Pas BE, SHBA i përgjigjet ministrit serb: Masakra e Reçakut është e dokumentuar

J L

Departamenti amerikan i Shtetit, në përgjigje të deklaratave të ministrit serb, Alleksandar Vullin, tha se “mizoritë që kanë ndodhur në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrën e civilëve, janë të dokumentuara mirë”.

“Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës sjellin dhimbje për të mbijetuarit, çnderojnë viktimat dhe mbajnë gjallë ndarjet që vazhdojnë të pengojnë pajtimin e qëndrueshëm, paqen dhe prosperitetin për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit dhënë për Radion Europa e Lirë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Alleksandar Vullin, deklaroi më 10 dhjetor se Masakra e Reçakut, ishte një “gënjeshtër të madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte”, citohet të ketë thënë Vullin.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak në Komunën e Shtimes.

Krimet e kryera në këtë fshat i kishte dokumentuar kreu i atëhershëm i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, William Walker.

Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi.

Vullin ka mohuar disa herë në të kaluarën Masakrën e Reçakut, duke e quajtur këtë masakër si një “krim të fabrikuar”.

Më herët, zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet, dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Serbet kane nje sindrome qe u ka dale me interes ne historine e tyre, GENJESHTREN.
    Pasi e kane pare me interes e kane zhvilluar ate aq shume sa arrijne genjejne edhe veten. Ata qe e dine qe eshte genjeshter e perdorin ne menyre strategjike, pas 200 vjetesh genjeshtra sajohet andej e kendej e kthehet ne te vertete. Ne shqiptaret duhet ta njhim kete fakt dhe duhet te japim argumenta te shkruara/foto/video/intervista me familjaret e viktimave kundra genjeshtrave te tyre.
    Bota pas 200 vjetesh lexon “faktet” serbe neper biblioteka dhe e ha (kur i nevojitet ta haje, kuptohet)

    E njejta gje ndodhi ne 1913, ne ndarjen e kufijve
    Te mesojme mos te harrojme.

    Tung

  • A ka Masaker me te Madhe se Angloamerikanet dhe Colonizatoret Spanjolle ne Ameriken Veriore dhe Jugore?
    Te pakten Spanjollet apo Portugezet ne Emer te “Zotit” te tyre Marangozit Hristos nuk i zhduken vendasit, por Anglezet i zhduken dhe i cfarosen te tere.
    I thote gomari kokoshit sa i ke veshet.

  • Po kumanari yne çmendon per deklaraten e vllaut te vllaut te tij Aleksandrit? Apo si gjithmone fajin e kane ” kosovaret” qe per inat te serbeve nuk I duruan plumbat dhe vdiqen. Fajin patjeter e kane ata qe e mbajne akoma koken nga e shkuara dhe nuk shikojne nga e ardhmja e ndritur e Ballkonit te hapur.

    • kumandari ka pas thene me shqipe te elaboruar se ‘keto jane te miredokumentuara”, pa cilesuar nese behet fjale per krime a masakra.
      por rendesi ka qe gjithe duke qene ne dijeni, ka deshire te madhe per vellazeri me vucic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *