Rrjedhja e të dhënave për 637 mijë shqiptarë, prokuroria sekuestron serverët e AKSHI-t

Ornela

Prokuroria ka sekuestruar serverët e AKSHI-t, Institutit të Sigurimeve Shëndetësore dhe ato të Drejtorisë së Tatimeve.

Grupi hetimor është dërguar për të kryer veprime në këto institucione pas skandalit të djeshëm të publikimit të listës së pagave për 637 mijë qytetarë shqiptarë.

Krahas listës së pagave të muajit janar të këtij viti, ditën e sotme është thelluar skandali pasi ka dalë në qarkullim edhe një databazë tjetër me 60 mijë emra më shumë me pagat e muajit prill.

Veç kartës së identitetit, pagës dhe të dhënave të tjera në këtë “file” të publikuar janë edhe numrat e telefonit të qytetarëve.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Shqiptaret te ruhen nga nje fatkeqsi natyrore por me keto dokrra kemi 30,Te vjet vijen e ikin kush esht denuar dhe themi po ngrihen cemimet pa tjeter keto lek si dozvendesohen .

  • E di prokuroria qe excel i prillit eshte database i patronazhisteve? Faqja e dyte e excel ndan cdo ngjashmeri me ate te patronazhisteve, qe nga fakti qe aty eshte lista e Tiranes. Kush e nxorri excelin? Kush i mori te dhenat sensitive dhe i beri publike?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *