Aktori i serialit televiziv turk “Ezel” i transmetuar me shumë sukses në ekranet shqiptare, Kenan Imirzalioglu rrezikon të dënohet me 15 vite burg për trafik drogë bashkë më 26 kolegë të tij. Ky është pretendimi i akuzës turke teksa e ka dërguar çështjen në gjykatë. Imirzalioglu së bashku me yje të tjera televizivë, është një nga shumë të arrestuarit nga policia turke pas një operacioni anti-drogë gjatë vitit të shkuar. Kodi Penal turk parashikon nga 5 deri 15 vjet burgim për vepra të kësaj natyre. Kenan Imirzalioglu u arrestua së bashku me 47 persona të tjerë në muajin korrik të 2013 midis tyre 26 aktorë.

Me duket mua s nuk ngrene dot akuzen për “agjitacion e propogandë” keta dhe e kane kollaj t’i heqin qafe me droge. Stil i ri , metode e vjetër.