Bedri Islami: “Dorezat e boksit” që kanë veshur Berisha dhe Basha nuk do të hiqen shpejt, por sido që të jetë kjo PD, nuk vlen më, as me njërin e as me tjetrin

Ornela

Nga Bedri Islami

Ditën e nesërme, 11 dhjetor, do të mblidhet Kuvendi i parë, nga dy të planifikuar, njëri pas tjetrit, i Partisë Demokratike. Pikërisht ai që njihet si rrjedhë e “ Foltores “ Berisha, duke i lënë vendin më pas një tjetri, i njohur si Kuvendi Basha. Nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nuk mendoj se mund të ndodhë më një gremisje kaq e thellë në të njëjtën forcë politike, aq më tepër, mes dy njerëzve që deri para pak muajsh ishin si ati me të birin, sa që përgjëroheshin për kokën e njëri-tjetrit.

Tani vija e kuqe është vendosur, shenjat për të gjetur gjuhë të përbashkët nuk duken askund dhe Edi Rama, për herë të tretë e ndjen veten si politikani më me fat në këtë vend.

Si ndodhi e gjithë kjo skizmë politike? A është vërtet gjithçka e shpjeguar në shpalljen e vonuar të Berishës “ non grata” dhe largimin e tij nga grupi parlamentar i opozitës, përmes një vendimi personal të Bashës, duke u mbështetur në alibinë e trysnisë amerikane? Kaq të brishta të kenë qenë marrëdhëniet mes të dyve, Berisha –Basha, sa që me lëkundjen e parë iu vërsulën njëri tjetrit me mllef të pandaluar dhe duke krijuar këtë kaos politik brenda vetes dhe fushë të gjelbër loje për Edi Ramën?

Është e vështirë të mendohet se e gjithë kjo ka ndodhur befasisht dhe se ujërat që rridhnin nën dy politikanët e opozitës ishin kaq të qeta, sa që u turbulluan tejet shpejt dhe pakthyeshëm pas.

Faqja e pare e DITA 10/12/2021

“Dorezat e boksit” që  kanë veshur dy palët si duket nuk do të hiqen shpejt, për më tepër janë gjatë kohë të përgatitur.

Sepse jo befasisht mund të akuzosh djalin tënd politik se qëndron pas aferave milionëshe të eurove të zeza, e jo lehtë është të akuzosh atin tënd politik se po ndjek të njëjtën linjë si atë të Vuçiç në veriun e Kosovës. Nuk është e befasishme të akuzosh liderin që ka zgjedhur me duart tuaja dhe e ke vendosur në fron brutalisht se është vegël qorre e qeverisë dhe i lidhur me banda mafioze, ashtu si nuk është e lehtë të akuzosh atin tënd politik, se, e gjithë kjo që po ndodh është të synosh të shpëtosh veten, dërmuar opozitën, duke u bërë vegël e Edi Ramës.

Njëra palë, “ foltorja” nuk e shpall befasisht sovranitetin e partisë, ku duket se prej viteve ka ndjerë se do i vijë dita befasisht, ndërsa pala tjetër, “vula” shpall si mitin final të një fitore mbështetjen te shteti  amerikan.

Pra, pse ndodhi kjo gjendje kaq e beftë, tronditëse për opozitën, që edhe një herë dëshmoi se nuk ka qenë kurrë e reformuar, por e deformuar, dhe, duhet pyetur, kush e bart fajin mbi gjendjen.

Basha është drejtuesi prej më se 8 viteve i opozitës. Faji qëndron tek ai. Ka shumë arsye.

Në tetë vite ai ka humbur gjithnjë dhe kjo është shenja e parë që tregon se i mungon stafi i liderit. Ai është kryetar i PD-së, por nuk është lideri i saj. Nuk ka arritur të bëhet kurrë dhe, si duket , nuk do të bëhet. Pas paraqitjes së tij të hijshme është fshehur shpirti qyqar, zhvatës dhe pritës, i maskuar pas një buzëqeshje të shtirë, ai kurrë nuk ka pasur një vizion të tij për reformimin e partisë. Ashtu si e mori, ashtu edhe, si duket, do e lërë. E vetmja gjë pozitive që bëri, edhe atëherë tinzisht dhe në momentin e fundit, qëndron në largimin e disa figurave të konsumuara politike të opozitës, ish funksionarë të lartë, por edhe atëherë e bëri nga rreziku për fronin e tij, jo për të reformuar një strukturë politike të çartallosur.

Në tetë vite ai ka mbledhur rreth vetes një trupë që nuk i ngjall askujt besim, as atij vetë. Të drejtosh opozitën përmes figurave që herë herë kalojnë në grotesk si Bardhi, Alibeaj, Duma, Salianji, Gjana, do të thotë ta lësh atë pa frymën përcjellëse të liderit, të krijosh rreth vetes një mushk politik , përmes të cilit mund të kacavjerrsh, por nuk mund të ngjitesh.

Basha ndaj Berishës, si do të shkruante Noli, agjëroi 30 ditë dhe në ditën e 31 e çeli ndryshe. Tetë vite Berisha ishte asi i partisë, lideri i domosdoshëm, fryma përcjellëse, e keqja që durohej, meritori dhe njeriu që vendoste. Nën hijen e tij nuk rriten as kastravecët, jo më një lider kallp. Basha duroi deri sa e dinte se ai Berisha ishte shpatulla ku mbështetej dhe ky i fundit ia afronte shpatullën sa herë që ishte e durueshme ngarkesa e tij. Kur u bë e padurueshme, të dyja palët vrapuan të rendnin ku kishin fshehur dorezat e boksit.

Është e habitshme mungesa e frymës që ngjall Basha tek opozitarët. Ka një sondazh të një institucioni evropian që herë pas here monitorin edhe ngjarje të rëndësishme në Shqipëri, si është skizma e tanishme në një sekt partiak, që kurrë nuk e lanë të bëhej parti moderne e serioze.

Në këtë sondazh, organizuar me votues potencialë të opozitës, megjithëse 71 për qind prej tyre janë të bindur se Basha si lider gëzon besimin e SHBA, kundrejt 12 për qind për Berishën – edhe këto me besimin se gjërat do të rregullohen në këtë masë kur Berisha të rimarrë drejtimin e partisë, përsëri, dhe kjo është shenja më e ndjeshme e mosbesimit politik, 72 për qind e bazës zgjedhore, votues potencialë të PD-së , mbështetin Berishën, kundrejt 21 për qind që mbështetin Bashën. 7 për qind të pavendosur. Ndërsa, megjithëse Basha është drejtuesi i porsazgjedhur, mbështetja në strukturat e partisë, që përbëjnë Kuvendin, për të cilin pa grinden, si njëri me vulë e tjetri pa vulë, përsëri 64 për qind mbështetin foltoren, ndërsa 28 për qind linjën e qetë të Bashës, 8 për qind të pavendosur.

Kaq e madhe është “ dashuria” e Bashës për zyrat dhe “hijet” sa që asgjë nuk e lëviz prej aty. Në Kryesi dhe në Këshillin e Përgjithshëm Berisha mbështet nga rreth 32 për qind e tyre, ndërsa Basha në 61 për qind, duke u thelluar në kryesi në 72 për qind pro tij. E megjithatë, e gjithë shpresa e tyre është te procedurat – Basha është mësuar të shpëtojë nga hallet përmes procedurave – si të fshihesh pas gishtit, se vula dhe shenjat dalluese të partisë i kanë ata. Njëjtë si një mbret anglez, i dëbuar nga froni, kur po kalonte La Manshin, hodhi vulën mbretërore në det dhe tha se tani askush nuk mund të jetë më mbret.

Në tetë vite Basha ende nuk ka mundur të krijojë besimin te votuesit e tij se përmes drejtimit të tij PD mund të jetë në qeverisjen e vendit, dhe çuditërisht , ata që besojnë se kjo mund të arrihet përmes “ foltores” janë thuajse tri herë më shumë.

Berisha është njeriu që prej kohe, jo vetëm tani, nuk duhej të ishte në politikën shqiptare. Ndëshkimi i njerëzve të korruptuar të politikës duhej bërë që në fillimet e pluralizmit, por qëndrimi stativ i Bashës, gjithëherë në pritje, i fryrë nga madhështia e fjalëve të tij, pa brumë e pa asnjë ide gjeneruese, kanë sjellë këtë gjendje, të cilën ai tani nuk mund ta ndryshojë.

E mira e opozitës dhe mundësia që qeveria e tanishme t’i vërë gishtin kokës , do të jetë largimi i dy “ gjelave” që janë të të njëjtit “ kotec”, por kjo , si duket është e largët ose e pamundur. Njëri do të ikë. Vizita e zotit Eskobar mund të lëvizë shumë gjëra nëdobi të Bashës, dhe i dërguari i veçantë i Departamentit të Shtetit e bëri të qartë se cilat forca mbështetin, por Bashën nuk e bëjnë dot lider. Koha e tij ka ikur, e ndoshta nuk ka qenë kurrë. Më shumë vlerë e angazhim sjellin statuset dhe analizat e një deputeti, si Bujar Leskaj, publikuar në media apo rrjete sociale, se të gjithë të bërtiturat pa sens, të njëjta të Bashës, apo tonalitetet e bjerrura të Alibeajt apo Dumës, vjegëza të pushtetit të Berishës, që i mori nga hiçi dhe i delegoi në dikastere.

Basha ka përpara luftën e tij.

Berisha ka vënë mbi gjithçka luftën e tij.

Asnjëra nuk është e demokratëve. Do i duhet të zgjedhin të keqen më të vogël, por, ndërsa njëri mund të largohet qetësisht, pas një klithme, tjetri nuk largohet nga kali ku mund ta hipin në 11 dhjetor.

 

 

 

Share This Article
26 Comments
  • Bedri nuk jam dakort me metaforen e dorezave te boksit.Babe e bire kerkojne te jene fuzioterapistse , kjo eshte arsyeja qe mjeshtrat kerkojne te perdorin gishtat,e jo dorezat.

  • Shoku.bedhri!! Saliu u zgjodh më 1990 sepse e vetmja kandidaturë që nuk kishte vrarë. Ata si puna jote, që duan kandidaturat e rrëzuara 1990 janë kriminel dhe meritojnë…….

  • Kaptina I :
    Asgje e re nga fronti i Perendimit, ose u mbars mali dhe polli nje mi.
    Ne shkrimin e tij te dates 6 dhjetor, Bedri Islami shkruante qe “vizita e Escobar nuk eshte rutine” dhe, me e lezecmja kjo, ” cfare do te sjelle zarfi i Escobar?!”.
    Zoti Escobar erdhi dhe, perkunder gjithe zhurmnajes te perhapur per jave te tera nga aradha e basibozukerise mediatike te Rames, qe tani punon ne kohe te plote edhe per Bashen, nuk tha asgje, absolutisht asgje nga ato qe kishin trumbetuar zemerligjte, pervec deklaratave rutinore, qe u pasqyrua ne shtyp nga vete Ambasada Amerikane.
    Jo vetem kaq, por nuk solli asnje “dosje” as nje fakt, asnje prove per Sali Berishen.
    Shkurt, u mbars mali dhe polli nje mi. He, zoti Bedri Islami, pa na thuaj pake, se cna solli zarfi i Escobarit?!
    E shikoni pra se sa shpejt pergenjeshtrohen shkrimet e gazetareve te pushtetit.
    Kaptina II:
    Te gjithe pyesin: pse Edi Rama i ka vene ne dispozicion Bashes te gjithe taboret e tija mediatike, me bashibozuke e azape, jenicere e delenxhinj qe e quanje veten analiste?!
    Pergjigja e pare, eshte per shkak se me Bashen, Edi Rama e ka me te lehte. Ka prova per kete. Eshte provuar qe lot me Bashen si macja me miun, barem e tha edhe vete ne foltoren e Parlamentit. Pra, kjo eshte nje pergjigje e arsyeshme.
    Por nuk eshte bash e verteta e vertete. Dhe, ja se pse: kjo qe po ndodh ne Partine Demokratike eshte e paprecedente ne historine e 30 viteve tranzicion ne Shqiperi. Foltoret e ideuara, inicuara dhe realizuara nga Sali Berisha rezultuan nje Feste Demokracie. Nje feste e vertete e demokracise. Tashme, perkunder fallit qe hedhin fallxhoret e Rama-Bashes, asgje nuk do te jete si me pare. Per mire, natyrisht. Po jetojme nje histori te bukur demokracie. Partia Demokratike, pavaresisht gjithe cmund te thuhet e parathuhet, eshte e “denuar” te demokratizohet rrenjesisht. Nuk ka kthim pas. Vec perpara dhe per mire.
    Por kjo qe po ndodhe ne Partine Demokratike, nuk ndalet vetem tek ajo. Eshte ne natyren e zhvillimit te gjerave, qe kjo do te perfshije te gjithe politiken shqiptare, te gjitha partite politike ne Shqiperi.
    Dhe, padyshim, do te perfshije edhe Partine Socialiste…
    Dhe, ja ku dolem tek arsyeja, se pse Edi Rama, ka vene ne dispozicion te Bashes gjithe korpusin e mediave qe disponon, te gjithe ushtrine e tij laramane te bashibozukeve mediatike.
    Ai ka frike, se proceset demokratizuese, qe do perfshijne Partine Socialiste ( edhe pa dashjen e saj), do jene fillimi i fundit te vertete te tij.
    Per momentin Partia Socialiste eshte thjeshte nje kazerme ushtarake, ne drejtimin e hekurt te Rames. Era e ndryshimit, qe nisi Foltorja, do te behet nje uragan, nje tornado, qe shume shpejt do ta perfshije ne vorbullen e tij kete ciban-kazerme qe quhet Parti Socialiste, dhe do ta zhbeje nga themelet.
    Ketu do jemi dhe do te flasem perseri.

    • Foltorja (nevojto….) , era e re e ndryshimit ? ..i paske thene mendjes ik pirdhu , ose kjo eshte puna jote….bjeri se i bie mire , ndoshta te degjon ndonje kerthi qe ka lindur die

    • Claus. Habite te gjith me keto shkrime! Berisha eshte mekatari me i madhe qe njeh historia shqiptare kunde vendit te vet, kunder shqiptarve.
      Amerika u dhe Celsin Drejtesise shqiptare per te vepruar, pore drejtesia shqiptare vazhdon te fleje ne pushin e plepave.
      Keshtu qe egjith Historia e Berishes eshte per te shpetuar pasurin e vet dhe te familjes se vete, ndersa ti njelloi si Eva Kokalari, vazhdon ti bejsh tifo Berishes qe i ka marre frymen ketij populli.
      Po si more konfliktin ne mes Amerikes dhe Saliut e kthyet ne konflikt ne mes Berishe Bashes dhe Rames.
      Kjo eshte e pa pranueshme , e denueshme .

    • Thuaj : era e mootit !

      Sali Berisha eshte bere si dikur idhulli i tij Enver Hoxha qe i sherbeu deri ne fund si komunist i devotsheme ska si te ndodh ndryshe ju tani mund ti kendoni kengen e tij, po vetem ti ndroni emrin …#

      Sali Berisha heu,
      e prehi shpaten ,
      edhe nji her per situaten,

      kjo eshte shpata,
      si i rri te koka
      gjithe armiqeve
      qe ka bota..

      sal berisha
      tu rrit ndera
      sa keto male
      sa keto shkrepa ..

      • Kjo nuk eshte foltore per tu kthyer ne uragane! Jo more zotri. Kjo eshte foltorje, antidemokratike.Sote u rithemelua lufta kunder Demokracise shqiptare. Sice duket perseri po humbet Beteja per Demokracia ne shqiperi.
        Kjo Foltore e Berishes eshte Foltorja e antishqiptarise. Shktarrimi i Ekonomise eshte veprim antikombetar.Berisha nuk eshte ngopure me ato shkatrrime marramendes qe beri. Ne se vjen ne pushtet(Zote rujna) ai do te beje shqiperi kasaphane. Tre here ne pushtet Berisha e ka gjakosure shqiperin, Po erdhi perseri ai te njejten gje do te beje.
        Foltorja e Berishes eshte foltorja e Hajnise Hajduti me i madh qe njefe historia ne tere udhehqjen shqiptare .
        Foltorja e Berishes eshte funde e krye ne sherbim te Qarqeve antishqiptare.
        Berisha duhet pa tjeter te hetohet dhe athere keta mjeran qe vije per te mbeshtetur nje kriminel ta marrin mire vesh se kushe ishte foltorja e Berishes.!

  • Keta te dyte e vodhen Shqiperine e vodhen popullin dhe ky popull Injorant voton per keta dhe i mbeshtet keta,shiqoni cfar gabimi bejn Amerikanet qe mbeshtesin dikend qe nuk e don populli ,kete ceshtje mund ta zbatoj populli ne Shqiperi me nji Referendum e jo Amerikanet ose ambasadorja KIM qe mbeshtet Bashen ,Amerikanet e kan humbas drejtimin me nji ane mbeshtesin Ramen ne anen tjeter Bashen ,Shqiperija ne probleme katastrofike ,neqoftese shkarkohet Basha edhe Amerikes i vjen fundi.

  • Ne qofte se PD nuk vlen me sipas teje oficer Bedriu,kunder kujt do shkruash zotrote,ku do hash nje cope m……….

  • Te drejte ke nuk bejne as njeri dhe as tjetri per te drejtuar parti se te dy kane vrare, kane vjedhur, te korruptuar deri mbi gryke, ja dine njeri tjetrit po kane dhene besen anasjelltas te mos flasin per keto probleme. Po amerika thote ndryshe, Lulin e diferencon nga te korruptuarit e tjere me pa te drejte. Prandaj dhe mendojme se e mban me hater. Ah po nga qe perjashtoj Saliun nga Parlamenti. Epo i takon nje favor se nuk e kishte te lehte te tradhetonte babain per te shpetuar veten dhe familjen e tij.
    E mbeshtes plotesisht ameriken per luften kundra korrupsionit, por fronti duhet te jete i njejte.
    Sa per drejtesine shqiptare nuk ka kryqe per te luftuar korrupsionin nepermjet denimit sepse jane njesoj me politiken.
    Besoj se nuk veprohet keshtu ne amerike duke u mbrojtur kriminelet dhe hajdutet.
    Ne shtetin demokratik politika eshte e ndare nga drejtesia. Duhet te presim shume per te arritur atje ku duam.

  • I kemi pare keta maskarenj te djegin Shqiperine,dhe do zoti ti shikojme te djegin e vrasin njeri tjetrin.
    A do ta djegin shqupin keta kriminele cecen

  • Berisha qe shkatrroi shqiperin ne keto tridhjetvej, tani i erdhi radha te shkatrroi pertin e vet dhe vetevet e vete.
    Rruga qe ndoqi Berisha ishte nje piramide. Kjo Piramide mbyllet me neser.
    Pra Berisha eshte ne perfundim te te gjitha misioneve te tije ogurezeza.!

  • Dikur artikujt e Bedriut ishin gjithe shprese dhe ngjallnin optimizem per te ardhmen kurse sot jane plot merimanga erresire dhe ngjallin vecse pesimizem.
    .
    Detyra e nje analisti kalibri si Bedriu eshte jo te “fotografoje” kete kenete 30 vjecare te mbushur me gjarperinj dhe hardhuca por te gjeje :
    .
    Kush eshte fajtori dhe si mund te dalim nga bataku..
    .
    Per te paren pra ne gjetjen e fajtorit eshte e lehte por duhet pak kurajo dhe intelekt me konkretisht:
    .Dihet qe Shtrigu qe ka kapur per fyti ate vend eshte USali SERBerisha I cili para 30 vitesh qe nga invazioni biberishist I 2 prillit 1991 dhe sidomos I prishjes QEVERISE STABILITETIT ne 4 dhjetor 1991 shenoi defakto kurorzimin me sukses te Salez Biberishes perbindeshin e ardhshem qe u vulos ne fushaten elektorale te kolonelit diplomat Ryerson me ca Eleze,Billa & Hilla ca Franer dhe Ekreme biles dhe Kokalare truthare..
    .
    Cfare ka bere Saliu keto 30 vjet dihet dhe klasifikohet si nje nga me Perfekt Monstrat qe ka nxjerre historia njerzore gjate gjithe qyteterimit modern.
    >
    Problemi nuk eshte personi me emrin Salih por Berishizmi qe tashme ja ka kaluar otomanizmit,nazizmit dhe komunizmit te marra se bashku..
    .
    Me sakte: pse aleatja jone Amerike e katapultoi kete monster me 2 prillin 1991..ja leshoi stafeten Djallit ( djalit) te tij politik Devilul Bashes ne 2005-2013 dhe sot po bejne gallate me nje NON GRATE me Kimra,Eskobare,Blinkena dhe Bidena ?.
    .
    Jo zoti Bedri Jo !

    .
    E perseris:
    .
    Ahengut tuaj se Eskobari erdhi me zarf te fryer u cfry fare dhe I doli ere e keqe Kimikale.
    .
    Atij jo vetem ju cfry zarfi juaj por me sa pame ai nuk nuk eshte zgjidhja e problemit por eshte Problemi vete..
    .
    Nese sot Shqiperia qe eshte praktikisht nje Republike e felliqur ambasadoriale ( lexo koloni moderne apo vilajet) dhe Kimrat me Gabrielet & shefat e tyre luajne lojen….se Berisha ka kryer KRIME ne nderrim ditelindjesh apo paska dale ne foto me Enverin…Nese ne krimin e 21 janarit 2011 Berishi qenka I keq si KM dhe Deviluli qenka shenjtor si Ministri Brendeshem I asaj kohe..me fal o Bedri qe je bere si Punonjese Bordello ne Pleqeri se e di po ta fusim me thelle dhe ti kenaqesh me Dildon e Radhes..
    .
    Konkluzion; Me viziten e fundit te Eskobarit nuk duhet te fajesojme monstrat Sali & Lul & more ..por pse politika amerikane po luan me dy standarte qe me sa duket do perfundoje me skenarin Afgan ku Talebani Berishe po vjen me marifet per here te trete ne pushtet qe do te thote Jo vetem na ishte nje here Shqiperia ..por na ishte nje here dhe miqesia shqiptaro-amerikane qe u prish nga keto te fundit per shkak te Pinocetit tyre me yjet e tij ne qitje..

    RIP AMERIKA… OR …

    WELCOME USALI BIBERISHA 3?

  • Nuk vlen ma PD thot Bedra por kur dhe për çfarë vlera aty bëhej fjalë as shoqërore asë ekonomoke as nacionale ma kombëtare jo se jo mjafton vetëm të shikohet pozita e shqptarëve jashtë Shqipërisë në kohen kur qeveriste PPSH ,PD dhe PS

  • Ju lumtë z. Bedri Islami!
    Në analizat tuaja, gjithmonë vihet re mençuri, dituri, patriotizëm, ekuiliber politik dhe social.
    Ka edhe militantë vemje që nuk ju kuptojnë.

    • Ashtu eshte, ore veriori i sajuar i Ramutit.
      Verior si ata pasagjeret e Ramutit ne linjen Ajrore Nderkombetare te Kukesit (!!??)
      Thashe qe atehere, qe e mbushi me fshatare e morrake te Dules, dhe thoshte keta kukesianet e Berishes me kane inat. Po une u dhashe Allopran.
      Allopran u dha.
      Dhe tani Bedriu Allopran po ju jep. Berishen, po jua jep me Allopranin e Rames, ne dore. Me doreza boksi.
      He, bjerini,, bjerini me dore Berishes, se eshte rast i shkelqyer i ofruar nga nje analize e shkelshqyer e Bedroiut. Si i thone llafit, bjeri sa eshte i ngrohte.. e kupton apo jo…

  • PeDe është sot, nesër do të jetë dhe sa të jetë gjallë salihu, përsëri mbetet një monedhë pa vlerë.
    Qëkur lindi dhe deri në “vdekje” do të vuajë për shkakun e udhëheqjes së saj mëkatare.
    Salihuri edhe në prag të vdekjes, nën shëmbullin e postribasve e bëri edhe një “kryengritje”, por nuk i tregoi armët, siç bënë kryengritësit, i maskoi me microphon-in në çdo foltore.
    Bajlozi i rrëgjuar, i deformuar, i mbaruar, i fegjeneruar, i korruptuar dhe i etur për pushtet deri në vdekje sot u kërrus edhe më shumë… Mirënjohje z Gabriel Eskobar!
    PeDe kurrë nuk do të vijë në normalitet dhe kurrë nuk do të shohë pushtet legjitim. Të gjithë në PeDe, burra dhe gra, janë defiçentë dhe absolutisht të pashërueshëm. Ilaçi nuk ekziston ende.
    Rroftë Shqipëria!
    Rrofshin ShBA!

  • Vepra vepra presim vepra..regjimi I Berishes qe kontrollon jeten pilitike per 30 vjet duhet rrezuar ! Berisha si komuni nuk dorzohet kollaj ..ashtu eshte brumosur !

  • E ka zene hall i madh Bedriun. Si te gjeje spektatore per ndeshjen Basha Berisha.
    Po he, i ke siguruar biletat e Rilindjes?

  • Foltorja nuk është zhvillim ,por një çoroditje për shpëtuar lëkurën e zezë të mafiozit Sali Berisha .
    Prandaj sot opozita shqiptare është tërsisht e çoroditur drejt shpërbërjes të pa shmangëshme Fjalori i “liderit siç i thrrasin bythëlëpirsat “është prej destabilizuesi ,tamam si qeverisja e mbrapsht e 1997 që hodhi popullin shqiptar në luftën civile ,në vllavrasje makbre.Mbi 5000 shqiptar u vranë .hapi depot ushtarake ,rrëmbej armët sulmoi Jugun ,desatbilizoi shqiprinë.,hapi burgjet liroi kriminelët banditë e trafikant që u bënë rreziku i popullit shqiptar.me 14 shtator bëri grushtin e shtetit ,dëme të mëdha të pa llogaritura i bëri vendit.zbatoi me konseguencë programin e shkatrrimit të çdo gjëje deri në kuotën ZERO ! Sot ky lider do të shpërbëjë në mënyrë të pa shmangshme PD,krijesën e vet.

    Lëvizja Berisha nuk është e ardhmja e shqiprisë ,por një korporatë e organizuar krimi .

  • PD me Bashen vlen per amerikanet. E tha vete Escobari qe erdhi ne Tirane 9pune e madhe se nuk vlen per Bedri Islamin)
    Ne fund te fundit, ca si Islami qe falin vaktet e namazit me Edi Ramen ne zemer, kurre nuk kane dashur PD fare ne asnje lloj versioni e ne drejtim te askujt.

  • Bedri si palo gazetar i ke sherbyer disa sistemeve,…….. edhe sikur te kesh te drejte je buke e vjeter nuk pertypesh, gjithsesi yyyyy xhixhi,…..

  • Ku i kishin flamujt amerikan keta demokratet sot? Se na nxirrnin syte me ata flamuj vend e pa vend.Amerikanet nuk jane budallenj e nuk mund te perdoren dot as nga nje debil i lindur si Luli e as nga nje cope kafshe si Saliu . Mortjet e Shqiperise (Opozita qe qan hallet demek) e qe mbajne ora nga 20 mij euro ne studio tv e harxhojne me qindra mijra te tjera per “show politik” jane ushqim per analfabetet me te cilet kane mbushur ambientin ku jetojne (Shqiperine)! Vazhdojne Mortjet 30 vjet te tallin trapin me pabuksit analfabet funksionale te cilit shohin me kersheri se sa ju shkelqen atyre ora, floriri ne qafe e makina me xhama te zinj! Shumice pabukse e analfabete, qe me qe eshte e tille , nuk arrin te kuptoje se ata “qe shkelqejne ziza ne ate ambient muti” jane mortje, jane vdekja e shkaterrimi i tyre dhe i atij vendi! Mortjet jane mesuar kaq shume me kete situate sa ju duket sikur i pjerdh kush ne bote orat, makinat, floririn e tyre.Se Biden zotrieee..se Soros zotrieee..po ik o debil muti se ke 30 vjet thua po te njejta idiotsi e banalitete , na e neverit sa hap gojen ! Edhe dicka per keta “te pa-anshmit” apo “PD-istet e moderuar” qe deri dje na canin trapin e te likuidonin si ekstremist po tu permendje Saliun. Se Saliu ka ik zotrieee..Se Saliu nuk eshte me..se boll u justifikuat..se ju ka mbet mendja te Saliu zotriee !! Ja pra ku e keni Saliun ..ta gezoni ! Mos na cani shume trapin se vetem nje debil e hipokrit mund te mendonte se Saliu kishte ikur…edhe te vdes neser perseri nuk iken , do jetoj ne zemrat e cecenve te tij..hahahaha

    • Agjensia Telegrafike Shqiptare, flamuj amerikane do ti? I ke ne c’do tryeze zyre ku te shkel kemba neper Shqiperine tone nga ato te komunave e der te ato te ministrive.
      Se helbete, flamuri yne ka frike te qendroje vetem dhe i kane vene nder vite shoqerues dikur flamurin Jugosllav, pastaj ate te BRSS, me tej aziatikun Kinez e tashme vija-vija Amerikanin si per te na kujtuar gjithmone se Shqiperia ka qene, eshte e do mbetet, nje vend i pa-varur !

  • Presidenti aktual, nje nga mbetjet e dhjetor-1990.
    Kryeministri aktual, nje nga mbetjet e dhjetor-1990
    Natyrisht, ketyre u duhet edhe nje kryeopozitar si vehtja (pra nje tjeter mbeturine e atij dhjetor-1990) qe te vazhdojne te mbajne peng edhe nja 30 vite te tjera Shqiperine aty ku e ka lene atehere ai qe i polli e i hodhi ne politike ne ate dhjetor-1990, Komunisti Boshnjak Ramiz Alia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *