Mbyllet seanca e fundit për 2021, Kuvendi rrëzon dekretet e Metës

J L

Kuvendi i Shqipërisë mbylli seancën plenare të fundit të këtij viti duke miratuar disa ligje si dhe duke rrëzuar 3 dekretet e presidentit Ilir Meta.

Seanca, e cila zgjati thuajse 8 orë, rrëzoi 4 dekretet e kreut të shtetit për Bashkëqeverisjen, Buxheti i 2022, TVSH-në dhe taksat kombëtare me rezultatin e votimeve 14 pro, 76 kundër dhe asnjë abstenim si dhe miratoi buxhetin e 2021.

Për sa i përket nismave të reja të qeverisë, u miratuan krijimi i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore dhe financimi për fëmijët jetimë të punonjësve të rendit të rënë në krye të detyrës.

Gjithashtu u kaluan amendimet për investimet strategjike, marrëveshjen për vaksinat “Pfizer” si dhe financimi i programit ndërkufitar me Kosovën dhe progami i bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi.

Vendimet e Kuvendit

-Amendamente për prodhimin e Pfizer, miratuar me aktin normative, pro 90, asnjë pro dhe abstenim

-Projektligji për AGJP, 76 pro, 12 kundër, asnjë

-“Fëmijët nën përkujdesjen e republikës’për 83 pro, kundër 1, asnjë abstenim

-Investimet strategjike, 75 pro, 11 kundër, 1 abstenim

Financimi mes Shqipërisë, Kosovës për Programin ndërkufitar 90 pro, kundër 0, abstenim 0

-Programi I bashkëpunimit ndërkufitiar me Malin e Zi, 88 pro, kundër asnjë, abstenim asnjë,

-Dekreti i presidentit për ligjin për Bashkëqeverisjen pro 14, kundër 76, dekreti humbet fuqinë

-Dekreti i presidentit për ligjin 2021 për buxhetin e vitit 2022, 14 pro, kundër 76, dekreti bie

-Dekreti I presidentit për disa shtesa TVSH, 14 pro, 76 kundër, dekreti humbet fuqinë

-Dekreti i presidentit për taksat kombëtare, 14 pro, 76 kundër, abstenim asnjë, dekreti humbet fuqinë

 

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *