Ne mallkimi na ka zënë

Ornela

(Botuar në vitin 2007 – kur na qeveriste Berisha)

Ora nëntë-o nëntë e darkës,
në banesë e mbajta frymën,
por sa hyra-ikën dritat,
ah-si s’vura ulërimën!

Ora nëntë-o nëntë e darkës,
ah-i lodhur jam pa masë,
s’gjej dot shkrepësen-as qiriun,
ndaj më vjen të ulëras.

Ora nëntë-o nëntë e darkës,
kur bën truri rikoshet,
Saliu të lë pa dritë,
që e bëftë Zoti lanet!

Tani Bota shkon në Hënë,
dhe në Mars e Jupiter,
ne mallkimi na ka zënë,
ta shkojmë jetën në terr!

E moj-Qeveri këllira,
nise vezë e bëre glasë,
i mundur nga errësira,
s’kam fuqi të ulëras!

O moj-Qeveri këllira,
si s’ke turp e rri në këmbë,
i lodhur nga errësira,
s’kam fuqi të t’ha me dhëmbë!

O moj-Qeveri këllira,
o moj-sinonim i territ,
merr gërshërë nga më e mira,
qethi sheleget Enverit!

Se në kohë të Diktatorit,
dhe pse tufëzuam dhitë,
s’e njihnim gjeneratorin,
një sekondë s’rrinim pa dritë!

Ç’të të them e ç’të më thuash,
shoku dhe zoti Sali,
bëj e thuaj çfarë të duash,
të dhjefsha në Qeveri!

Symbyllur ngre telefonin,
të marr një shok e të dal,
xhindet në kokë më gjëmonin,
telefoni s’ka sinjal!

Dhe këtë peshqesh e kam,
padyshim prej Edi Ramës,
që gjithmonë na këput linjat,
kur punon tek Urë e Lanës.

Nuk punon as ashensori,
o mallkim-o kati dhjetë,
pse rron kot-o poet gjori,
pse rron kot e veten s’vret?!

Pse rron e veten s’e vret,
kush të dojë le të tallet,
ahere shpëton vërtet,
nga Saliu dhe nga hallet!

S’kam fuqi që të vë kujë,
s’kam fuqi as të bërtas,
po njeri nuk më dëgjon,
dhe sikur të ulëras!

Se bashkështetasit e mi,
rritur nëpër suferinë,
janë si punë e gomarit,
mbajnë ç’t’u hedhësh mbi shpinë!

Se bashkështetasit e mi,
rritur me dhi e me dele,
e kanë hak shokun Sali,
e kanë hak atë kapele!

Se bashkështetasit e mi,
që kollaj s’e prishin zëmrën,
sërish do ndihen rehat,
kur Sala t’u bëjë dhe mëmën!

Se bashkështetasit e mi,
që të gjithë sua trimi,
si heronj e shtyjnë ditën,
me dy qofte te bar “Tymi”!

Le të jetë një terr përjashta,
ata brenda kanë festë,
s’u shkon mëndja qoftexhinjve,
për një fjalë-a një protestë!

Tepër e kemi-o “burra”,
edhe dritën e qirinjve,
s’mund të meritojë më tepër,
skotë e dhjerë e qoftexhinjve!

Kisha vendosur mos shaja,
të mos thoshja asnjë fjalë,
po kur të bie damllaja,
them: “U shofsh-o shoku Salë!”

Tiranë, nëntor 2007
(Ribotohet pa asnjë ndryshim)

Share This Article
9 Comments
  • Shoku Sale nuk shuhet, se rrufeja nuk bie ne hale. Edhe nuk kane takat edhe i bejne pallatet me nga 12 kate. Pastaj bota nuk ngrohet vetem me energji elektrike, por edhe me kaldaja me gaz e me mazut. Me nje fjale Benit ia kishin nxirre jeten te gjitha qeverite. Ndoshta eshte më rehat aty ku ka shkuar!! Ëë?

  • Ne bejme simbolet e shqiponjes me dore, por kur vjen puna ku tia fusim intrigen, thiken njeri-tjetrit. Sa pak qe jemi, kemi
    marre gjithe paret e botes dhe nuk e bejme dot kete vend dhe as shqiotaret nuk i mbajme dot ne token
    e tyre. Keshtu eshte kur kush vjen e ka mendjen te vjedhe, kush më pak
    e kush më shumë.

  • (po kur te bie Dammllaja
    them – U shofsh o shoku Sale)

    Ah more Benjko gjitoni,
    ah mor ti i shkrete,
    duke uruar Dammlane e Saliut,
    te ra me pare Damllaja ty vete,

    Sa per ate qeveri kellire,
    as mos permend gje fare,
    se Kellire dhe permbi kellire,
    le ket qeveri Rama ashiqare!

  • Kjo sepse mortja
    nuk fshin te keqinjte si puna jote, prandaj, o te rente damllaja e shkuar damllase. Mbase te fshin kovidi o gjimut.

    • Te ka thene gje ty mortja qe damllane nuk e dergon tek te keqinjte, apo ia fut ashtu kot sa per te thene ndonje gje edhe zotrote.

  • Tepër e kemi-o “burra”,
    edhe dritën e qirinjve,
    s’mund të meritojë më tepër,
    skotë e dhjerë e qoftexhinjve!

    Strofa me idene e nevojes per ndergjegjesim klasor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *