Nga SEFER PASHA
Jam ngjitur në ish postën kufitare të Peshkëpisë në skajin lindor të Dropullit të Sipërm. Në çantë kam dosjen e kapitenit të vrarë Fatmir Shehut dhe të ushtarit Arsen Gjini. Në atë natë të tmerrëshme u vra kapiteni Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini. Gjithashtu u rrëmbye kapteri Qemal Stroka. I gjithë efektivi prej 127 kufitarësh u mor peng. E pa dëgjur në historikun e forcave të kufirit të Shqipërisë së paku prej 80 vjetësh. As në mbretërinë e Zogut. Në Peshkopi kam mbrritur për të mbledhur gjurmët e masakrës. Dosja që ka zënë pluhur është e thatë. Ndalova tek Guri i Shqipes me mikun tim Dhimitër Sidheri. I hodha sytë lart dhe u drodha sikur të më kishte pickuar gjarpëri. Isha përballë një gërmadhe. Dikur posta e Peshkëpisë ishte një kala. Godina e postës, depot e armëve, magazinat, pikat e vrojtimit, shtëpitë e oficerave, bunkerët, stallat e mushkave e poligonet e qitjeve. Që të gjitha qenë ndërtuar mbi shkëmbin sa një gjysëm Libohve. I tillë ishte tereni. Diktatura kishte investuar për këtë postë kufitare, e cila kishte një mision të madh. Për kohën qe një pasuri ushtarake. Ministria e Brendshme nuk kishte frikë nga monarko – fashistët grek siç etiketoheshin në ato vite. Jo. Terreni ishte malor. Asnjë ushtar grek nuk shihej me sy. Nuk bëhej fjalë për tanket që të vinin nga Janina. Vetëm fajkojt. Gjetkë ishte shqetësimi i diktaturës. “Budaraqja” ishin ata që tentonin të arratiseshin nga Shqipëria për në Greqi. Niseshin nga bregu i detit të Sarandës e vështronin terrenin e Peshkëpisë që nga Qafa e Muzinës. Kurse ata që vinin nëpërmjet luginës së Dropullit e bënin rikonicionin që nga Lazarati e Libohova. Pikërisht për këtë arsye shpati i malit të Buretos deri në brigjet e lumit të Drinos qe bliduar. Vetë “qyteti” i Peshkëpisë ngrihej brenda thepit të kallashnikovit (kështu ngjante tereni ku mbi shkëmb ngrihej posta kufitare). Po ta vështroje klonin me dylbi nga Muzina ai ngjante me një gjarpër me lule. Kloni mbathej me brez të butë, me gardhe, aparate dhe pengesa misterioze. Mbi klon qe dhe një fill që quhej fili i 7- të. Po ta prekje të zinte rryma elektrike. Vdisje në vend. Viktimat më të mëdha ishin shpendët. Të gjithë ata që tentonin për tu arratisur binin në “grackën” e zezë.
Kufitarët ruanin udhën në piramidën 24 nga kaloi Bajroni prej Janinës për tek Ali Pashë Tepelena.
Masakra e Peshkëpisë ndodhi në 11 prill të vitit 1994. Nga një bandë terrorisësh grek u vra kapiten Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini. Ishte një fyerje e madhe kombëtare. Ç’ishte kjo gjëmë? Çfarë ndodhi në kufirin e Shqipërisë? Në piramidat e kufirit të Peshkëpisë era e malit të Buretos lëvizte me “pasaportë”. Qenë vite të lavdishme. I mbaj mend. Atë sektor kufiri e kam ruajtur në çdo milimetër. Pas maskarës sjell në imagjinatën time tregimet e një jete mbi gjëmba. Udha prej nga erdhën terroristët grek në ato mote quhej “Udha e Bajronit”. Në vitin 1809 erdhi nga Janina i hipur në kal poeti dhe udhëtojë për në Tepelenë tek Ali Pashë Tepelena. Shqiptarët e fiksuan udhën nga kaloi Bajroni me shoqëruesin e tij Kam Hobhauz. Në ato vite gjëmonin radiot e lidhura me pengesën elektrosinjalizuese klonin: “Të ballokohet udha e Bajronit!”dhe “Të zihet prita ku pushoi Bajroni!”. Edhe në librat e shërbimit që ishin “tepër sekret” në faqen “Situata operative” komandantët shkruanin kodet: – “Çezma e Bajronit”, “Livadhi i kalit të Bajronit”, “Kasollja e shoqëruesit” e të tjera. Tregimet e pleqëve të Dropullit rrëfejnë dhe emrin e kalit të Bajronit. Por gjithashtu mbahen mend dhe urdhërat makabre të komandantëve të kufirit: – “Njësiti i shkëmbit të Bajronit të hapi zjarr!”. Ku ta dinte poeti i madh që i hipur në kal belbëzonte vargun “Të rreptë bijtë e shqipes!” se në një gërxh të egër në rrëzë të malit të Buretos ai do të linte në udhën nga kaloi një dramë, që as e shkroi dhe as e imagjinojë. Shumë vite më vonë e shndërruan në roman kufitarët e Shqipërisë. Por erdhi një ditë dhe udha e poetit nga Anglia u ferros. Në atë udhë banditët grek dhe shkaktuan një tragjedi të paparë.
Dosja që kam me vete është një pus i tharë.
Tradhëtia
Në orën 19 të datës 10 prill të vitit 1994 kufitarët e postës kufitare të Peshkëpisë së Sipërme u rrethuan befasisht nga një bandë e terroristëve grek. Në ambjentet e postës kufitare u shfaqën me uniformën ushtarake të forcave të Divizionit të Janinës. Të tjerët nuk u panë. Në kushtet e errësirës së plotë kishin rrethuar të gjithë efektivin prej 127 vetësh. Në pak minuta efektivi i postës kufitare u pushtua. Kufitarët u dorëzuan. Kapiteni Fatmir Shehun terroristët e vranë në gjumë. Kurse ushtarin Arseni Gjinin e qëlluan dhe e lanë të vdekur tek po ngjiste shkallët.
Paniku qe i madh. Pati dhe kufitar trima që të merrninin gjak në vetull, që vrapuan për të marë armët nëpër armëmbajëse dhe në depon e armëve. Por të gjitha armët e të gjitha kalibrave ishin pa shule. Nëpër arka nuk kishte asnjë fishek. Jemi të tradhëtuar nga brenda bërtitën më trimat. Nuk e gjetën asgjkundi as shulet, as fishekët, as granadat, as minat, as lopatat xhenjere e as pistoletat shenjëdhënse. Komploti kishte qenë i mirëorganizuar. Të katër terroritët grek pasi u vra kapiteni Fatmir Shehu dhe ushtari Arseni Gjini kapërdiseshin në sheshin përpara godinës. Kur nënoficeri Qemal Stroka tentoi të bënte rezistencë terroristët i hodhën prangat. Ata folën shqip. Nuk do ta vrasim, por do ta hedhim nga shkëmbi.
Kësaj dosjeje nuk i janë hequr petët, Kush i tradhëtoi kufitarët? Ku ishte shërbimi informativ? Po ai që quhej në ato mote kundërzbulimi? Shteti qe shkrehur. Në ato vite kam shërbyer në Gardën e Republikës dhe kur më hodhën në rrugë vendin tim e zuri një këpucar nga Gjirokastra. Më qëlloi që të marë pjesë në gjyqin e Hekuran Isajt. Ai e tha një fjalë të mënçur. Pushtetarët e sotëm të mos luajnë me Zbulimin e Jashtëm tha ai. Po kujt ja tha? Badakçinjëve. Përse nuk informoj Zbulimi ynë në Athinë se po kurdisej maskra e Peshkëpisë? Dikur mbaj mend, që në një takim agjneturor në afërsi të Janinës, me zbuluesat tanë hante drekë dhe nipi i Papandreut. Ai trajtohej në një vilë në lagjen “10 korriku” në Tiranë.
Kush është “doktori” i Himarës që nuk e hodhi nga shkëmbi kapterin e marrë peng Qemal Strokën?
Pas masakrës terroristët grek morën me vete drejt shtetit grek kapterin e postës së Peshkëpsë Qemal Strokën. Nuk kishin bërë as pesëqind metra udhë nëpër natë dhe me urdhër të komandantit të bandës ata ndaluan në majën e një shkëmbi. Poshte shkëmbit humnera ishte shumë e thellë. Prej shkëmbit rrëzoheshe në ujërat e degës së lumit të Drinos, që vinte nga qyteti grek i Voshtinës. Tek rrafshi i shkëmbit kryetari i bandës urdhëroi që pengu shqiptar të hidhej në greminë. Jo, e kundërshtoi një nga anëtarët e bandës. Ai foli shqip. Do ta kthejmë për në postën e Peshkëpisë tha ai. E njoh unë. Është njeri i mirë dhe ka dy fëmijë. Qemal Stroka i lidhur kokë e këmbë u habit. Pastaj banditët u mblodhën kokë më kokë dhe biseduan me zë të ulët një copë herë. Banditi që tha të mos e hedhim në humnerë pengun shqipatar e ngriti zërin. U tha bashkëpunëtorëve se ishte doktor. Origjinën e kishte nga Himara. Më në fund kapterin Qemal Strokën e lëshuan. Ja zgjidhën hekurat. Më vonë Qemal Stroka ka treguar se çfarë ngjau. Po kush qe “doktori” nga Himara që i shpëtoi jetën? Shtrohen qindra pyetje. “Doktori” nga Himara nga e njihte kapterin Qemal Stroka? Çfarë di më shumë Qemal Stroka që tani banon në Tiranë?
Terroristët grek e dinin që kapiteni Fatmir Shehu flinte me pistoletë tek koka
Pas masakrës ka të dhëna të dyshimta. Disa kuadro u arrestuan dhe dolën përpara gjyqit. Por tragjedia mbulohet nga një mjegull e murrme. Asfalia e kishte futur në dorë të gjithë efektivin e postës kufitare të Peshkëpisë. Para se ta pushtonin efektivin ata kishin kopsitur çdo detaj me qëllim që operacioni të mos u dështonte. Thuhet se kishin kohë që pushonin në hotelet e Gjirokastrës dhe të Sarandës. Në një pikë u kishte ngecur sharra në gozhdë. Nuk e kishin blerë dot kapitenin Fatmir Shehun. Ishte i vetmi natën e masakrës që flinte me pistoletë nën jastëk. Pikërisht për këtë arsye terroristët atë e vranë të parin. Kapiteni ka qenë ushtarak i talentuar. Edhe pse qe në gjumë ai i ndjeu terroristët. Me plagë plumbi në trup e megjithatë ai hapi zjarr. Por qe e pamundur që të mbrohet. Me dhjetra plumba kallashnikovi u shkrehën mbi të.
Ka shumë pikpyetje. Nga e dinin terroristët grek se kapiteni e mbante pistoletën të mbushur dhe me fishekë në gojë. Çfarë kishte nuhatur kapiteni? Cili ishte kuadri i postës kufitare që delte tek piramida 24 e numëronte dollarët dhe dhrahmitë? Të gjithë rrogtar ishin. Kush nga të asfalisë ja sillte paratë tek piramida 24? Pse nuk është raportuar që ky kuadër ishte parë dhe në Janinë? Të gjitha këto pyetje kanë zënë pluhur në dosjen e tragjedisë të ish postës kufitare të Peshkëpisë të datës 10 prill 1994.
Kush i groposi shulet e kallashnikovëve tek piramida 24 e postës kufitare të Peshkëpisë?
Shteti shqiptar i kishte zbathur brekët. Komnadanti i kufirit Pilo Ndini, i cili u arrestaua dhe vdiq nga marazi më ka treguar se shulet e kallashnikovëve u gjetën të groposura pas piramidës 24 në teritorin e shtetit grek. Pilo Ndini më ka treguar gjithashtu se shulet e fshehura të kallashnikovëve i zbuluan gjeraqinat e Janinës. Gjeraqinat gërmonin për të gjetur ndonjë kërmë dhe me thonj nxorën në sipërfaqe shulet e armëve dhe disa pistoleta T. T. Po cili qe ky kuadër që ua hoqi shulet armëve? Si shpjegohet që pas masakrës qëndroi në punë? Pse nuk u hetua? Cili nga deputetët e Gjirokastrës takohej në të njëjtën kohë me bashkëpunëtorin e forcave të kufirit të Shqipërisë dhe me atë të ASFAL – isë së Greqisë? Shunë pikëpyetje për një tradhëti të madhe dhe fyerje kombëtare.
Turistët dhe mungesa e obeliskut
Ish oficeri i kufirit Mehmet Canaj nga Kuçi i Vlorës, i cili më shoqëron ka mbetur në banesat e dikurshme të oficerëve të kufirit në vitet e socializmit. Mehmeti më tregoi një gjë që më la mbresë. Për ta vizituar vendin ku u zhvillua tragjedia e 10 prillit të vitit 1994 vijnë qindra të huaj nga mbarë bota. Një boksier hollandez ishte rrëzuar në një nga humnerat e udhës së Bajronit. E kishte shpëtuar krejt rastësisht Mehmet Canaj, që kishte dal për gjah. Boksieri hollandez e kishte bërë mik. Dhe Mehmet Canaj me të shoqen Esmanë, që ka shërbyer në polici, e kishin shkuar disa herë në Hollandë.
Kemi ndalur tek memoriali kushtuar Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit. Memorjali ngrihet mbi gërmadhë. Vizitorët e huaj çuditen sesi nuk ka një obelisk për tragjedinë e Peshkëpisë. Kur unë po përkëdhelja me dorë fotot e dëshmorëve dy shpend të mëdhenj u afruan dhe po fluturonin mbi ne. Ishin afër sa mund ti prekje me dorë. Kështu ndodh gjithmonë tha Mehmet Canaj. Janë shpirtrat e Fatmir Shehut dhe Arsen Gjinit u shpreh ai. E ktheva aparatin fotografik drejt tyre dhe po përqëndrohesha t’i fotografoja. Të shoh në Tiranë se çdo të kem qullosur? A do t’i kem fiksuar “shpirtërat” e Fatmir Shehut dhe të Arsen Gjinit?



Shteti i Sali Berishes ishte rumpalle.Nuk eshte ngopur duke i bere keq Shqiperise po kerkon gjak akoma dhe ca plehra gjakprishur i shkojne prap nga prapa.Se cfar pret ligji qe nuk vepron dhe kjo eshte nje tradheti si e Peshkepise.Kur te jete kujtuar ligji do jete vone Shqiperise do i jene tretur dhe kockat
Ndërtoni një lapidar të lartë që grekët t’a shohin me dylbi. Po kështu, në çdo vit të përkujtohen këta heronj. Grekët përkojtojnë « heronj » imagjinarë, në tokë tonë, ndërsa ne nuk përkujtojmë këta që humbën jetën për atdhe! Është fatkeqsi si është katandisur patriotizmi shqiptar dhe fajtor për këtë është kjo klasë politike që mëndjen e ka për luftë ndërmjet tyre për interesat personale.
E Pabesushme si ka mundesi qe edhe sot e kesaj dite te mos zgulohet tradhtari qe i preu ne bese shoket dhe ushtaret e vet ,,Turp shtet qe po na befason per te keq edhe pse shqipnija per ne eshte shqipni qe patjeter do te behet !!
PERSE LLAPNI KOT SE KOTI O QYPA ME M…
VETE,M TE VAJTONI DINI/
HARRAM BUKA QE JU DHA KOHA E ENVERIT
PO SI KA MUNDESI QE NUK DOLI ASNJE E TU THYEJ HUNDET GREKMUTERVE
MOS U MERZISNI SE FEMIJET TUAJ DO TE PAGUAJNE NGORDHALAQESINE TUAJ TE NEVERITESHME
SHQIPERI QAJE ENVERIN
SI ASKUSH TA MBROJTI NDERIN
KETA MUTERIT QE TE DREJTOJNE
NE HALE DO PERFUNDOJNE
KUSH SE NJOHU GREKUN VALLE
PABESINE GDHENDUR NE BALL
LE TE LEHE GREKERIA
ESHTE E JONA CAMERIA
SELANIK E TATEPJETE
SIC KA QENE PRAP DO TE JETE
CAKENJT LEHIN KOT SE KOTI
DO VEJE HAKA TEK I ZOTI
JANULLAQI LODHET KOT
SHQIPONJEN NUK E MUND DOT
Me kete katastrofe kombetare,,te dorzimit te shtetit ne duart e 5 banditeve grekafone,Sali Brrisha duhet te dorehiqej dhe te mbyllte gojen me mut per gjithe jetem.
Ai s`ka turp,,kerkon te marre shtetin shqiptar
Vetrem tek filmi Fan Fan Tulipan,ka ndodhur qe te dorzohet ushtria me 5 vete.
Ne edhe ne zbor i mbanim armet tek koka,te mbushura.
Keta 130 rekrute ,armet ne magazine,pa shula,,Edhe tallen me Zogun se i paska hequr pushkeve gjelperat.
keta supermana si ay Belleri,pse nuk i gjen gje ne Shqiperine e horrave,qe vrasin njeri tjetrin pse nuk me le te paguaj?
Misteret ndodhen ne Natyre dhe jane fenomene qe ne njerezit nuk i kuptojme. Ndersa veprimet tona nuk quhen mistere, por te verteta te fshehura nga ne njerezit! Ardhja e ketij artikulli tani duket se ka lidhje me ngjarje aktuale!
https://fjalecimbuese.wordpress.com/masakra-peshkepise/
Me vjen keq por asgje te re nuk na the!
Nqse do ta hetosh kete çeshtje shkoi deri në fund!
Pyeti te gjithe ushtaret qe ishin aty..
pyet banoret rreth e rotull .. pyet te gjithe ata qe jane akom gjalle
Cdo komb,ne gjenezen e vet ,ka dhe nje mikro pjese me ADN tradhetare .Kure nuk do ti quanja tradhetare MINORITARET pse punojne dhe mbrojne prejardhien e tyre greke.Respekte per vllehet, qe punojne me vetmohim deri ne sakrifice per te ruajtur gjuhen dhe origjinen e tyre. Perbuzie dhe urejtie per kombin tim, qe SHTETIN dhe PUSHTETIN ja u ka deleguar etnive ,keto etni po na cojne drejt skllaverimit Serb,Ate qe nuk bene eterit ne emer te idealit komunist, po ne bejne bijte gjoja ne emer te lirive