Kuvendi i Berishës miraton Statutin e ri të PD, voton dhe shkarkimin e Bashës, delegatët votojnë me ngritje dore, nuk i ndan dot nga militantët

Ornela

 

Edhe pse ishte premtuar “transparencë maksimale” në ‘Air Albania’ ka kaos total sa i përket votimeve she numrit të delegatëve të pranishëm. Militantët në stadium e kanë shndërruar “kuvendin” në një miting me thirrje si “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do’, por edhe votojnë me ngritje dore.

Kështu u ngrit një “Komision Drejtues” dhe më pas, po me ngritje dore në stadium, u “miratuan ndryshimet në statut”, .

Ndryshimet përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, me shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë.

Takimi ka filluar edhe “votimin e fshehtë” për shkarkimin e Bashës, votim i cili sipas organizatorëve do të ratifikohet me referendum në datën 18-dhjetor.

U miratua edhe një komision që e quan veten Komision Rithemelimi me 29 anëtarë, dhe “një kryesi e re  do ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri” – u tha në takim.

Anëtarët e Komisionit: Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Arben Ristani., Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Bujar Nishani, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Evi Kokalari, Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Rigels Muçollari, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Ledina Mandija, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha dhe Tritan Shehu.

Mediat nuk janë lejuar të futen brenda në stadium. Organizatorët deklarojnë praninë e 4934 delegatëve nga mbi 7600 që janë në total, por kjo shifër deri tani nuk u verifikua nga asnjë vëzhgues i pavarur.

Është e pamundur ndarja e numrit të delegatëve nga ai i militantëve.

Edhe pse Berisha ka thënë që arsyeja pse u bë në stadium Kuvendi Kombëtar është respektimi i masave anti COVID, aty nuk respektohet as distanca dhe askush nuk mban maskë.

o.j/dita

Share This Article
11 Comments
  • Edhe Hitleri, edhe Enveri edhe Stalini keshtu i miratonin statutet e partise dhe ligjet me “Ngritje dore” ….

    • Sandri, me mire pi raki shqiptare, se sa votka apo pije me ngjyre, se rakija jone nuk te con deri ne kete shkalle cmendurie!

    • Sandri, me mire pi raki shqiptare, se sa votka apo pije me ngjyre, se rakija jone nuk te con deri ne kete shkalle cmendurie!

      • E di, s’mund te them se eshte e rregullt çfare thashe, por ai kanser te ben te flasesh ndersa debilet qe e ndjekin tregon se sa poshte eshte morali ne Shqiperi.

  • Foltorja e haxhiqmilisteve, apo Haleja qe ka per kundermuar gjithe rajonin! Prisni te shikoni se ku do te shkojne hordhite e tyre. Keta donin nje si Kadri Azbiu me grupin e tij special, vetem nje jave u duhej atyre te benin nje pastrim nga Vermoshi ne Konispol!

  • E di, s’mund te them se eshte e rregullt çfare thashe, por ai kanser te ben te flasesh ndersa debilet qe e ndjekin tregon se sa poshte eshte morali ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *