Abuzimi me tenderin e kanalit vaditës, SPAK mbyll hetimet për Fatos Tushen

J L

SPAK ka mbyllur hetimet për Fatos Tushen dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Lushnje, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Tashmë, me mbylljen e hetimeve dosja do të dërgohet në gjyq dhe të arrestuarit do të dalin në seancë. Aty do të vendoset dhe dënimi për ta.

Sipas SPAK, Fatos Tushe dhe shtetasi Flamur Peqini me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkëpunim edhe me zyrtarë e persona të tjerë kanë favorizuar kompaninë “Euro Alb shpk” me administrator shtetasin Bujar Murati në prokurimin për rehabilitimin e kanalit ujitës të fshatit Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë, me fond 28.5 milionë lekë.

Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata më datë 11 nëntor 2020, ndërkohë që përfitimin dhe punimet në fakt i ka kryer biznesmeni Ibrahim Lami i “Loti SHPK”, i cili është lidhje e ngushtë e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe Flamur Peqini.

Në masën e sigurisë “Arrest në burg”

Fatos Tushe – kryetari i Bashkisë së Lushnjes

Flamur Peqini – drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike

Ibrahim Lami – administrator i “Loti SHPK”

Bujar Murati – administrator i “Euro alb shpk”

Gazment Çela – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Bektash Nexha – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Blerta Turku – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Xhemal Hasko – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Margarita Gjermeni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Andri Nusho – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Ani Simoni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

 

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Po per shetotoren ne Durres qe brenda 3 vjeteve pothuajse u renua fare.Nuk e di kush ka qene projektusi o arkitekti qe e ka bere ata planimetri duke perdorur DRU 10 metra nga uji i detit duke ditur qe kripa te ha te gjalle dhe betonin e jo me derrasat e pa stazhionuara e te pa perpunuara qe u vendosen aty.Pa bere bariera ne uje me skalione sic beri Enveri me bunkeret pasi vetem keshtu mund te zvogelojme demet afatgjata e jo ta leme shetitoren ne meshire te dallgeve te detit.Per mua te filloje nje hetim dhe per keta persona qe kane abuzuar me fondet publike,pavaresisht ngjyres politike qe kane ose mund te kete pasi shetitorja eshte e te gjitheve dhe jo e partise.te folloje hetimi duke i rrasur brenda e jo te jene te lire si puna e Llalles qe shetit ne Rome tani dhe keta ketu rrahin uje ne hava kote.nga burgu te kerkojne pafajsine e tyre,vetm keshtu ata e ndiejne qe kane gabuar e duhet te paguajne si dhe vetem nje avokat jane lek qe i ikin nga xhepi.

  • Nga pamja e jashtme duket që është peshk i madh dhe ambasadorja Kim ti dërgoj ish ambasadorit Lu që më në fund ka rën në rrjetën e SPAK një goxha peshk i madh se katër vjet rresht atij i ngeli goja peshku i madh këtej peshku i madh andej.

    SPAK të mos harroj në akuzë edhe atë bidonin me naftë që i dha dikujt kryetari Tushe që është një krim shumë i rënd sidomos tani që është ngritur çmimi i naftës në botë.

    Ambasadori Soreka të njoftoj urgjentisht nusen BE që të hap negociatat se dhëndrri Edi Rama po lufton krimin në qarqet e larta qeveritare , të verë në dukje edhe atë që do dënohet edhe për një bidon naftë që të binden plotësisht që krimi po mer goditje vdekjeprurse nga shoku Rama dhe e meriton të futet i tëri dhëndërr brënda ngjitur pas Maqedonis në gjirin e nuses BE e jo të pres si Godoja i shkreti përndryshe

    po nuk pranoj me atë kokë që ka ai do ta rrëmbej nusen BE dhe do ta fus në Open Ballkan dhe do ta filloj nga Italia, Greqia dhe Hungaria dhe thuhet që po vjen rrotull dhe Gjermania që po joshet të hyj në Open Ballkan sepse

    ka ca probleme në dogana me qumshtin e freskët që importon nga Akdemia e barinjëve të Shqipërisë.

    A ka verifikuar SPAK pasuritë që ka kryetari Tushe dhe a justifikohen me rrogën që mer?

    A ka dijeni SPAK që ka shpërthyer një bumje në zyrën e kryetarit Tushe dhe shoku Rama do ngelesh pa luftuar krimin se në Lushnje e ka një çik të lehtë se kryetarët nuk janë si lebrit nga Vlora që janë problematik dhe nuk vihen në udhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *