Basha mesazh për qytetarët: Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë

J L

“Lufta kundër Korrupsionit, njësoj si dekriminalizimi, është jetike për Shqipërinë”.

Kështu deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha në një konferencë me mediat ku iu drejtua qytetarëve shqiptarë me disa mesazhe të qarta.

Ai tha se pa rezultate konkrete në këtë luftë, asgjë nuk mund të ndryshojë.

“Dje SPAK ka arrestuar Lefter Kokën dhe disa bashkëpunëtorë në aferën e inceneratorëve sikundër ka shpallur në kërkim dhe disa të tjerë. Sot dua t’iu drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë me katër mesazhe të qarta të cilat në fakt i kemi komunikuar gjatë këtyre kohëve nisur nga afera të ndryshme korruptive por padyshim nga afera më e madhe ajo e mafies së inceneratorëve.

Mesazhi i parë është që për PD lufta kundër korrupsionit është jetike, vendimtare për Shqipërinë, për shtetin ligjor, për të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha për mirëqenien e shqiptarëve. Problemi numri një është problemi i varfërisë. Problemi i keqenies së shqiptarëve është problemi i keqqeverisjes dhe problemi nr.1 i keqqeverisjes është korrupsioni. Shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. Duket fare qartë se si taksat i kanë vjedhur në bashkëpunim me njeri-tjetrin politikanët pushtetarë, një skemë e ndërtuar nga persona me precedentë penalë, anëtarë të krimit të organizuar në bashkëpunim me oligarkinë. Pasi e kanë ndërtuar këtë skemë, pasi kanë vjedhur ashiqare ditën për diell paratë e shqiptarëve, me këto para kanë paguar për të heshtur.

Mafia e inceneratorëve ka qenë një nga sponsorizuesit kryesorë për të hequr çdo lajm, për të hequr dhe gazetarë nga puna. Mjafton të shikosh qoftë në median tradicionale, qoftë në portale se si e kanë mbytur me reklama inceneratorët vetëm për të heshtur dhe mbyllur gojët e njerëzve. Nuk kanë arritur të na mbyllin gojën ne. Kemi qenë për 3 javë duke denoncuar aferën e inceneratorëve. Jemi drejtuar me thirrje dhe së fundi dhe me hapa ligjorë SPAK-ut. Njësoj siç është i rëndësishëm dekriminalizimi, njësoj është e rëndësishme lufta kundër korrupsionit për mirëqenien e shqiptarëve. Pa rezultate konkrete asgjë nuk ndryshon, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë asgjë nuk mund të ndryshojë. Për mua dhe PD misioni numër 1 është lufta kundër korrupsionit”, deklaroi Basha.

j.l./ dita 

Share This Article
4 Comments
  • Zoteri kryetar i pd ke mundesine qe te therrasesh popullin ne proteste se kjo vjedhja e inceneratoreve shkon lart shume lart deri tek edi rama se nuk ka kryeminister budalla qe te firmosi tendera dhe koncensione te tilla ku vjedhja ben mUUUUU. Eshte e dyta here qe edvini kerkon te shpetoje lekuren sic ishte rasti i uniformave te policise ku tha e kane bere te tjeret ndersa ky qe firmos tendera prej qindra milionesh nuk paska asnje pergjegjesi. Per cfare na duhet atehere ky palo kryeminister kur nuk mbron parate dhe interesat tona? me e pakta duhet larguar dhe me e drejta duhet futur ne burg sigurisht nese SPAK do ta coje deri ne fund punen per te cilen paguhet dhe jo pak..Faktet jane aty shume te pastra leku i madh ka shkuar lart tek njeshi

  • Gjynaf mos me e dekoru presidenti ket far Mashtruesi
    ordiner
    hahahahahahaha

    ky ose i ka kap infeksioni trut ose vallahi bilahi lyl qyli ,
    asht tuj spumu m’Pordh
    Realitetin !

    hik er gabel rrugesh dhe perballu i pari me drejtesine se ke Dosjen e Krimieve
    me te madhe se Perimetri kokes Uturakut tat .

    Ke mendon se mashtron ky funderine e njeri ordiner ?
    ata plehra qe e rrethojne aty ,
    apo veteb e vet !

    Nuk i shpeto dot drejtesise ti Kriminel e trafikant i qelbur
    Shqiperia nuk do behet kurr nji Siri

  • Misioni numer nje esht lufta korrupsionit, predikon , ” njeriu qe qeshe ” , shume e drejte por duhet te zbardhe vjedhjet shume miljonshe ne rrugen e kmbitt per te cilat pikrisht ju i kaperthyet me PROCDURE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *