Letra e Edi Ramës dhe e Vuçiçit për “Open Balkan”, qeveria e re gjermane: Mbështesim përpjekjet, por këto nisma duhet të jenë gjithëpërfshirëse

J L

 

Në një përgjigje për gazetën Express të Kosovës nga Qeveria e re e Gjermanisë, që drejtohet tashmë nga kancelari Olaf Scholz, të pyetur nëse e përkrahin iniciativën e “Open Balkan”, thuhet se Qeveria Federale e Gjermanisë i mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal.

Teksa e thonë këtë, nga Berlini zyrtar theksojnë se është shumë e rëndësishme që një bashkëpunim i tillë të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjitha vendet e rajonit, pra marrëveshjet duhet të jenë në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Qeveria Federale mbështet përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është shumë e rëndësishme që ky bashkëpunim të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha një zëdhënës i Qeverisë për Express.

Në fund të përgjigjes, zyrtari thekson se Gjermania në mënyrë të veçantë e përkrahin Tregun e Përbashkët Rajonal, që është një iniciativë në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Ne mbështesim veçanërisht Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal, të miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit në Sofje në nëntor të vitit 2020”, ka përfunduar ky zëdhënës.

E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka publikuar një letër në të cilën nismëtarët e iniciativës “Open Balkan”, Aleksander Vuçiç dhe Edi Rama kanë kërkuar mbështetjen e Gjermanisë dhe të Bashkimit Evropian.

“Ne shpresojmë që qeveria e re Gjermane do të pranojë iniciativën e “Open Balkan”, thuhet në letrën që mban firmën e tre liderëve.

Të martën e 21 dhjetorit në Tiranë është mbajtur takimi i treshes Rama-Vuçiç-Zaev në kuadër të nismës për “Open Balkan”.

Rama në fjalën e tij ka bërë thirrje që në një iniciativë të tillë të bashkohen edhe Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhiley, i cili ka theksuar se do të ishte ideale që shtetet e Ballkanit Perëndimor ta gjenin rrugën drejt kthimit te Tregu i Përbashkët Rajonal, që është në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kosova, Bosnjale-Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë përfshihlrë në këtë iniciativë. Ndarja mes Shqipërisë dhe Kosovës, dy shtetet shqiptare të rajonit ka habitur jo pak vëzhguesit ndërkombëtare.

j.l./ dita

Share This Article
11 Comments
  • Tani nuk eshte iniciative por akt me firme e me vule. Se sa do funksionoje mbetet per tu pare. Deri sa Serbia ti vëre pikat mbi i per Kosoven, nga shqiptaret do kete stepje per ta pranuar kete si realitet. Por Kosova do tia kishte dhjere sikur te shkonte ne kete takim dhe Albini apo Vjosa te kishin perpara ate karten prezantuese ne tavoline si, presidentja ose kryeministri i Republikes se Kosoves.

  • Sihariq i madh na erdhi, nga Vuçiçi, Rama dhe Zaevi: Shpiket populli i përbashkët

    U njoftua arritja më e madhe e “Ballkanit të kapur”: Shpiket populli i përbashkët i treshes përbërëse. U bëmë një popull me serbët dhe maqedonasit! Tre liderat e “Ballkanit të kapur” Vuçiç, Rama dhe Zaev, që do të takohen në 20 dhjetor në Tiranë për të përqafuar njeri-tjetrin, publikuan në 18 dhjetor një letër të përbashkët, ku japin sihariqin e madh që popujt e tre shteteve të kësaj federate serbe janë shkrirë në një popull të përbashkët. Në letrën në gjuhën shqipe, të shpërndarë nga zyra qeveritare e Tiranës dhe të publikuar në gazetat proqeveritare, në fjalinë e tretë tre liderat shkruajnë sëbashku tekstualisht në numurin njejës: “Dëshira e popullit tonë…”. Të gjithë patriotët me brekushe, me poture, me tumane, me dimije dhe me fustanella, duhet të vdesin tani të lumtur se u bëmë një popull me serbët dhe me maqedonasit. Në Jugosllavinë e vjetër të Titos quhej “popull jugosllav”. Nuk ka ardhur ende informacioni nga Beogradi se si do të quhet ky popull i përbashkët në Jugosllavinë e re të Vuçiçit. Tani mbetet të krijojmë një qeveri të përbashkët dhe një president të përbashkët, që natyrisht i takon të jetë serbi Vuçiç, se ai e shpiku “Ballkanin e kapur” dhe ka shumicën e votave të popullit të përbashkët ballkanikokaps.
    Që tani jemi një popull i përbashkët i shkrirë në një, tre liderat e dëshmojnë me letrën e tyre të përbashkët, ku
    -Nuk përmendet në asnjë rresht Kosova, sepse nuk e njeh Vuçiçi. Nuk e përmend në asnjë rresht dhe rrjedhimisht nuk e njeh as Edi Rama, sepse nuk don t’i prishë qejfin Vuçiçit.
    -Nuk përmendet në asnjë rresht Bosnje-Hercegovina, ku serbët e Dodikut dhe të Vuçiçit po ndezin zjarret e luftës, që ka alarmuar Nato-n, BE-në, OSBE-në, KE-në, etj. por aspak Tiranën.
    -Nuk përmendet në asnjë rresht Mali i Zi, ku forcat speciale të Serbisë së Vuçiçit dhe kisha ortodokse serbe po punojnë për të sjellë një qeveri edhe më shumë proserbe dhe të aneksojnë shtetin e pavarur malazez në “botën serbe”. Janë shqetësuar NATO dhe BE, por jo Tirana.
    Letra e përbashkët, që tre liderat e “Ballkanit të kapur” i drejtojnë vetes, krijoi popullin e përbashkët ballkanikokaps, si eksperiment i madh shekullor i parealizuar deri tani i “Serbisë së Madhe”. Rroftë kozmopolitizmi i udhëhequr nga Serbia!

    • Po ne BE si do hysh o i mencuri i dynjas, do hy Kosova e do rri jasht Serbia? Aaaa, nuk duhet te hyme as ne BE pa u njohur Kosova. Ok amal-ist i Berishizmit, po ti veme kushte ne BE , mos na luten kot pa mbaru pun me Kosoven. Ik sqaro mendimet k

  • SHBA e tha,por tani edhe Gjermania e tha,qe e mbeshtesim Ballkanin e Hapur,por me te gjitha shtetet!
    E more vesh o Rame tradhetari,se ti po mbron Vucicin dhe po hedh ne plehra vellezerit tane kosovaret?

  • Eskobar tani gjermania
    Rames i ngelet qe te behet nje me serbine dhe te sulmoje kosoven meqe eshte kundershtare e botes serbe per ata ose open balkan per ramen
    Kjo loje eshte vetem me qellim qe kjo elite ballkanike mos te pesoje rotacion
    pra bllok marrveshjes se berlinit sepse atje jane te gjithe te pranishem dhe ska justifikime per te dhene llogari dhe hapim nje diversiv ku shtyjme nja 20 vjet te tjera sepse disa shtete nuk na bashkohrn dhe ne kemi ngel peng i tyre?
    Ska gjasa per jetegjatsi ky lidership bajden ka ndermarre nje mesymje rajonale kunder korrupsionit
    Sesa te paster jane ajo dihet por un dua te theksoj qe ne kosove pas non grata filluan arrestimet pa kaluar muaji ndersa ne shqiperi non grata ka gati dy vjet dhe eskobar tha “ku jane prokuroret shqiptar” dallimin bejeni vete

  • Si te gjitha TEKAT e tekanjozit edhe kjo cfaqje do te perfundoje me DESHTIM Rajonal.
    Ky karagjozi qe na ra per hise do te binde Kosoven,Bosnjen,Kroacine,Malezine,,,E njohin Serbine me mire se i biri Kristaqit.

  • Kerkesa shtrohet drejt:-gjitheperfshirje.Por kjo nuk e perjashton “veteperjashtimin,pra deshira per mospjesmarrje.Ka interes kosova?Kete e Vleresojne ata.Por fakti qe kosova eshte teresisht e hapur ndaj serbise ne import export me nje report 570 milion import nga serbia dhe 50 milion ekspory ne serb i,tregon se asaj nuk i intereson asgje tjeter,vec raportet e saj ekonomike me serbine.Ndaj dhe veteperjashtohet me preteksin e “njohjes”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *