Në Shqipëri u organizua simpoziumi shkencor me temë “Mehmet Akif Ersoj dhe vepra e tij”, me rastin e 100-vjetorit të miratimit të himnit kombëtar të Turqisë, ndërkohë në simpozium referuan studiues nga Shqipëria, Turqia, Azerbajxhani dhe vende të tjera.
Simpoziumi dyditor në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, u organizua nga Dega e Gjuhës Turke në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me institucione vendase dhe të huaja të cilët u përfaqësuan me folës nderi dhe referues me kumtesa. Ndërkaq, mbështetes të aktivitetit ishin edhe profesorët e Akademisë se Kulturës e të Folklorit të Baku, Azerbajxhan.
Prof.As.Dr, Adriatik Derjaj, Përgjegjës i Departamentit të gjuhëve sllave dhe ballkanike, gjatë fjalës së hapjes së simpoziumit tha se krenohen me veprën e Mehmet Akif Ersoj.
“Kam nderin të mbaj fjalën e hapjes në këtë takim shkencor të organizuar me rastin e 100 vjetorit të Himnit të Flamurit të Republikës së Turqisë i cili u shkrua nga dora e birit shqiptar , poetit të madh Mehmet Akif Ersoj. Në seancat e këtij simpoziumi spikatën tituj ne lidhje me Qytetërimin dhe kulturën Osmane e Turke, Poezinë e Mehmet Akifit Ersoy, Receptimi i veprës se Ersoy nder shqiptaret”, tha ai.
Derjaj tha se në ketë event kolegët shqiptarë do të kene rastin të njihen me studimet e profesorëve turq, azerë, arabë dhe të tjerë evropianë, dhe përtej Atlantikut.

Studiuesi Alban Foçi duke folur për jetën, shkollimin dhe veprën e Mehmet Akif Ersoj, tha: “Mehmet Akif Ersoj si shumë intelektualë të tjerë do t’i bashkohet luftës për mbrojtjen e territoreve turke dhe pavarësisë së shtetit turk, luftë e cila drejtohej nga Mustafa Qemal Ataturk, i cili më vonë do të themelojë dhe Republikën e Turqisë, atë që ne njohim sot”.
“Si shumë nga këto poetë dhe intelektualë, Mehmet Akif Ersoj dha kontributin e tij me atë që dinte të bënte më mirë, me fjalën. Ndihmoi që njerëzit të kishin kurajën të ngriheshin për të luftuar për mbrojtur vendin e tyre. Duheshin njerëz si Mehmet Akif Eroj të cilët me maturinë e tyre do ta ngrinin peshë popullin turk që të luftonte deri në pikën e fundit për pavarësinë e tyre”, tha Foçi.

Referuesit në simpozium trajtuan tematika mbi jetën, personalitetin dhe universalitetin e veprës letrare të poetit Mehmet Akif Ersoj.
Ky event është ndër aktivitetet shkencore ndërkombëtare që organizohen duke marrë shkas nga fakti që këtë vit mbushen plot 100 vjet nga miratimi i himnit të flamurit të Republikës së Turqisë; teksti i së cilës mori jetë nga pena e poetit shqiptar me origjin nga Peja, shkrimtarit të madh Mehmet Akif Ersoj. Sipas organizatorëve, simpoziumi u organizua me pjësëmarrje ndërkombëtare për nder të këtij poeti dhe universalitetit të veprës së tij.



Berja e hymnit turk,festohet me pompe ne Shqiperi,qe te risjelle neveri dhe indinjaten,qe dushmani i eger dhe i erret aziatik,ka kohe qe ka rizgjuar dhe ka rikthyer kete lloj sundimi ne kete territor dhe kete mentalitet qe ish ne gjendje latente,gjate komunizmit.
Hymni i bere nga nje ´´shqiptar´´,i cili nuk thote asgje se cfare e lidh me vendin e vet,pra esht nga ai lloj ´´shqiptaresh´´,qe Naimi yne i madherishem,me vargun e tij,do te na thosh se ndjenin turp,te quheshin te tille.
Dhe sot e kesaj dite,ne Turqi,megjithse ka reth 5 milione shqiptare,shteti turk atje nuk ka hapur dhe nje shkolle per te mesuar gjuhen amtare te tyre,por as dhe nje klub,kurse ketu gjuhen turke e levrojne ne universitet,shkolla apo organizata dhe xhami pa fund.
Dhe tani, me keq se me pare,kete sundim e ushtrojne ´´shqiptaret´´e Babes,te fuqizuar nga gjithe drejtimet ne keto tre dekada,te cilet e urrejne dhe nuk duan te degjojne qe ky vend te funksionoje si vend europian dhe perendimor.
Dhe ky eshte sundim me i keq se i pari,mbasi armiku eshte maskuar nen lekuren e ´´vendasit´´.
Normalisht qe keto simpoziume i financon Erdoqeni turk! Po c’te mire u ka sjelle Shqipetareve ky Ersoy more trushpelare? Ai ka luftuar me pushke e pene per kombin turk more idioter! Epo eshte ngjallur djalli i anadollit me xhami e memoriale, dhe, te besuarit e Dovletit na i shesin per histori suksesi!
SA GJALLE QE MEHMET AKIFI
I SHERBEU VEC TURQISE
NUK E NJIHTE MEMEDHENE
LUFTOI KUNDER SHQIPERISE
KETA MUTER MASKARENJ
QE LAVDE I THURRIN TANI
JANE ATA QE SHAU NAIMI
TRADHETORE E LLUMERI