Bardhi: Në Kuvendin e Berishës ishin ulur si delegatë kandidatët e Topallit dhe Doshit

J L

Duke bërë krahasimin me Kuvendin e thirrur nga Berisha, Bardhi solli në vëmendje mungesën e transparencës në atë Kuvend, pasi sipas tij, në vend të transparencës, u kyçën dyert, duke mos i lejuar gazetarët të ndjekin nga afër punimet e tij.

“Në vend të transparencës, u kyçën dyert për gazetarët. Kishte zero transparencë, sic ndodh në çdo celulë ilegale. Premtuan transparencë për publikimin e emrave të delegatëve dhe nuk e bënë. U premtua transparencë prej zotit Berisha, por gazetarët nuk u kejuan as të futeshin në stadium. Nuk ka ndodhur kurrë më parë kjo. Nuk ju lejuan sepse në stadium do të gjenin kandidatë të Jozefina Topallit të futur si delegatë, njerëz të Tom Doshit, të futur si delegatë. Përgjegjësia jonë është të bëjmë transparencë për opinionin publik”, tha Bardhi.

Duke folur për referendumin e thirrur nga ish-kryeministri Berisha, Bardhi u shpreh se për këtë nuk ka asnjë të dhënë se kush dhe si ka votuar. Bardhi tha se në këtë referendum ka votuar edhe një kreytar i LSI së Fierit, i cili ka qenë anëtar i PD në vitin 1992.

“Për të ashtuquajturin referendum nuk ka asnjë të dhënë kush ka votuar dhe si ka votuar. Mund t’ju them se ka votuar një kryetar i LSI në Qarkun e Fierit. Në 92-shin ka qenë anëtar, në këtë kohë ka ndërruar disa parti, por ka shkuar të votojë me kartën e 92-shit, megjithëse është kryetar i LSI për Divjakën. Partia ka rregulla të qarta në statut kush quhet anëtar. Në dijeni tuaj, kanë votuar edhe drejtorë të emëruar nga Edi Rama, që kanë hequr demokratë nga puna. Në 18 dhjetor ka patur vetëm një aktivitet politik të PD, Kuvendi Kombëtar. Të tjerat janë aktivitete private, që bëjnë listat e tyre, sipas dëshirës së tyre”, tha për këtë çështje Bardhi.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Banda tropoiane e gardës kriminale mafioze ajo që i vu zjarrin shqiprisë është riaktivizuar pas 30 vjetësh në luftë kundër amerikës dhe europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *