptaret jane servila

  • Cfare kane Xhelal Mziu dhe Armando Duka te perbashket??

    Nuk e kisha shume tek te qenit provinciale sesa tek forma e egzistences se ketyre vemjeve. Keta jane simbolika e shtetit brekegrisur dhe te shoqerise rrumpalle. Injoranca dhe jashteqitja kombetare, “udheheq” akoma, fusha te rendesishme te kesaj Shqiperije. Jane figura te tilla, qe e bejne fytyren e ketij vendi edhe me qesharake sec eshte,, qe i ben Bathoret si getot e te zive ne Amerike apo stadiumet e futbollit ne nevojtore publike.
    Ata qe “japin voten” per A.Duken, jane perfaqesuesit e eres se urines qe kundermon ne cdo vend, ku shkelin keta pengmarres te sportit shqiptar.

  • -Sikur flori te kish pjelle per futbollin qe lengon, vjen nje dite qe duhet ti thuash vetes :”Mjaft”
    -Futbolli eshte ne gjendje alarmante. Ky Duka eshte ne krye te kesaj gjendje. Edhe kush guxon te thote diçka e mbysin sakaq. Shiten ndeshjet si pa gje te keq, deri tek ndeshjet e Kombetares.
    -Futboll pa stadiume, pa fusha stervitore, pa privatizime, pa fonde, pa sponsor serioze, pa pagesa reale, por te manipuluara, me kontrata false. Sa here futbollist te huaj kane fituar leket e mohuara nga te ashtuquajturit “presidente”.
    -Asnje gjykim serioz per dyshimet per disa presidente klubesh per trukime ndeshjesh.
    -Futboll pa spektatore, vetem me ca huligane qe vetem sokellasin, çirren e bertasin, shajne e ofendojne, madje ushtrojne edhe dhune e kercenim me jete. Asnje hetim. Treten shpejt…
    -Le stadiume te hajrit qe nuk kemi per te pare kurre, por edhe tapeti i fushave te tyre per te qare halli. Korrupsion i gjalle. U be fusha e stadiumit te Beratit para pak vitesh e per 6 muaj u prish prap!!!
    -Ky Duka mburret me ndriçimin e 5-6 stadiumeve te vjeter te ndertuar para 50-60 vjetesh. Ky punen e ze nga kembet. Ato impiante ndriçimi do prishen sikur te behet stadiumi i ri. Me mire te kish bere nje stadium nga e para se sa eshte “investuar” kot.
    -Po nuk ka ky komb njerez te rinj per kete post. Djem qe njohin futbollin dhe kane mendesi perendimore. Jo, ky duhet te largohet pa tjeter.

  • Turp per tere komunitetin e futbollit po e rizgjodhen kete mafioz. Ky edhe asamblete zgjedhore i ka manipuluar lehtesisht. Te paren ka bere ne Tirane, tjetren ne Korçë e te fundit ne Durres, kinse per te treguar se eshte novator, por e ben shpejt e shpejt, larg syve te kamerave, per te manipuluar lehtesisht. Vini re sa lehte i urdheron te gjithe. Edhe kollarot i kane tere ne FSHF te nje lloji.
    Ndryshimi e ka çuar atje Perendimin e vendet e perparuara e jo qendrimi ne nje vend… Ju rrini ne vend, zgjidhni per te 4 here te njejtin njeri. Me keq do veje puna e futbollit. Ne kohe te ketij u prish nje legjende si “Partizani”. Legjendat bota i mba, i ruan, i fut ne arkiv, ne kujtese e i çon ne tej. Ne kohe te ketij u shkaterrua “Dinamo” e i vijne rreth kompleksit te saj, siç beri me ato te “Partizanit”.
    Turp, per komunitetin e futbollit, ne rast se rizgjidhet…

  • edhe ne themi pse nk vjen adnan januzaj ne shqiperi…si do ta le djalin ai babai ne duar te ketyre plerave apo ta bejn sic dine vete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *