VIDEO: Është sa një kokërr orizi dhe ‘lexohet’ nga telefonat inteligjentë. Fillon vendosja e çipit në Suedi, si zbulohet nëse e ke bërë vaksinën

J L

 

Gjashtë mijë suedezë e kanë certifikatën e tyre të vaksinimit në trup nëpërmjet një çipi. “France 24” raporton se kjo është bërë nga një kompani, e cila nëpërmjet teknologjisë së evancuar ka mundësuar implantin e çipave nën lëkurën e qytetarëve që kanë pranuar ta mbajnë përherë me vete certifikatën e tyre të vaksinimit.

Suedia ka vendosur rregulla të forta anti-Covid, ku ndër të tjera kërkohet edhe që certifikata e vaksinimit të prezantohet në hyrje të çdo aktiviteti publik ku janë më shumë se 100 persona.

Kompania “Epicenter” bëri një njoftim për vendosjen e çipit dhe nuk munguan aplikimet e qytetetarëve, raporton abcnews.

Kompania “Epicenter”, një startup me bazë në Stokholm, ka perfeksionuar mikroçipin, madhësia e të cilit nuk e kalon kokrrën e orizit. Mikroçipi vendoset nën lëkurë dhe mund të “lexohet” nga një telefon inteligjent.

Drejtuesit e kompanisë duan aplikimin e gjerë të kësaj teknologjie duke e zgjeruar praktikën edhe për kryerjen e pagesave nëpërmjet kartës së kreditit pa kontakt.

Shefi i Departamentit të Shpërndarjes së kompanisë Hannes Sjobland tregon se si funksionon gjithçka.

Ai lëviz një “smartphone” pak sipër dorës, në vendin ku i është futur çipi dhe informohet menjëherë për statusin e vaksinimit.

“Implantët janë një teknologji shumë fleksibël që mund të përdoret për shumë gjëra të ndryshme dhe për momentin është shumë e përshtatshme që të keni gjithmonë të aksesueshme certifikatën e vaksinimit kundër COVID”, tha kompania në një deklaratë.

Shumë ambiente, restorante, bare, salla koncertesh dhe muze në shumë vende të botës kërkojnë që vizitorët të tregojnë certifikatën e vaksinimit për të hyrë në ndërtesë.

Kompania thotë se ajo thjesht dëshiron ta bëjë prezantimin e këtij informacioni sa më të lehtë.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
    • o ar këtë gjë suedezët e kanë filluar para 20 vjetësh!!
      o kokrra e injorantit një gjë e tillë ka kohë që përdoret!
      o hajdar,nuk është e njëjtë me atë që thotë gomar cako,ose ti,në realitet!!
      ti çipin e ke me vete tërë ditën,celulari tënd të lë të përgjohesh,por askush nu të përgjon ty o merhum!!ju digjen kompiuterat nga gomarllëqet që dëgjojnë kur flet ti!!

      • Kurve e madhe je ti. E pra cipi ne celular eshte fillimi se do vihet edhe nen lekure sic e kane thene qe ne vitet 40-50 shefat. Sa leke merre ti censura per punen qe ben ketu?

  • Ketu tek ne i perdosin per qente. Ne rast se humbet, ky çip skanohet dhe te ndihmon te gjesh adresen dhe pronarin.

    • pal
      “Ketu tek ne” e ke për malësinë e madhe??
      sepse normal çipat përdoren çdo ditë duke filluar nga kartat e kreditit,letërnjoftimet,pasaportat e kështu me radhë!!
      qentë meqënëse nuk kanë të njëjtin nivel si njerzit,pra nuk kanë as xhepa e çanta,çipi i vendoset nën lëkurë!!
      ka njerëz që për të mos pasur merakun e harresës së dokumentave o kartave të kreditit,bëjnë një hap përpara!e vendosin nën lëkurë dhe me anë të tij bëjnë gjithë veprimet që nevojiten!!
      ka gati 20 vjet që po përdoret dhe suedia ka qënë e para që e ka vënë në përdorim!!
      çipat e parë kanë qënë pak si të mëdhenj,gati sa dy kokrra misri,sot janë zvogluar shumë!!

      • o gari, se qeke shum i lexum ti, i ditke fi e per pe te gjitha…
        kushdo mund te fuse nen lekure jo cip, po edhe dildo pecikllasi. Ideja eshte qe kjo gje te jete derivat i vaskines, meqe ajo e detyrueshme duhet edhe cipi me detyrim. Kaq. Se ca bejne robt individualisht as me kercet fare. Anticensura e ketij timit!!!!

  • E ka parashikuar Bibla e Shenjte rreth 2000 vjet me pare. Gjynah qe qelloi brezi jone ta kaloje kete sfide perballe se keqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *