Homazh për një familje më dhjetë atdhetarë, shtatë veteranë

J L

Nga Sevo Tarifa

 

Përulem në gjunjë me nderim para kësaj famijeje atdhetare, fisnike, e nderuar, bazë e LANÇ: me prindër dinjitozë, me shtatë veteranë, shatatë djem dhe një vajzë, ndarë nga jeta kohë pas kohe. Pushuan dhjetë zemra. U shua një familje e tërë! Janë shpirtëra të “pavdekshëm” të njerëzve të vdekur: i pari babai, i fundit djali i shtatë. I kam njohur në dekada. I kujton dhe i nderon gjithë fshatlindja dhe më gjerë. Janë të paharruar.

Familje atdhetare
dyfeku dhe byreku.

I përfytyroj pjesëtarët e saj të gjallë: atdhedashës, në punë, me energi, në miqësi, gjithnjë grushtlartë! Por nuk e kam lehtë të hedh në letër figurën e tyre të ndritur. Më mbulojnë emocionet. Më dridhet dura. Pena s’lëshon bojë. Më lagen qepallat. Më sheh babai i shtëpisë 105 vjeçari Vasil Puci, që po jepte shpirt. Dhe sytë i lotojnë. Zemra i pikon gjak.  Më duket sikur na “shikon” edhe i gjashti djalë, dëshmori Jorgji Puci e na jep forcë nga forca e tij, guxim nga guximi i tij, buzëqeshje nga buzëqeshja e tij dhe duke dalë nga nëndheu  na thotë: “Burrat nuk qajnë”! Befasohemi! Dhe i përgjigjemi:  “Lule Jorgji Puci, që re për Shqipëri, për ne je i gjallë, të kemi në sy”! Dhe pena ngjyhet në gjakun e tij të kulluar.

Para syve na dalin pamje të shtëpisë. Shohim, dëgjojmë, shënojmë. Por fjalët mos na i vini re, se nuk derdhen si predhat e mitralozit që shkrepte dora e fuqishme e djalit dëshmor 18 vjeÇar Jorgji trimit, veÇse sigurojmë që janë fjalë zemre! Shtëpi që ndrit nga njerëz lule. E madhe, e respektuar, nga “Mashkullora e ÇerÇizit”. Në rrënjë të Malit të Gjerë. E njohur në krahinën e Kardhiqit, të Kurveleshit e më tej. Familje e virtytshme. Me kryevirtytin atdhedashuri.

E para shtëpi në lagje me tri dhoma, njëra për miq, me dritare e “Taraba”. E rrethuar me ovovo prej guri të bardhë, me dy porta në hyrje e në dalje.  Me dy oborrë shtruar me plaka guri, të bardhë e të zi. Me një kopsht me “tavan” hardhie rrushi “Razaki”, që tërhiqnin aq shumë edhe zogj “harabelë”.Zgjeruar në fshat me katër banesa dhe një në fushë me bostan ku punonin të gjithë si bletë. Shtëpi dyerhapur, që fton kurdoherë “mië se erdhët”. Shtëpi “e shqiptarit,e mikut dhe e shteggtarit.  Me aromë trëndafiash dhe erë baruti.

Kryefamiljari jetëgjatë
bari e bujk në mal e fshat!

Vasil Puci, që thirrej shkurt Ciko Puci, Jetoi 105, vjeç. Deri sa jetoi, e mbajti familjen në unitet. Me pjesëtarë që s’janë grindur kurrë. Vëllazëri model. Me kryefamiljar të palodhurin baba. Me tituj Nderi “Patriot i Vjetër”, “ Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ” Njeri i punës me cilësi, gjithnjë llërëpërveshur, kryebari dhe bujk, organizator i aftë dhe i urtë i shtatë djemve në punë bujqësore e blegtorale. Me autoriet të fituar përmes shembullit pozitiv të tij, me mirësi, me shpirtbardhësi. Baba që plumbit s’i bënte dredha, punëve të vështira u vënte gjoksin e vet.  Të lehtat ua lënte djemve. Fizikisht me shëndet të mirë. Trupfortë. Burrë zakoni. I veshur me të leshta dimër e behar. Në pleqëri me mustaqe deri te veshët. Kalitur gurëve të malit. Hipte e zbriste si djalosh. Fryma nuk i zihej. Mendja nuk i merrej. Një ditë mori në krahë një mushqerë që kishte thyer këmbën dhe u ngjit asaj të përpjete nga fusha- në fshat për ta Çuar në grazhdin e shtëpisë së tij që këmba t’i shërohej! Të bëje toka me të “ta bluante dorën”. Edhe në pleqëri të thellë ruante nga tiparet shjpirtërore e fizike të viteve të rinisë. Fyyrëqeshur. Dashamirës, bujar, i dashur e i respektuar.

Në vitin 1915 emigroi në Argjentnë si shumë  shatarë të tjerë, por punoi e qëndroi pak e u kthye. Fjalët e para që tha ishin: “S’ka si Adheu tonë, bukë e hi e në shëpi”! E ndër të tjera tegoi një episod, që flet për imoralitet të një vendi të huaj dhe moralin shqiptar. “Një grup shqiptarësh punonin bashkë. Aty dhe një Italian, që më ftoi dhe mua. Ky shtroi një drekë. Ishte i gëzuar se kishte një sebep: gruaja i lindi djalë. Njëri e pyeti: Po si e lindi, ti je këtu?! Xha Cikoja e kuptoi se e ka me një tjetër dhe u ngrit e iku”! Përfitoi aq sa duhej nga përvoja e atjeshme, sidomos në lëmin e bujqësisë e të blegtorisë. U bë mjeshtër i dalluar në këta sektorë. Iu fut punës për mirëqenien ekonomike të familjes. Dhe u pasurua.  Aq sa organizata bazë dritëshkurtër e partisë në fshat e propozoi të shpallet kulak! Por Komiteti i Partisë nuk e miratoi. Ai nuk mund të quhej kulak, se politikisht ishte nga “ajkka” e fshatIt, atdhetar i vendosur, moralo-politikisht i pastër. Mbi të gjitha trim i rrallë.

Trim me pushtues të huaj,
hajdutë e ballistë.

Në Luftën e Vlorës me një grup bashkëshatarësh shkoi për të luftuar kundër italianëve pushtues. U bashkuan me Çetën e Zhulatit. E thotë kënga: “Ju Zhulatë e Mashkullorë, i zgjodhët djemtë me dorë, dhe i nisët për në Vlorë, me Italinë të lutojnë”. Më 1914, vëllai i  Vasilit, Nashoja, i veshur me kostum kombëtar, mblodhi gratë e vajzat myslimanëve në shtëpinë  Musin Haskës për të mbrojtur nderin e tyre. E vranë grekët. Ai la pas një vajzë të vogël, Feron, të cilën e mori motra e Vasilit, Sotira për ta rritur. Pas disa vjetësh vajza shkoi nuse në Kakoz, e martuar me Nase Çonin.

Në regjimin e Zogut, një ditë shkuan në fshat xhandarët për të mbledhur armët e popullit. Thirrën kryeplakun, Sotir Qirko (Atëherë fshati kishte dy kryepleq, një për mëhallën e ortodoksve dhe një për atë myslimane), të cilit filluan t’i bënin presioine pë çarmatimin e fshatit. Vasili i doli në mbrojtje guximshëm dhe u ndesh me xhandarët. E morën me forcë dhe e lidhën tek Rrapi në qendër të fshatit. Këtu e rrahën keq dhe e kërcënonin, i kërkonin të tregonte se ku i kanë armët fshatarët dhe vetë Vasili. Disa orë tortura, por ai nuk kallëzoi asgjë. Më në fund e lëshuan dhe i thanë: “Të rrahëm e të torturuam dhe ti s’na tregove as se ku i ke armët e tua, ndaj në qoftë se ke armë, mbaji, i ke hallall”. Dhe e lëshuan e u larguan.

Ndodhi një ditë që disa hajdutë morën lopët që ishin duke kullotur. Bariu i tyre Çavo Çabiri njoftoi xha Cikon. Ky mori kalin dhe vrap t’i kapte grabitsit. Pas tyre dhe një grup bashkëlagjes dhe sa iu afruan hajdutëve dhe sa panë Vasilin e disa fshataë me armë, lopët  l lëshuan dhe ikën me bisht ndër shalë! Po keshtu përsëri. Djal i  tij, Jorgji 13 vjeçar, kulloste lopët në vendin e quajtur Zhazhë,  njoftoi babain dhe shpejt disa fshatarë me armë, u larguan dhe lopët i lane në vend. Në tetor 1941, Daver Myrtaj i kërkoi xha Cikos që lopët e disa familjeve myslimane t’i bashkojnë me të tij se “po na i sosin gekët”. Ai jo vetëm ishte dakord, por kapi tre ushtarë, u prlesh me ta, u mori një dhi, e kapi nga brirët njri prej tyre,, tërhiq ky e tërhiq greku, të cilit i mbeti briri në duar! Dhija ishte e Emro Ahmetaj, i cili atë ditë Çoi dhëntë në Delvinë dhe kosheret me bletë në ruatjë të nënë Savos…!

Qershor 1944. Xha Cikoja shkon në tufën e tij të dhënëve në Çajup. Këtu ishte dhe një grup ballistësh, që donin t’i merrnn tufën. Ballist Alemi i dreton pushkën. Vasli i thotë: “Hiqe atë armë se unë të bëj trutë purth”! Në brez kishte revolen “nagant” dhe në dorë maliherin. Ballistët ikën nga frika. Ishin “trima para deles e dele para trimit”!

E kush nuk e njihte Vasil Pucin në Kurvelesh? Ai ishte mik me shumë banorë të këtyre fshatrave. Në bregun sundues “Gjomardhe”, vend kyç afës xhadesë në fund të fshatit, kishte bërë një konak, dhe ai dilte aty dhe kthente e strehonte kalimtarë në kohë të keqe me shi. Ishte tepër human, ndihmonte sidomos të varfërit.   Ecte gjithnjë  në të përpjeta! Bënte një jetë të rreguillt. Kurrë nuk pint cigar, në shembullin e tij nuk e pinë as djemtë e nipat e familjes!                                                                                                                                                                                                                Kur u nda nga jeta në moshën 105 vjeçare, zbriti nga mali një grua plakë golëmase dhe e qau me ligje, të krijuara aty për aty, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjthëve që kishin shkuar në familje për ngushëllim. Ndër të tjera me vargje ajo thoshte: “Erdha dhe unë që nga larg/ që për ty me lot të qaj./ Që nga Golëmi u nisa/ nuk të njihja, as të dija,/ vetëm pak kisha dëgjuar,/ se ishe burrë i nderuar./ Erdha që andej nga mali,/ se ke bërë atë farë djali,/ shtatë djem dhe një çupë/ si babai gjithë në punë/ ti rrojte sa deshe vetë/ tani ike nga kjo jetë/ ike pa u bërë pishman/ luftove dhe me dushmann/ si me turkun dhe me grekun/ te koka mbaje dufekun/ Djali tënd më parë u nda/ dëshmor lufte si trim ra/ le nga pas plot të tjerë/ mba lart kokën, s’je i mjerë…”

Elegjia vazhdon edhe me vargje të tjerë!  Plaka golëmase fliste dhe qante, ndërsa të gjitha gratë që ishin rreth arkivolit me trupin e Vasilit, dëgjonin me çudi dhe shikonin njëra-tjetrën. U bëri shumë përshtypje ajo grua e moshuar që udhëtoi aq gjatë në këmbë dhe ngushëlloi në familje. Kur ajo recitonte eleginë e sipërme, burri i  mbesës së xha Cikos, Leonorës së mirë, mësuesi Janaq Bleco që ndodhej aty, mbajti shënime vargjet.

Shtatë vëllezër të mirë,
si gurë xhevahirë!

Shtatë vëllezër, sa një skuadër sulmuese!  Me këmbë në tokë për nënën, Shqipërinë . “Ja vdekje ja liri”!  Si partizanët në vijë të parë. Me  xha Cikon në krye, shtëpia ndriste si me yje. Edhe pse po plakej, s’donte t’ia dinte, githnjë në punë, me shark dhe gunë.  Si nuk lodhej ky njeri, kurdohetë me shpirt të ri. Me të gjithë dorën në qafë, fjalëmirë zemërbehar. Me maliherin nën shark, se malit nuk i dihet, ka ujqër dhe hajdutë, që natën dalin, ditën fshihen. S’kish njeri që të mos e njihte, xha Cikon kryebari, fliste vetë puna e tij, natën e bënte ditë, ah, të kish në dorë një elektik. Ishte mësues edhe nxënës, sidomos me shokë vendës. Më parë blente, pastaj shiste, oh, sa i ditur e modest ishte!  Me regjim në jetë, qe burrë model njëqnd e pesë vjet! Sana në shtëpi rrinte, detyra të tjera kryente. Bashkë me Mandon, nënë e vajzë.

Notja, më i madhi djalë dhe më  forti fizikisht, sidomos pasi kreu dhe ushrinë, i buzëqeshur e fjalëmirë, për punë gdhihej që pa gdhirë, përherë i palodhur, edhe pse afër lëmit, i pa Çlodhur. Rekord për dru me vandaqe, atij mali lart në faqe. Preferonte drurin “frashër”, se mbante gjatë zarr në vatyër.  Një herë iu këput litari dhe vandaku  u rrokullis  në  përrua, i shpëtoi atij nga duartë. Iu desh një javë që drutë t’i tërhiqte, drutë e rëndë me krahë mezi i hiqte, Leksua e di se ç’hiqte, zjarrin si ta ndizte?…

Duka kokulur drejt në punë, aq i mirë dhe i butë, me fëmijë sillej urtë, iu bë Stefani aq i mbarë, dinamik e birko djalë. Kur në punë ai shonte, në kotel do qëndronte, nga ujtë e tij do pinte, për fëmijët mezi priste, t’i takonte t’i përkëdhelte, në Humelicë rrallë shkonte, KiÇon rrallë e takonte. Me status veteani në xhep, që e ruante me aq kujdes.

Po Kania, ky bari i malit? Rrallë vinte poshtë në fshat, ishte bari që nuk ndihej, s’kish nevojë as të krihej, flokëdredhur për zili, i rrinin për bukuri. Kalonte malit si djalë, nëpër borë e nëpër shi, me dele e pak dhi. Prej tyre nuk ndahej dot, u kishte dalë për zot. I binte culës aq mirë, me këngë labe që në të gdhirë, e zgjonin sqepët nga gjumi, dita ecte si ujë lumi. Cula, kumborët dhe zilet, ishin muzika e tij. Kërrabën e mbante në dorë, dhe në rrip varur një lugë  “ÇobanÇe”, ulur aty në ndonjë shesh, me bukë e qumësht përshesh.

Thimjua ndryshonte, se ishte me kalem në dorë, sektetar këshilli përherë, mbyllur në një zyrë me derë. Priste njerëz me halle shumë, duke u thënë “u ndihmojë unë”. Dhe përpiqej si për vete, zgjidhej në mënyrë demokratike, herë-herë dhe me ndonjë gotë, ai rakinë nuk e pinte, por zakon në gojë sa e vinte. Bakshishe atëherë s’kishte, se nuk të linte njeri, qe vërtet demokraci. Si tip intelektuali ka ndikuar në formimin e trashëgimtrëve të vetë, dy nga të cilët janë të njohur vërtet, Zaho Vasili poet, Pëllumbi piktor, piktor me emër, Pëllumb dhe në jetë.

Margo partizani u lirua, rifilloi në bujqësi punën dhe aty shtroi gunën. Bujk i dalluar u u bë, dhe një ditë  një Çudi i ndodhi: Ishte në arë duke punuar me qe dhe një një njeri i shkoi atje. Iu afrua dhe e pyet për rendiment, mësoi nga ky bujk komptent. Dhe me shifrat që dëdjoi bujkun e përgëzoi dhe e uroi. Po Margoja nuk e njihte kush ishte. Kur e pa që hipi në veturë dhe pyeti aty një burrë. Mësoi se ishte Kryeministri Mehmet! Margoja ngriu në vend, por dhe gëzoi, u kënaq që e takoi. Takim i papritur…

Jorgji, për të flet lavdia, edhe historia. S’ka nvojë për  shumë fjalë, se i flet ylli në ballë. Është Ylli i shëpisë, që i përket gjithë Shqipërisë., Yll i Pashuar, Yll  Gjaku i pa harruar. E përfytyuroj ashtu si qe: partizan me yll të kuq, të kuqe kish dhe zemrën. Me atë trup të kalitur, të pa thyer. Fizkisht i fortë. Mundej me shokë dhe  i rrëzonte, fitonte. Vetëm Andoni e mundi një herë!  Jorgji,trim mbi trima! I pashëm. I qeshur. I shhkathët, duarfuqishëm. Këmbë me hap ushari. Me sy që i lëshonin xixa. Mendjendritur. Shok të ngushtë kish mitralozin. E shkepte pa mbyllur sytë. E zberdhente dhe e mbërthente shpejt. Me ato duar flori. Me atë gojë lule. Me atë buzëqeshje të mëndafshtë. Me atë zemër të madhe, në katër dhomëzat e së cilës ishin: Atdheu, Populli, fshatlindja, familja. Mitraloz i këndonte në duar “labÇe-vendçe”, si i thoshte  mitralieri mitrolozi ashtu bënte: korrte, grinte, dërmonte thërmonte, vriste, paloste, zhdukte armiq pushtues, tadhtarë, spiunë e  kolaboracionistë të shitur. Shqipëria e tiranisë u bë Shipëria e lirisë. Jorgji 18 vjeçar oficer.   Iu dha automatik. I dukej me peshë të lehtë, si të ishte revole. U mbajt në ushtri oficer i karrierës. Kuadër i gatshëm, i disiplinuar dhe shembullor. Gëzoi ditët e para të lirisë.. Dhe u dërgua me shërbim  në Tropojë, komandant i postës kufiarte,  në kalasnë e Dodës. Por në këtë kala do të ishte fundi i jetës së tij. Një ditë provokatorët jugosllavë vranë dy kufitarë shqiptarë. Jorgji u indinjua, u revoltua, i hipi gjaku në kokë. Mori automatikun dhe zuri pozicion. Vrau 7 ushtarë titistë. Jugosllavët hapën zjarr dhe e vranë me flakëhedhëse. Arkivolin me trupin e tij e sollën bashkëluftëtarët me makinë ushtarake dhe u përcoll me nderime në varrezat e dëshmorëve.

Zotua më i vogli djalë, adoleshent që donte të shkonte ushtar, por moshën nuk e kishte. Mbushi dekadën e nëntë të jetës, me titullin “veteran”, në kohë lufte një muaj shërbim në Himarë, bashkë me Emro Ahmetaj, morrën dy barrë me armë, me dy kuaj ngarkuaar, përmes gjermanëve kaluan. Kur  ata u kthyen nga kjo detyrë ilegale, fshati ishte ndezur, flakë. “Poshtë armiqë,- thanë. Pas lufte në shtëpi të re, atje poshtë në xhade, dhe këtu u ngul, këtej nuk u shkul. Këtu mbylli sytë, dhe s’u duk më. Familja u shua, po nuk u harrua, mbeti si model, e mbylli jetën me nder!

***

Do të doja të vazhdoja dhe me të tjerë, por jan shumë e s’ mban më vendi. Por të gjihë janë njëri më i mirë se tjetri. Do të ishte mirë, që dhjetra djem e vajza të kësaj familjeje luftarake, të bëjnë kërkesë për  të qenë “pasardhës veerani” e të jenë  si zogj shqiponjash.  Të dhjetë njerëzit e kësaj familjeje me shtatë djem të shkolluar me fillore që u shuan, janë sot 114 pasues të tyre, nga të cilët 23 me arsim të lartë e 91 me arsim të mesëm. Të gjithë vazhdues besnikë të paraardhësve të tyre atdhetarë! Të tillë ishin dhe janë mashkullulloritë. Duke vizituar këtë fshat në mitingun e madh popullor, Enver Hoxha tha: “Nga fshati juaj kanë dalë njerëz të luftës për çlirim dhe të luftës së ndërtimit të socializmit, që punojnë kudo…”.

Share This Article
1 Comment
  • Me kryeveteranin Sevo Tarifa JEMI !

    I nderuari kryeveteran,te lumte ajo pene,
    Kujtime e nje jete,sot prag nje shekulli sjelle,
    Sjelle PENA YTE ;partizan e oreve te para,
    *Ditet NJEMIJE me pasuesit.bij e bija te denje !

    Sa festuar Vitin e ri 2022 me kryefjale -ATDHENE!
    Ti-Nje jete;mendei e zemer Naimjano-Migjeniane!
    Me fjelet e vepren Tuaj,VITET pas 90tes-TRINITRINE*;
    Brezat atdhetare,UDHERREFYESE;do ti KENE!
    Une*Pasuesi veteran*me 100 pasues ne Toronto;
    Te pershendesim;me BETIMIN BERE:
    *I biem BOTES ane e mbane, Po jo dhe Jo;
    NUK e HAROJME VATANE*!
    Amanet i te pareve TANE!*

    Nga Toronto 85 vjecari * Gur Naimit D.*(zedhenes)

    ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *