De Niro: Babai im ishte homoseksual

redaktor

Aktori i njohur Robert De Niro në festivalin ‘Sundance’ e ka paraqitur dokumentarin të cilin ia ka kushtuar babait të tij të ndjerë dhe me këtë rast, aktori haptas e ka pranuar se babai i tij e ka lënë atë dhe nënën e tij për shkak se ka qenë homoseksual

Kam qenë vetëm tre vjeç kur prindërit e mi janë ndarë. Babai im nuk ka dashur të jetoj me gënjeshtra, dhe ia ka pranuar nënës time se i do meshkujt- këtë e ka treguar aktori i famshëm në dokumentar, e më pas këtë temë jo të lehtë e ka rrëfyer edhe në premierën e filmit “Edhe sot është shumë vështir të jesh gej. E paramendoni vetëm se si e ka pasur ai të jetoj me këtë barrë, në atë kohë kur kjo ka qenë temë tabu. Filmin e kam bërë për shkak të fëmijëve. Kam dashur ta njohin gjyshin e tyre dhe të mburren me të”, ka thënë fituesi i Oskar, ndërsa ka theksuar se babit ia ka falur të gjitha. Babai i tij i ndjerë Robert i cili ka vdekur nga kanceri i mushkërive në vitin 1993, ka qenë fotograf, ndërsa djali i tij që e mban edhe emrin e të atit edhe sot e kësaj dite ruan atelen e babait në New Yourk. Filmi dokumentar në televizionet amerikane do të paraqitet këtë verë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *