PD krijon Aleancën Qytetare për Demokraci, organizatë partnere intelektualësh, Basha u premton “10 përqind të posteve pa u anëtarësuar në parti”

redaktor

 

Sot në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve do të mblidhet Kuvendi i Partisë Demokratike, thirrur nga Lulzim Basha. Në rendin e ditës janë disa pika me fokus bashkimin e partisë dhe aksionin kundër qeverisë.

Por në mbledhjen e dkeshme të Kryesisë së PDSH-së u morën edhe dy vendime që do të kalojnë në Kuvend për të marrë vulën e fundit.

I pari ka të bëjë me përjashtimin nga strukturat drejtuese të PD-së të anëtarëve që i ka kapur ligji i dekriminalizimit dhe që janë shpallur “non grata” me objektiv të qartë Sali Berishën.

Dy janë strukturat që rrezikon të largohet ish-kryeministri nëse nesër miratohet propozimi i Kryesisë; Këshilli dhe Kuvendi i PD-së.

Pika tjetër që Kryesia miratoi dje dhe do ia propozojë Kuvendit sot lidhet me krijimin e Aleancës Qytetare për Demokraci, si “organizatë partnere e PD-së”. Kryesia thekson se në organizatë do të bëjnë pjesë njerëz intelektualë dhe anëtarësimi në parti nuk është kusht.

“Kjo aleancë synon të analizojë dhe të japë mendim kritik me sugjerime konkrete dhe konstruktive ndaj politikave dhe nismave të PD-së për të forcuar dialogun dhe debatin konstruktiv me shoqërinë” thuhet në propozimin e Kryesisë për Kuvendin.

PD thotë se do i garantojë kësaj organizate partnere përfaqësim në pozicionet vendimmarrëse me të paktën 10%.

Sot përpos Kuvendit të PD-së në krahun tjetër Berisha ka.organizuar referendumin  në të gjitha degët e partisë për shkarkimin e Lulzim Bashës

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Sa i mjere eshte ky njeri!
    Arsyeja se Basha pse rri akoma ne karriken e Kryetarit te PD-se, ende nuk dihet por, heret a vone do te behet e ditur.
    Ne kete situate ne mund vecse te spekulojme, ne kuptimin qe te hedhim ca hipoteza.
    E para, eshte se keshtu e kane urdheruar.
    E dyta, sepse do te rrise cmimin e terheqjes se tij.
    E treta, se do te krijoje nje parti te tijen.
    Ne analize te fundit, mund te jete nje sinteze e tri hipotezave te mespierme. Per mua, kjo eshte.
    Sa qesharak po behet dita dites ky njeri!
    Intelektualet me te cilet kerkon te beje aleancen qesharake, jane te sojit te Zogajt, Markut, Gjekmarkut,mbase edhe Cupit te perhenurit apo Ngjele te fandaksurit; rras ketuja edhe grupin e myslimaneve praktikante si Alibeaj, Zekthi, Kola, Shehu( ky myslimani me emer harram, perfaqesues tipik i snobeve mysliman te Kryeqytetit).
    Imagjinoni tani, nga Republika e Re, qe me aq buje e shpalli me 2017 me filozofin e nderuar Artan Fuga, tek Aleanca e ketyre mytybereve!
    Bashe ziu do te imitoje Ramen; do te krijoje njefare “rilindje” ne te djathten politike.
    Por, ajo qe i ve kapakun idiotesise eshte qe kete “rilindje” te PD-se, do ta beje sipas modelit te KOP-it te famshem te doktorit!
    Mendon gjytyrymi, qe meqenese ka nje grup deputetesh, mund te qullose ndonje gje, mund te terheqe pas vetes elektorat gri, se ate te PD-se e di, me shume se kushdo tjeter, qe e ka humbur me kohe.
    Imagjinoni tani, elektoratin gri te terhequr nga ky spurdhjak…!!!
    Edi Rama eshte i dashur nga socialistet dhe i urryer nga demokratet.
    Sali Berisha eshte i dashur per demokratet dhe i urryer nga socialistet.
    Ilir Meta ka ate elektorat dydekadesh qe ka, te formesuar tashme, dhe qe e adhuron ate, pavaresisht se elektoratet respektive te PS-se dhe PD-se, me sezone kalojne nga dashuria ne urrejtje dhe anasjellas per te.
    Po spurdhjaku Basha?!
    Nese tre politikanet e mesiperm, por edhe ata te meparshmit, perfshi ketu si djashtas dhe majtas, uurrehen dhe adhurohen nga kundershtaret dhe mbeshtetesit e tyre, apo indiferentohen nga i ashtuquajturi elektorat “gri” – Lulzim Basha eshte i vetmi ne politiken shqiptare, qe as urrehet, as admirohet, por vetem perbuzet dhe percmohet.
    Shpreson qe mund te terheqe elektoratin gri; ne te vertete ketu, perbuzja dhe percmimi per te eshte edhe me i madh akoma.

  • Alleanca Qytetare brenda PD eshte nje ide shume me vlere per kete parti, pasi mund te siguroje mendime me te pjekura per tere aktivitetin e saj. PD siguron keshtu nje Akademi te vogel shkencash ne gjrin e saj. Aktualisht Akademia e Shkencave zyrtare eshte akoma larg detyrave te saj dhe veçanerisht pjesemarrjes aktive ne jeten politike e sociale te vendit e qe te jete krah i djathte i Qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *