Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë këtë të dielë, pasi shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion.
I përfshirë në këtë rast të rëndë është edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja.
Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” , i riu akuzohet për veprat “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.
“Zbulohet dhe goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shfrytëzimit për prostitucion. Finalizohet operacioni policor i koduar “EXPLOITATION”. Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj, vihet në pranga 26-vjeçari. Në pranga edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e një rasti të shfrytëzimit për prositucion nëpërmjet dhunës. Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë”, sipas policisë
I moshuari 70-vjeçar arrinte të siguronte klientët për gruan, ndërsa bashkëshorti e detyronte të ushtronte aktivitetin me dhunë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pët veprime të mëtejshme.
j.l./ dita

Degradimi i shoqerise , plus fukarallikun bashke .