Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Evropë, shpall sot linjën e re nga Tirana në Nisë të Francës. Ky është një itinerar sezonal, vetëm në verë, dhe fluturimet e para do të nisin në mars 2022. Biletat janë tashmë të disponueshme në internet në wizzair.com dhe nëpërmjet aplikacionit në celular, nga 19,99 EUR *.
Nisa është një nga destinacionet më të njohura të pushimeve në Rivierën Franceze, dhe duhet të jetë në listën e dëshirave të çdo udhëtari që viziton bregun juglindor të Francës.
Linja e re do t’i shtohet shërbimeve ekzistuese të operuara tashmë nga Aeroporti Nënë Tereza i Tiranës, dhe do të përforcojë angazhimin e linjës ajrore, për t’u ofruar pasagjerëve shqiptarë fluturime në destinacione të ndryshme.
90% e ekuipazhit të Wizz Air janë të vaksinuar, ose testohen rregullisht me shpenzimet e tyre – përveç, nëse janë shëruar së fundmi nga COVID-19. Kërkesa mbështet angazhimin e linjës ajrore për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e pasagjerëve dhe punonjësve të saj. Linja ajrore mund të konfirmojë se shkalla e tyre e vaksinimit e tejkalon normën mesatare të vaksinimit në shumicën e tregjeve të saj.
Filtrat HEPA të të gjithë avionëve Wizz Air tashmë filtrojnë 99,97% të viruseve dhe baktereve që mbart ajri, protokollet e Wizz Air mbështesin udhëzimet e distancës fizike, sigurojnë një mjedis ultra të pastër në bord dhe reduktojnë çdo ndërveprim njerëzor dhe kontakt fizik jo thelbësor, kështu që pasagjerët e WIZZ, të mund të ndihen qetë, se po udhëtojnë të sigurt drejt destinacionit të tyre.
Duke qenë se kufizimet e udhëtimit mund të ndryshojnë, Wizz Air këshillon pasagjerët të kontrollojnë rregulloret e udhëtimit përpara fillimit të udhëtimit të tyre. Harta e planifikimit të udhëtimit WIZZ, i ndihmon pasagjerët të kontrollojnë kufizimet aktuale të udhëtimit brenda rrjetit të Wizz Air. Faqja e koduar me ngjyra, është optimizuar tashmë për përdorim celular dhe paraqet një hartë gjithëpërfshirëse të destinacioneve të mundshme ku udhëtarët mund të shkojnë, lidhjet përkatëse me faqet e internetit të qeverisë, faqet e udhëtimeve, si dhe çdo formular që duhet të plotësohet përpara nisjes.
Për më shumë qetësi, Wizz Air rekomandon që pasagjerët të shtojnë WIZZ Flex në rezervimin e tyre, për një garanci shtesë. Duke vepruar kështu, pasagjerët mund të zgjedhin të udhëtojnë në një datë tjetër, ose në një destinacion tjetër, si dhe të kenë mundësinë të anulojnë fluturimin e tyre deri në 3 orë para nisjes, pa asnjë gjobë, si dhe të marrin 100% të tarifës origjinale, të rimbursuar menjëherë në kredit fluturimesh.
Paulina Gosk, Menaxhere e Komunikimit në Wizz Air, tha: “Ne jemi të kënaqur të njoftojmë zgjerimin e rrjetit tonë të rrugëve nga Tirana në Nisë. Me shërbimet e reja Wizz Air po ofron edhe më shumë diversitet sa i përket destinacioneve për udhëtarët shqiptarë. Të gjithë mund të përfitojnë tarifa jashtëzakonisht të ulëta dhe udhëtim të sigurt në bordin e avionëve tanë modernë.”
FLUTURIMI I RI WIZZ AIR NGA TIRANA
| ROUTE | DAYS | START DATE | LOWEST PRICES | |
| FLIGHTS | ||||
| Tirana – Nice | Tuesday, Saturday | 28 March 2022 | 19.99 EUR | |
Rreth Wizz Air
Wizz Air, linja ajrore evropiane me kosto të ulët me rritjen më të shpejtë, operon një flotë prej 145 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të përkushtuar të aviacionit ofron shërbime superiore dhe tarifa shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar prej 10,2 milionë pasagjerësh në vitin financiar që përfundon më 31 mars 2021. Wizz Air është i listuar në Bursën e Londrës nën shenjën WIZZ. Kompania u emërua kohët e fundit një nga dhjetë linjat ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com, e vetmja agjenci e vlerësimit të sigurisë dhe produkteve në botë, dhe linja ajrore e vitit 2020 nga ATW, nderimi më i lakmuar që një linjë ajrore ose individ mund të marrë, dhe një kompani e qëndrueshme në industrinë ajrore në vitin 2021 nga World Finance Magazine.
* Çmimi me një drejtim, duke përfshirë tarifën e administrimit. Përfshihet një çantë dore (maksimumi: 40x30x20cm). Çanta e karrocave dhe çdo pjesë e bagazhit të kontrolluar i nënshtrohen tarifave shtesë. Çmimi vlen vetëm për rezervimet e bëra në wizzair.com dhe aplikacionin celular WIZZ. Numri i vendeve me çmimet e treguara është i kufizuar.

Po me Greqine perse nuk vepron wiz-air, ne kohen kur me Athinen e aeroportet e tjera greke ka shume interes per urdhetime.