SHËNIM: Në luftën që i ka shpallur Amerikës të mbështjellë në letër të kuqe çështjesh kombëtare, mjeshtri i manipulimit ka mjaft “aleatë”

redaktor

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Në përpjekjen e vet për një rikthim që do i japë pak mbrojtje nga ajo që shpallja non grata mund të sjellë, ish- kryeministri Sali Berisha, padyshim, që është i gatshëm të sakrifikojë shumëçka me shpresën që të mos humbë gjithçka.

Me mjeshtërinë e manipulimit të masave fituar në karrierën e gjatë politike, plot rrëpira e tapëpjeta, ai po e shfrytëzon si përherë pamëshirshëm situatën në vend.

E keqja është se në luftën që i ka shpallur autoriteteve amerikane dhe që e ka mbështjellë në letër të kuqe çështjesh kombëtare, zotëria në fjalë ka mjaft “aleatë”. Varfëria kërrusëse, drejtësia e ngathët, korrupsioni i shumëpërhapur, meritokracia e munguar, paaftësia e ushqyer, problematikat në arsim e shëndetësi janë disa prej tyre.

Një segment e përqafojnë ‘rithemelimin berishian’ edhe sepse janë lodhur nga arroganca që i ka sjellë pushteti i pak-kontestuar kryeministrit dhe njëkohësisht janë velur nga apatia humbëse e buzëqeshur e kryeopozitarit.

Sidoqoftë, ndërsa të gjithë etiketojnë njëri tjetrin si “peng” i atij apo këtij, diskursi i ish-kryeministrit shpreh qartë se forca politike që pati krijuar me bashkëthemeluesit e humbur vitesh ka qenë gjithmonë peng i tij me gjithë çfarë ka, dhe ndoshta kështu do vazhdojë.

Ai ka filluar të shfaqet herë pas here me bujë para selisë së Partisë Demokratike për të bërë ndonjë deklaratë e për të shpallur ‘nul’ deklaratat e ardhura nga brenda mureve.

Por më shumë se ‘garë nulash’ mes të brendëshmve dhe të jashtëmve, mbledhjet e oborrit janë një mënyrë për t’u treguar seliistëve se kujt i përket ajo seli.

Po ashtu, retorikën e besëprerit, që ndryshon brava se nuk i ka ngelur gjë tjetër në dorë, Berisha e përforcoi me një tjetër cilësim për Bashën, huazuar nga një film italian mjaft i famshëm edhe në Shqipërinë e viteve ’70: atë “të burrit me pantallona të shkurtra”.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai zgjodhi ta përkufizonte kështu pamjen e birit të vet politik në të parin takim me të. Por orvatja për ta treguar Bashën një çunak që u bë ai që është sot nga lideri historik, shpreh se lëvizjet e ‘rinorit’ Basha janë të mësuara nga vetë Berisha.

Me siguri edhe këmbëngluja për të qëndruar në karrige edhe kur nuk të duan apo ajo e “bravëndërruesit besëprerë” janë pjesë e këtyre mësimeve.

Që Basha ka qenë kryetari i Partisë Demokratike dhe kurrë lideri i saj nuk është sekret. Por pohimi i Berishës se zgjedhja për të bërë pasardhësin e vet “burrin me pantallona të shkurtra” që përmbushte zellshëm çdo detyrë të ngarkuar prej tij hedh dritë edhe mbi llojin e marionetës që Basha është.

Prandaj duket e pamundur që ai t’i zgjatë pantallonat brenda ditës e të bëhet burrështeti me një përjashtim të diktuar e disa fjalime të çjerrura kuvendesh të mbajtura me induksion. Por edhe nëse koha e kërkon këtë, është e qartë se partia e berishianistit më të devotshëm nuk do i ndajë dot rrugët me këtë ideologji.

Ajo që nuk kuptohet në këtë gurgule “kufomash politike”, si janë cilësuar me të drejtë babë e bir nga kryeministri, është se pse ky i fundit heq xhaketën e kollaron kryeministrore studiosh televizive për të thënë të vetën.

A thua se i kishte ngelur hatri se gjatësia e pantallonave të Bashës po merrte më shumë vëmendje se ngjyra e xhaketës së tij. A thua se e gjithë kjo zhurmë nuk është për pushtetin e Bashës.

 

Share This Article
20 Comments
  • Ju zonje thoni:K/minist.Rama ka 9 vjet qe i ka dhene SHQIPTAREVE varferi kerrusese, drejtesi te ngathet,korrupsion shume te perhapur ,meritokraci te munguar , paaftesi ushqyese, problematike ne arsim, ne shendetesi,pra sqiptaret kane 9 vjet qe vuajne!

  • Vriteni mer shkerdhaten Antishqiptare ose mbylleni halete
    tuaja dhe leni Te Huajt ta shkerdhejne te Ardhmen dhe ate vend si kan bo kto 30 -vjet .

    Ja ku e keni Kryeputanen e Politikes qe ndyn me injorancen e tij per 30 -vjet kte vend dhe qe do duhej te ishte denuar me fundosje ne Halen Kombetare .

    Frankenshtajni qe krijoj Miku jone i Madhe si dhurrate per Demokracine Shqiptare 🙂

    • As varferia dhe as korrupsioni nuk zhduket kurre, puna eshte te kete permiresime, por duhet te kuptojme nuk behet cdo gje me suste, aq me teper kur ke te besh me forca te brendshme dhe te huaja qe kontribojne, dhe ky eshte problem kudo jo vetem ne Shqiperi.

  • Aleat te pare ka Ramutin. Atij i intereson teatri kombetar i palacove qe te vazhdoje dhe te vjedhi i qete, dhe te ndihmoje mikun e radhes, Lefter Koken qe tja dali si shoket parardhes, Gjiknuri, Dako..Ahmetaj, dhe gjithe maskarenjte qe vjedhin Shqiperine me tendera

    • Per terin nuk e ze gjumi ai qe I mban ti bolet ne goje dhe sot e ksaj dite.Ka hall se po I vjen perqark si Teri.Kurse ti ke hall se nuk rri me gone bosh .

  • Jam kurioz, a i intereson Shqiperia gazetes Dita?
    Sikur te shfaqte per Shqiperine ate merak qe ka per te
    “mbrojtur” Ameriken,( sikur te mendosh qe Amerika ka nevoje per mnrotjen e letyrave te Tiranes), a do kishte Dita cdo Dite ne gazete nje artikull per mbrotjen e Shqiperise nga Antishqiptaret?
    Shqiperia eshte ne rrezik nga Antishqiptaret, Dita i qan hallin Amerikes.
    Kjo eshte putaneria e radhes. Dita putana qan per kaloresin pse i varen kembet, per Nenen Shqiperi qe po hiqet zvarre ne thundren e tradhetareve, nuk pyet fare.
    Rrofshin tradhetaret si Ramuti me shoke
    Rrofte Vucici
    Rrofte Sovraniteti i Shitur
    Rrofte Vorio Epiri Grek
    Poshte Kosova
    Poshte Shqiperia.
    Kete te pakten, shkruajeni hapur Dita.
    Ky eshte nenteksi i gjithe merakut tuaj per te mbrojtur Ameriken, se nuk ka kush ta mbroje Ameriken. Do e mbroni ju, vemje qe nuk mbroni Atdheun tuaj

    • Kushtetuta Amerikane nuk lejon që anêtarët e Partisë të vêrtiten tek një person autoritar dhe as qe nje autoritar të bëhet Kreu i Shtetit, Bile nuk lejon që Kryetari i minstrave apo krerëve të ministrive të qëndroj më shumë se dy herë nga katër vjet.
      Kushtetuta Amerikane mbron demokracinë në botë dhe tendencat Antishqiptare, stimulon urtëdinë e Komit Shqiptar për mirëkuptim brenda Kombit dhe me kombet e tjerë.

  • BASHA MUND TE JETE BEDELI I SALIUT ME “PANTALLONA TE SHKURTERA” POR ESHTE FAVORITI I PERZGJEDHUR NGA SHBA PER TE KOMANDUAR OPOZITEN SHQYPTARE

    qe:

    Na kujton Kohen e Qepes te Nikita Hrushcovit kur i pergjigjej Mao Ce Dunit ne debatin me Imperializmin Amerikan qe sipas Diktatorit Kinez ishte vetem nje “Tiger prej letre”. Hrushcovi i shkruante:

    I DASHUR MAO, IMPERIALIZMI AMERIKAN ESHTE VERTET NJE TIGER PREJ LETRE POR I KA DHEMBET PREJ ATOMI

    Kete te vertete historike duhet ta mesojne shqyptaret dhe Saliu me lukunine e tij dallkauke, te pranoje pantallonat e shkurtera amerikone te Lul Bashes, te uli koken me pendim dhe nenshtrim dhe te fshihet “pas gaxhoit”,

    ndryshe:

    Do te detyroje Presidentin Biden te pyese CIA – n:

    NE CILIN HOTEL TE WASHINGTONIT ESHTE AKOMODUAR USHTRIA TRIME E SALIUT QE I KA SHPALLUR LUFTE SHBA?

    njashtu:

    Si Mao Ce Duni kur pyeste oficeret e tij per Ushtrine Trime te Enverit kur Diktatori shqyptar i shpalli Lufte Kines Komuniste

  • tash e 20 vite fucie te medha me emnin kosove
    kan bere shume pazare tinxare Salih berisha
    qeshtjes kombetare i ka qendrue dran dhe kurr
    nuk eshte laku Por langovat e ardhun ne pushtet
    si Thaqi me sejment e vet dhe Ram Kerstiqi me
    baton staniqshiqin perpunuen plane antikombetare
    Keshtu sot antikosovari borrel dhe qekosllovaku
    halabak lajqak po mundohen edhe shtetesine tja
    humbin kosoves E argat i tyne ram kerrstiqi
    po mendon qe njerzit e vrare per kosove paskan
    qene anmiq Per pritje qe i ban vuqiqit ky kerstiq
    lype gjykim te rrept Salih berishen e kan etiketu
    anmiqt e kombit shqiptar gerrnella e sarrusa
    kokederra e putinufca POr Salihu nuk i trembet
    drejtesise Edhe Blinkenit i ka thane lypi argumentet
    hajde dalim ne gjyq Esht i vetmi person salih
    berisha prej krejt te shpallurve Nongrata qe ka lype
    drejtesi dhe asai kurr si ike SE salih atedhetari
    eshte ma i paster se ari E kimja po i perkrahe
    ram barin se noshta me terrfoje te llazaratit
    ia ka marre men Kimes ftyre kineze ! Sot lexova
    edhe fjalet e nje kryemadhje plakuqine qe menen po e mbajke veq per te qime Gruja e met magarit
    E te salih berisha nuk ndegjohen flliqni o faqezi

    • Ku ke mesue ket gjuhe o mavri fanatike e Saliut?

      sepse:

      A ja ke degjue emrin dhe ymrin firmes Shqyponja? Qe furnizonte me nafte Millosheviqin me tubacion poshte Bunes, se kjo firme mafioze qe bente kontrabande me Millosheviqin ne kohe embargo ishte firma familjare e Saliut qe furnizohej nga Kalivopullat e Greqise

      PO TE NDJERIT SAFET ZHULALI JA KE NDIGJUE EMRIN DHE YMRIN?

      sepse:

      Ky ishte Bedeli i Saliut dhe si minister i mbrojtjes porositi minahedhese ne Bullgari gjasme per Ushtrine shqyptare dhe sapo kamionat kaluan kyfirin dhe hyne ne Maqedoni minahedheset bullgare perfunduan ne Beograd per te Luftuar Millosheviqi Imperializmin Amerikan, Zhulali akoma eshte person nen akuze, por Saliu lau duart si Pilati i Pontit dhe u justifikua si Edi Rama per Lefter Koken:

      PO PSE UNE TE MBAJ PERGJEGJESI PER ZULLUMET E MINISTRIT TIM?

      • Edona ka renditure shume armiq qe i vijn ne ndihme Berishes qe Berisha ti reszistoje edhe Amerikes.
        Pore nje me te rendesishmin nuk e ka then akoma ose nuk e ka nuhatur ose nuk e thote vete per arsyet qe nuk i dijme.
        Udheheqja e se majtes Shqiptare qe me kthimin e Sali Berishes ne vitin 1997, kur Berish i mbathi opingat si Mbreti Zote per tu larguar nga shqiperia, me sa duket ne ate Kohe Fatos Nano medoi: Me mire te kem nje Berishe qe ne opozite do te pengohet gjat rruges nga ferrat e veta neperkembe, sa te kem nje kundershtar te afte dhe te paster me rruge te hapura qe do te na rrezoi me kollai.
        Ky qendrim i Naos me sa duket edhe sote po mbizotron.
        A mos Vall Rama qe thote, une do te qeverise deri ne vitin 2029, mendon se duke pasur nje Berishe te till me problematike te medha qe ja mbajme tek hunda sa here ngre koken,eshte me kollai me mbajt pushtetin se sa me pas nje kryetar opozite te afte dhe me udhe te paster qe munde te udhtoi pa u ndalur drejt pushtetit.?
        Me duket qe kjo eshte edhe arsyej qe Berishen nuk e hane ase lima ase sharra. Pra thjesht per arsyen e mbajtjes me me lehtesi qeverisjen gjat.
        Edhe Berishes i intereson si opozitar ta mbroje Statukojen, qofte edhe pa pushtet, se sa te humbase edhe statukojn edhe pushtetin.Pra qe te dyja palet sikure ken gjetur nje mesatare, njer per te qeverisur gjat e tjeter per te ruajtur staukojen qe i interson aqe shum, bile me shum se pushteti.
        Ne shenje te kesaj kauze Berish po e ndryshon edhe kahun politik. Nga parti liberal demokrate e krahut te qendres , po e kthen partin ne parti Konservatore te djathte. Ky nonservatorizem i sherben Berishes per te mbrojtur e konservuar fitimet e veta dhe te familjes se tije.

  • Ti ,,intelektual krejt batall ” qe thure rrena catall se je irritun
    ne mal ! Separi duhesh ta dijsh qe jugosllavija e
    Titos i kishte 6 republika dhe dy krahina autoname
    Ushtrija e sai ishte forca e trete botnore me armatim , teknologji dhe zhvillim Ate pasuni e uzurpoj serbija
    ne tersi . Tjetra qe beogradi dhe Milloshi , kurr nuk
    kan pase nevoje per nafte shqiptare se pse gryka
    e gjerdapit i ka furnizue prej rusije e lindjes
    panalshem E shvercin me noj kamjon nuk ka mujte
    me e kontrollue salih berisha prej jush qe jeni ma te zi se bisha salihu kurr nuk eshte takue me Milloshin
    po Fatosi nana e juve lavire ne Krete Ju per Salihun kinitrillu e trilloni se ftyre skini asni derhem dhe bota
    po u njef per rrene Tash me kete Open ballkani
    po doni shqiprine me e ba serbi Bre mos metsha te gjalle e te vdekur pa jau qi o faqezi Ju i kini prodhue
    antikombetart komandanta te rognerit qe po hane
    mute ne hage sot si -patriot te serbise hashimi
    me djemt e kulise Bedri islami kulovi i partise se
    lahperave ka punue e bashkepunu me grupin
    vrastar te shtabit te rognerit dhe ushtrine e kan nda
    ne frakcione nano kloso kllozetqe !

    • Si nuk mesuan shqip keta maloket e saliut.
      Me keta duhet perkthyes,te mos flasim edhe frazat pa kuptim.

  • Mjeshtrat e manipulimit jane 3 bajgat e dhjetor-90 te Ramiz Alise

    Ilir Meta – President dhe ish kryeminister si te paren pune ne jeten e tij
    Sali Berisha – ish-President, ish-kryeminister
    Edi Rama – nga 1998 ne pushtet si ish-Minister, ish-Kryetar Bashkie, sot e 8 vjet Kryeminister.
    Keta te tre te rrasur ne politike qe ne ate dhjetor-90 nga Ramiz Alis mbajne njeri-tjetrin dhe i sulen furishem kujdo qe i futet ne pjese, duke synuar te vdesin ne poste drejtuese politike.
    Aleati i ketyre te tre bajgave te dhjetor-90 te Ramiz Alise eshte mentaliteti varferuar i shqiptareve qe ja duron Varferine, Pordhet, Rrenat, Lojrat prej 30 vitesh e keta pastaj natyrshem, synojne te vazhdojne edhe 30 vite tjera duke mbajtur njeri-tjetrin e duke sulmuar kedo qe i prish Unitetin e fshehte.

  • Po ta kishje permisue ndopak gjuhen tone o Trimi i Salehut nga Bjeshket e Nemuna nga ku e zdrypi Enveri dhe e beri Sekretar Partie per ta patur si Spiuni besnik i Sigurimit te Shtetit, se nuk ta kame kuptue fillin e mendimit

    ME SALEN APO ME LALEN E ENVERIT JE TI?

    Sepse jo vetem maunet ne me nafte si karvane te Shqyponjes Berishiste por edhe minahedheset e Zhulalit te ndjere eshte fakt i mirenjohur boterisht qe nga Bullgaria Sovjetike perfunduan ne Serbine e Millosheviqit qe kishte mbeturi si “peshku pa uje” nga embargoja e Botes Demokratike dhe qe Rusia Bolshevike po perpiqej ta cante rrethimin Imperialist me Sali Berishen si Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes me vellezerit e tij komuniste qe i nderronte si Mbreti Grate,

    prandaj:

    Beji te fala Putinit te Rusise qe i coi tanket ne Prishtine kur Millosheviqi po masakronte shqyptaret e Kosoves!

  • Varfëria kërrusëse, drejtësia e ngathët, korrupsioni i shumëpërhapur, meritokracia e munguar, paaftësia e ushqyer, problematikat në arsim e shëndetësi janë disa prej problemeve qe kemi ne si shqiptare e per te cilet shtypi jone nuk flet kur! Mjaftohet me luften basha berisha qe jane babe e bir e aleatet te Rames!
    Kur shtypivete te tregon sa i paafte eshte e te tregon vete se tallet me qytetaret duke i servir cdo dite kete pseudo lufte pa berreqet qe vete e analizon si te kot!!!!
    Hajt shkruani pak per varferine kerrurese,drejtësine e ngathët, korrupsionin i shumëpërhapur, meritokracine e munguar, paaftësine e ushqyer, problematikat në arsim e shëndetësi ! Shkruani pak per problemet e vertete e mjaft me punet e kota pa berreqet! Beni pak punen e detyren tuaj si gazetar e jo altoparlanti i ´pseudo luftes’ basha berisha siç vete e thoni!
    Behuni konsequente me vetvetin!

  • Lexova e rilexova shtypin shqiptar te ketyre diteve : asnje,asnje artikel askkund per ´ Varfëria kërrusëse, drejtësia e ngathët, korrupsioni i shumëpërhapur, meritokracia e munguar, paaftësia e ushqyer, problematikat në arsim e shëndetësi ´ qe jane problemet tona !
    Pra me ke tallen gazetaret shqiptare Kur nuk flasin per keto tema?!

    • Lili, gazetaret e kane te ndaluar nga padronet e tyre mediatike te flasin e shkruajne per varferine qe po mbyt Shqiperine. Keta padrone mediatike e kane te ndaluar nga qeveria Rama qe i mba me reklama e fonde pikerisht per kete : Mos shkruajne kurre per rrenimin e plote ekonomik nen qeverine Rama, por fokusin e shkrimeve e “analizave” ta mbajne vetem tek WC ku dhjet Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *