STUDIMI: Doza përforcuese e vaksinave anti-COVID prodhon 32 herë më shumë antitrupa

J L

Doza e tretë e vaksinave kundër COVID-19 siguron mbrojtje të mjaftueshme kundër shtrimit në spital, vdekjes dhe simptomave të rënda për personat e vaksinuar plotësisht.

Kjo konfirmon edhe një herë  rezultatet e një studimi britanik mbi efektin e dozës së tretë të vaksinave ( Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson, Novavax, Valneva dhe Curevac).

Të dhënat e studimit britanik u botuan në revistën mjekësore në The Lancet:

– Personat që morën Pfizer pas dy dozave të para të AstraZeneca,  kishin nivele antitrupash rreth 25 herë më të larta pas një muaji.

–Personat që morën dozën e tretë sërish Pfizer pas dy dozave të para zhvilluan 8-fish më shumë antitrupa.

– Moderna dha rezultatet më të larta si dozë përforcuese. Personat që morën dozën e tretë të Moderna pas dy dozave të AstraZeneca, kishin 32 herë më shumë antitrupa.

– Ndërsa personat që morën Moderna pas dy dozave të Pfizer, regjistruan rritje të nivelit të antitrupave deri në 11 herë.

Gjithashtu, sipas shkencëtarëve, gjysma e një doze të tretë të Pfizer rrit nivelet e antitrupave me 17 herë  më shumë tek ata që ishin plotësisht të vaksinuar me AstraZeneca dhe të paktën 6 herë te personat që ishin vaksinuar plotësisht Pfizer.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *