Kryeministri Edi Rama tha në një takim me qytetarët në Shkodër për “Bashkëqeverisjen si Ligj i Ri” se në vitin 2022 do të hiqen të gjitha sportelet dhe shërbimet do merren online.
Mes të tjerash, kreu i qeverisë deklaroi se me ligjin e ri do të ketë dy lloj sanksionesh ndaj punonjësve të administratës, të cilët vonojnë përgjigjet për qytetarët.
Sipas Ramës, ata që nuk i përgjigjen hallit të qytetarëve, do të kenë ndjekje penale, por edhe sanksione financiare, pra që do iu duhet të paguajnë nga rroga e tyre dëmin e shkaktuar.
“Vetëm 5% e shërbimeve nuk janë online, për shkak se janë të lidhura domosdoshmërisht me prezencën e qytetarit. Ndërkohë që të gjitha shërbimet e jetës së përditshme janë në disponim pa pasur nevojë me dalë nga shtëpia. Kjo bën që ne në vitin ku po hyjmë të mbyllim sportelet. Është një vendim i fortë, sepse mbase do të krijojë konfuzion, por është vendim i pashmangshëm, për të orientuar të gjithë qytetarët në sistemin e ri të shërbimeve, duke iu hequr nga kurrizi gjithë barrën e stresit, humbjes së kohës, ryshfeteve dhe atyre torturave që i dinë të gjithë. Sportelet do të mbyllen, nuk do të ketë më asnjë zyrë për të trokitur fizikisht, por me shërbimet online trokitja do të shkojë direkt aty ku duhet. Kjo është një pikë e madhe kthese në luftën kundër korrupsionit.
Përveç kësaj, është dhe ligji, që për arsye apo mosarsye të z.Presidenti, që e ka kthyer në Kuvend, e kthen bashkëqeverisjen nga një mekanizëm, në një mekanizëm të mirë. Kjo do të thotë se kur qytetari aplikon dhe nuk i jepet përgjigje në kohë, atij i jepet e drejta të drejtohet në “Shqipëria.al” dhe të denoncojë faktin. Ligjërisht denoncimi i qytetarit shkon menjëherë në rrugën e zgjidhjes, për të gjitha rastet kur qytetari ka të drejtë dhe përgjegjësit sanksionohen. Ka dy lloj rrugësh për sanksione, ai që ka qenë aty gjithmonë, pra ndjekja penale apo administrative për ata që konstatohet se kanë penguar qytetarin me qëllim, dhe sanksioni financiar. Pra, me ligjin e ri për vonesat e shkaktuara padrejtësisht ndaj qytetarit, personat përgjegjës sanksionohen financiarisht, paguajnë nga rroga e tyre dëmin që kanë shkaktuar. Do të mbyllen edhe sportelet e kadastrës. Ne do t’i mbyllim sportelet, nuk do të ketë më sportele në Shqipëri, shërbimet do të merren nga telefoni, me postë, etj”, tha Rama.
o.j/dita

Deshira duhet vleresuar…si proces nuk mund re ndodh…sepse ka shtete shume me te perparuara dhe kane process ku njeriu duhet te shkoje….psh gjurmet e gishtave per leje wendrimi…..unexsot aplikova per nje declaration dhe nuk ma dha mundedine….gjysma e proceseve ke tatimet kerkojne te shkoje njeriu
Po ata që nuk kanë internet si do t’ja bëjnë?! Pensionistët pothuajse nuk kanë internet, sepse kushton dhe nuk i del me atë pension që ka. Po kështu, ka të tjerë që nuk dinë të përdorin kompjuterin. Korrupsioni mund të luftohet edhe me mënyra të tjera, prveç sporteleve. Duhet lënë një shteg për ata që nuk mund të zgjidhin punë vetëm « online ». Këto gjëra bëhen në harmoni me ngritjen e parametrave të tjera, si paga, kostua e jetesës, shtetit ligjor, drejtësia që jep drejtësi, etj.
As ne SHBA nuk jane mbyllur sportelet o aventurier megalloman!
Nuk na ka ardhur e keqja nga mungesa e dixhitalizimit,por se administrata qendrore dhe vendore eshte e pa afte dhe e korruptuar!
TURPI TE MBULOFTE!
Ateher duhet të shkurtosh vende pune dhe te ulesh shpenzimet e administratës. !!! Nism e mir.
Ku e ka hallin kryeministri ku e qani ju. Ai ka hall te bej tenderin 30milion euro per dixhitalizimin me programet online dhe servera jo se kushtojn realisht kaq shume po e merninme mend vet pse. Po te donte zoteria te regullonte sportelet te ndryshoj kodin penal ta denoj si veper penale me 15 vjet burg dhe ta ve ne zbatim vetem me nje rast edhe drejtohen vet ata tjeret kto shembuj vine nga bota perendimore. Ktu jepen denime qesharake detyrim paraqitje arest shpie pezullim ose konvetim i mases ndeshkuse me periudh prove e pse mos marin zemer sportelistat dhe administrata me bo korupsion pa ju dridh qerpiku sepse kane garanci ligjore se nuk denohen kjo eshte e gjitha.
Po u mbyllen sportelet nepunesit do te bejne palle!
Do mbylli sportelet,ky babai i korrupsionit sepse nuk eshte ne gjendje te kerkoje llogari qe ministrat dhe kryebashkiakt te pergjigjen deri ne nje para tij per cdo ankese te qytetareve ndaj vartesve te tyre!
O Rame damllaja,mos shko ne Amerike per PORDHE te MEDHA,por shko shiko se si funksionon shteti atje!
Ne se nuk je i zoti te kuptosh pervojen amerikane,pyet te tjeret,qe e njohin ate dhe te te tregojne!
Por ti o dallkauk nuk je per kete pune,se te ka mbetur mendja tek shallvaret!
Mjere ne per ty,se Berishen mbase e sistemojne amerikanet!